Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërcënimi i prokurorëve, reagojnë SHBA dhe Bashkimi Europian: Të shqetësuar për zyrtarët e zbatimit të ligjit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kërcënimi i prokurorëve, reagojnë SHBA dhe Bashkimi Europian: Të shqetësuar për zyrtarët e zbatimit të ligjit
KronikeKryesore

Kërcënimi i prokurorëve, reagojnë SHBA dhe Bashkimi Europian: Të shqetësuar për zyrtarët e zbatimit të ligjit

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë reaguar për rastin e dy prokuroreve të cilat kanë marrë kërcënime nga grupi i Leart Haxhiut.

SHBA dhe BE shprehen të shqetësuara për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve gjyqësore në vend. Ndërkombëtarët theksojnë se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje që ta kryejnë detyrën e tyre pa frikën e kërcënimeve.

“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”, shkruan Ambasada amerikane, Tiranë.

- Publicitet -

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve gjyqësore që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe të mbajnë përgjegjës autorët. BE mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dhe dënon çdo formë të sjelljes kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për të forcuar sundimin e ligjit“, shkruan Delegacioni e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Kujtojmë se pas zbardhjes së dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit, u zbulua se banda e Laert Haxhiut kishte planifikuar vrