Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, Perëndimi dhe Putini!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHBA, Perëndimi dhe Putini!
AnalizaLajmi i funditopinion

SHBA, Perëndimi dhe Putini!

Published: March 25, 2025
Shpërndaje

NGA DR. JORGJI KOTE

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Rikthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë ka tronditur fort politikën e brendshme, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare; duke thyer pothuajse të gjitha parimet, tabutë, rregullat dhe protokollet tradicionale të lidershipit amerikan. Në një ese të tij më 24 Mars, filozofi dhe sociologu  i shquar gjerman Jϋrgen Habermas e thotë troç se “ Perëndimi që kemi njohur ka perënduar bashkë me Pax Americana” Ndërsa autori amerikan “best seller” James Kirchick  thotë se historianët do ta përshkruajnë  presidencën e dytë Trump si  ndryshim epokal po aq të madh gjeopolitik sa shembja e Murit të Berlinit dhe 11 Shtatori 2001!

Për pasojë,  me të drejtë dhe kudo në politikën, opinionin publik dhe mediatik kudo ka shumë konfuzion, paqartësi, dhe teza të gabuara  që vijnë nga nguti dhe mosthellimit  në  realitetet gjeopolitike të periudhave mbas Luftës së II Botërore.

Ja pse,  në analizat e tanishme ka rëndësi të madhe  njohja më e mirë sidomos  e të kaluarës 80 vjeçare të rendit të sotëm ndërkombëtar, roli dhe përgjegjësia  historike e SHBA-ve, BE-së dhe fuqive të  tjera të mëdha perendimore dhe Rusisë së sotme. Me avantazhin e përvojës diplomatike në metropole të rëndësishme Euro-Atlantike, po ndalem konkretisht në momentet kryesore të kësaj retrospektive.

Aleanca Perendimore u krijua dhe konsolidua gjatë Luftës së II Botërore kryesisht mbi bazën e vlerave, parimeve por dhe interesave madhore gjeopolitike, e cila kulmoi me fitoren e madhe të koalicionit anti-fashist më 8 Maj 1945. Dihet se SHBA-të muarën vullnetarisht përsipër udhëheqësinë e botës së re të lirë dhe demokratike; kjo ndikoi në një rritje të pashembullt ekonomike, zbulime të mëdha shkencore, në rritjen e mirëqenies dhe begatisë ekonomike, lulëzimin e paqes dhe demokracisë liberale. SHBA-të u konfirmuan si një komb i jashtëzakonshëm me një politikë dhe diplomaci që deri tani është karakterizuar nga etika dhe idealizmi, të  shoqëruara dhe në shumë raste të mbizotëruara nga Realpolitika.  U realizua porosia e Thomas Jeffersonit  që “ SHBA-të të jenë shpresa  më e mirë në botë”  dhe “ far ndriçues mbi kodrinë” siç u shpreh Regani në fjalën e vet të lamtumirës presidenciale.

Me këtë frymë, duke nxjerrë mësime nga pësimet e mëparshme tragjike, me nismën dhe mbështetjen e SHBA-ve u krijua një rend i ri ndërkombëtar, duke bërë ndryshimin madhor historik nga e drejta e forcës në  forcën e të drejtës ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomacinë shumëpalëshe për zgjidhjen  paqësore të krizave/konflikteve të dhunëshme. Këtij qëllimi madhor i shërbeu krijimi i OKB-së, Bankës Botërore, FMN-së, OBT-së, OBSH, UNESCO-s dhe organizatave të tjera të rëndësishme rajonale.

Ndërkohë, duke ushtruar rolin e tij të ri udhëheqës të Perëndimit,  SHBA-të u bënë pa hezitim  garantë për Europën e gjymtuar dhe shkatërruar nga Lufta e II Botërore, duke filluar me Planin e famshëm “Marshall” të ndihmave ekonomike /financiare në vitin 1947. Falë tij, vendet europiane perendimore jo vetëm u ringritën, por ato u modernizuan dhe u kthyen në modele dhe kampione të demokracisë liberale,  paqes dhe sigurisë në Europë,  vitrinë vlerash përballë “ gulagut” sovjetik dhe totalitarizmit të kuq në Europën Qendrore dhe Lindore.

Më tej, për mbrojtjen dhe sigurimin e tyre në vitin 1949 u krijua NATO,  Aleanca më e madhe  politiko-ushtarake në botë, e kryesuar natyrisht nga SHBA-të, e cila si atëhere dhe tani vazhdon të jetë mburojë e pathyeshme e Euro-Atlantizmit. Natyrisht kostoja financiare për SHBA-të ishte kolosale, mirëpo objektivi madhor i lartpërmendur justifikonte çdo lloj çmimi. Këtu tingëllojnë aktuale fjalët mitike të Presidentit Eisenhower “ ne mund të jemi vendi më i pasur dhe më i fuqishëm në botë e megjithatë mund ta humbasim luftën, nëse nuk ndihmojmë fqinjët tanë në botë, nëse nuk mbrojmë lirinë e tyre dhe nuk nxisim përparimin e  tyre social dhe ekonomik”. Më vonë, mishërim i këtij realiteti dhe solidariteti historik u fjala e Presidentit Kenedi më 26 Qershor 1963 në mitingun madhështor në Berlinin Perendimor të cilën ai e  mbylli me pohimin lapidar “ Unë jam Berlinez” !

Ndërkohë, megjithë vërejtjet dhe kritikat, dhe Europa nuk ka ndenjur duarkryq, por ka ndërmarrë shumë hapa institucionalë, duke u ndarë nga e kaluara e saj tragjike dhe luftënxitëse. Ajo e filloi këtë proces historik  duke bashkuar dhe vendosur nën kontroll “ tri lëndët e para” të dy luftrave të përgjakshme – qymyrin&çelikun dhe atomin në Komunitetet përkatëse që u krijuan përkatësisht më 23 Korrik 1952 dhe më 1 Janar 1958.  Më tej, në përgjigje të thirjes historike të Shumanit të 9 Majit 1950,  6 shtete europiane krijuan Komunitetin Ekonomik Europian, i cili hyri në veprim më 1 janar 1958. Ishin tre vende  të vogla dhe tre të mëdha, tre humbëse dhe tre fituese të Luftës, mesazh kuptimplotë ky se kjo bashkësi e re ekonomike do të kthehej, siç dhe ka ndodhur deri tani në një projekt, program dhe bashkim të madh të paqes,  begatisë dhe demokracisë liberale.

Me qindra botime akademike, politike dhe vetë përvoja 57 vjeçare tregon se  BE-ja nuk u krijua nga Amerika dhe as nuk synonte “ta shtrydhte  dhe shfrytëzonte atë”! Përkundrazi, KEE-ja e atëhershme ( në vitin 1992 u quajt BE) ishte sfidë  serioze dhe alternativë fituese perendimore edhe ndaj Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke ( KNERI) të drejtuar nga ish BS-ja. Në fakt, kjo ishte dëshira e përbashkët e të gjithë europianoperendimorve, por dhe e SHBA-ve dhe me nxitjen e saj për të krijuar bashkë me disa vende të tjera të zhvilluara demokratike një aleancë ekonomike dhe paqësoree, e cila, veç të tjerash, i bëri ballë me guxim dhe vision sfidave  madhore të Luftës së Ftohtë.

Dihet tashmë historia e suksesit e kësaj Aleance deri në ribashkimin gjerman dhe europian, natyrisht si në një familje të madhe, me uljet dhe ngritjet e veta. Padiskutim që pa forcën dhe mbështetjen e pakufishme morale, demokratike, politike, ekonomike dhe ushtarake amerikane asnjë nga arritjet madhore europiane nuk do të kishte qenë e mundur. Por dhe SHBA-të, duke mbrojtur dhe mbështetur BE-në që bashkë me NATO-n erdhi duke u zgjeruar nga 6 në 27 vende anëtare mbrojtën vlerat dhe interesat e tyre themelore të paqes, sigurisë dhe begatisë ekonomike në Europë dhe kudo.

Kjo histori suksesi vijoi dhe në 35 vitet e fundit, me bashkëpunim, kontributin dhe pjesëmarrjen e njohur amerikane dhe europiane në Irak, Afganistan, Libi, në solidaritetin dhe  luftën kundër terrorizmit, sidomos mbas 11 Shtatorit 2001, migracionit të paligjshëm, krizave dhe konflikteve të shumta politike dhe financiare, etj. Ndikimi dhe efektet pozitive amerikane dhe europiane kanë qenë të pranishme dhe në  Ballkanin Perendimor, falë nismave dhe proceseve të njohura si Marrëveshja për paqe në Bosnie, mbështetja politike dhe ekonomike mbas falimentimit të skemave piramidale në Shqipëri, pavarësimi i Kosovës,  zgjerimi I BE-së drejt Ballkanit, Pakti i Stabilitetit,  Procesi i Berlinit, Pakti i Rritjes Ekonomike, mbështetja për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, etj.

Në të gjitha këto procese, SHBA-të,  BE-ja dhe aleatët e tjerë perendimorë përherë bashkë kanë fituar dhe bashkë kanë përballuar problemet dhe deficitet e veta. Kështu, përmendet Marrëveshja europiane e dështuar e Minskut e vitit 2015, por të mos harrojmë se e para që u shkel dhunshëm nga Rusia ishte ajo që amerikanët bënë në Budapest për dorëzimin e armëve bërthamore të Kievit më 1994, gabimin e të cilës e ka pranuar dhe vetë ish Presidenti Bill Clinton.

Duke iu rikthyer aspektit të mbrojtjes, le ta themi se përpjekjet europiane  nuk kanë munguar, madje ato janë rritur vazhdimisht qysh gjatë Luftës së Ftohtë.

Këtu  në shumë raste lihet mbas dore fakti historik i lartpërmendur se meqenëse sigurinë e  BE-së e kishte në mirëbesim absolut NATO, ku janë dhe të gjitha vendet e BE-së, plus Turqia, Britania dhe Kanadaja, nuk kishte  kuptim politik, ushtarak dhe ekonomik që BE-ja të bënte “ gara armatimi” e të krijonte ushtri paralele. Ky nuk do të ishte mesazhi i duhur as për aleatët amerikanë. Dhe në fakt, mbas viteve 2000, amerikanët nuk  e pritën mirë këtë ide të shprehur atëhere dhe kjo ishte fare e natyrshme. Psrse duhej paragjykuar kjo çështje dhe ca më tepër solidariteti i padiskutueshëm amerikan kur nuk kishte asnjë shenjë dhe shqetësim të tillë?

Pra, pavarësisht nga kritikat dhe qortimet e drejta që bëhen për ritmet dhe masat europiane në fushën e mbrojtjes,  nuk mund të thuhet se  “ Europa ka fjetur”

Ca më tepër kur kujtojmë sfidat dhe telashet e shumta të brendshme dhe gjeopolitike të BE-së në 20 vitet e fundit. Krahas zgjerimit me 10 vende ish – lindore dhe shumë kandidatëve, BE-ja është ndeshur dhe ka kapërcyer me sakrifica të mëdha financiare krizën financiare  në dekadën e parë të viteve 2000; pastaj u ndesh me terrorizmin brutal, mbas vitit 2015 e në vazhdim me migrimin e pashembullt, si pasdojë e të cilit muarën hov dhe forcat e ekstremit të djathtë.

Për të vijuar me pasojat e mëdha të COVID – 19, kur BE-ja u detyrua të miratojë mes shumë vështirësish shifrën rekord prej 750 miliard Euro, etj.

Mirëpo, të kërkojë atëhere kapërcime të tilla epokale si ato që po bëhen sot në fushën e mbrojtjes kur ishte vënë në pikpyetje mbijetesa e njerëzve dhe kur u shfaq solidariteti ndërmjet shumë vendeve kryesore, përfshirë dhe vetë Rusinë këtë kthesë atëhere nuk do e pranonte as politika dhe as opinioni publik perendimor.

Derisa erdhi 24 Shkurti  2022, kur megjithë demarshet e shumta diplomatike të nivelit më të lartë, Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, duke shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjet e Minskut ku firmëtare ishte dhe vetë Moska.

Ndaj dhe në këto tre vitet e fundit BE-ja ka nisur një ndryshim epokal në këtë fushë. Kështu, vitin e kaluar BE-ja shpenzoi 326 miliard Euro, gati 2 herë me shumë se një vit më parë, më shumë se Rusia. Pikën kulmore e arriti gjatë këtij muaji kur ajo miratoi buxhetin më të madh në historinë e saj me 800 miliard Euro plus masa dhe reforma të tjera jetike në fushën e mbrojtjes; po ashtu,  Gjermania ndryshoi Kushtetutën, me qëllim që  Bundestagu të miratotne më 17 Mars  Fondin Special prej 500 miliard Euro, me synimin që të kthehet në një fuqi të madhe ushtarake dhe kështu me radhë. Për rrjedhojë, pritet që në pak vite BE-ja të riverë në punë industrinë e saj të mbrojtjes me gjigandët e vet, duke u kthyer kësisoj dhe në një Bashkim të Madh Mbrojtës në kontinent dhe më gjerë.

Më në fund, BE-ja ka nxjerrë mësimet e duhura nga gabimi fatal gjeopolitik me zbatimin e “diplomacisë qetësuese/zbutëse ndaj Rusisë  në 15 vitet e fundit. Të nisur nga mendimi i drejtë në parim por naiv në praktikë se duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me të, Moska nuk do të kishte më interes për ndonjë sulm dhe agresion ndërsa Europa do të përfitonte nga  dividenti i paqes”, si rrjedhojë e tarifave të ulta të gazit dhe energjisë ruse. Çuditërisht kjo politikë u tepërua më shumë dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014,  duke e bërë Europën praktikisht të varur në mbi 60 për qind të importeve të naftës dhe gazit nga Rusia; kjo e fundit  e shfrytëzoi naivitetin europian për t’u përgatitur për luftë, për ringritjen e ish Perandorisë ruse, objektivi i saj më madhor.

Por më e keqja është se këto pësime tragjike tani po i anashkalojnë  SHBA-të,  duke iu rikthyer diplomacisë qetësuese, duke trumpetuar me të madhe paqen dhe  leverdinë ekonomike dhe mineralet e rralla si garanci sigurimi nga Rusia, etj.

Ndërkohë, “ diplomacinë e forcës” dhe të imponimit të shumë trumpetuar ajo po e përdor ndaj aleatëve perendimorë, Kanadasë, Gjermanisë, Danimarkës, BE-së,  Ukrainës. Duke synuar një paqe të çuditshme në Ukrainë, me shumë JO-ra të këqia: JO në NATO, JO me garanci sigurie, JO në kufijtë 2014, JO trupa tokësore europiane dhe me JO të tjera. Çka në fakt do të ishte siç e pohojnë dhe ekspertët më të mirë  paqe e padrejtë, e diktuar, një kapitullim dhe pushtim i ri për Ukrainën, motivim i madh për Rusinë për të vijuar më tej me objektivat agresive gjeopolitike.

Natyrisht që si Europa dhe SHBA-të kanë gabuar në disa raste të njohura ose kanë mosmarëveshje në aspekte të ndryshme. Mirëpo korrigjimi dhe përmirësimi i situatës mes aleatëve nuk bëhet me zhurmë dhe bujë në publik, as në rrjetet sociale, me gjuhë të drunjtë, “ majë më majë” me  ulimatume dhe kërcënime,  ca më pak  nga pozita e forcës, por me dialog dhe konsultime diplomatike në forumet e larta me traditë brenda Aleancës Perendimore dhe me respekt të ndërsjellë.

Mirëpo, me shumë keqardhje po konstatohet se  SHBA-të  po e çmontojnë rendin 80 vjeçar ndërkombëtar, duke hyjnizuar interesat e duke injoruar vlerat dhe parimet themelore, të cilat e kanë mbajtur gjallë dhe fitimtare Perëndimin, tanimë   në favor të sundimit të botës nga  3 – 4 “më të fortët”, siç u bë deri në vitin 1945.

Në këto kushte,   aleanca perendimore do të vijojë sipas parimit “ o Mete për vehte » dhe «  Njeri kundër tjetrit» Tani mesa duket do të fillojë periudha e krijimit të aleancave te reja, të përkohshme dhe të pjesshme, sipas tematikave të caktuara. Një mision dhe proces shumë më i vështirë se ai deritanishmi ku gjithsesi BE-ja ka shumë përvojë dhe kapacitete të gjithanshme. Ajo ka ka shumë mundësi dhe aleatë të mundshëm, duke filluar nga Londra dhe me Turqinë, dy vende me ushtri të fuqishme, me Kanadanë,  e cila konsiderohet “si vendi më europian ndër vendet jo europiane” dhe me vende të tjera të largëta, duke filluar nga India.

Së fundi, në gjithë këtë rebus të ngatërruar gjeopolitik, padyshim që e fituara e madhe është Rusia dhe Presidenti Putin. Ndryshimi i kursit amerikan duke u kthyer siç pohon dhe Putini në “ kolegë dhe partnerë” me superlativat e njohura të Administratës së tanishme amerikane ndaj tij i ngjajnë një dhurate të rënë   nga qielli për politikat dhe synimet neoimperialiste ruse. Pavarësisht nga premtimet dhe sigurimet në letër, mbas nënshtrimit të Ukrainës, oreksi rus do të vijojë të shtohet, duke u bërë kërcënim serioz për Europën, por më vonë dhe për vetë SHBA-të. Këtë e pohoi  publikisht këto ditë  ish Presidenti Medvedev  se “ Europën e kemi në menunë e ushqimit” ( lexo gjeopolitike). Ndaj me të drejtë Europa do të bëjë çmos që viti 2030, kur qarqet e sigurisë dhe vetë Komisioni Europian ka  konfirmuar se Rusia do të sulmojë një nga vendet e saj,  ta gjejë të përgatitur ushtarakisht për t’i dalë Zot vehtes, nëse do të ndodhë që SHBA-të ta lenë “ në atë baltë” çka natyrisht askush në Europën demokratike dhe te ne nuk e dëshiron.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • amerikanino says:
    March 25, 2025 at 10:17 am

    SHBA, Perendimi dhe Putini me pikecuditese pas e mendova se me ne fund u bo i gjalle dhe fort i fantaksuri me ”rrezikun rus” cifuti Januz Bugajski. Por jo, u zhgenjeva se paskesh qene Jorgua i Kotes!
    Di gje gazeta Dita ndonje haber per ate bashkepunetorin e saj te famshem Januz Bugajski qe ka humbur si sepata pa bisht, rron a nuk rron me se ka nga zgjedhja e Donald Trump si President ne fillim te nentorit qe ka prere goje e hedhur ne ilegalitet.

    Reply
  • Remo says:
    March 25, 2025 at 12:48 pm

    Amerikanino, Bugajski kishte
    ngaterruar Kurskun me Mosken,
    si te t’a them, kekun me
    birekun. Direkt e ne thela i shkreti
    Bujgska,
    pale, kishte bere gati thiken dhe
    pirunin, gati per te shkeputur ndonje
    llomke te mire per Polsken e tij nga
    Ukraina ,pse jo, kur te behej deti kos,
    edhe ndonje cope te Rusise, pas
    “shperberjes” se saj. Gjerat nuk shkuan
    ashtu, Bajgen, e shkriu shiu dhe i
    humbem gjurmet. Shaba jone, dhiplomati
    i shquar, qe keto gjera i kish kuptuar,
    nuk i kaperdiu dot, ndaj i ra damllaja ne
    koke dhe iku ne p.s.

    Reply
  • Zgalem says:
    March 27, 2025 at 2:45 pm

    Jorgji Kote e ka vertetuar veten si diplomati me kopetetnt i kesaj kohe te trazuar . Ne se do te njohesh realisht boten , drejtoju Z. Kote . Zgalem

    Reply
  • demo says:
    March 31, 2025 at 4:06 am

    Shaban Murati nuk mesoi Evropen dhe Ameriken si te veprojne ne Ukraine.Nuk dha Prognoza per Ukrainen,ti Remo.
    Shaban Murati mesoi Qeverite e Shqiprise dhe Kosoven si te veprojne ne rrethanat e rrezikut serbo grek ndaj Kosoves dhe Shqiprise.Shaban Murati nuk ishte I miri Botes,i keqi Votres,.Nuk ishte planetar,.Ishte shqiptar.
    Kapacitete te tilla si Edi Rama,Janush Bugaski,Jorgji Kote,Jane planetare,bile edhe extraplanetare,.Keta mesojne edhe Universin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?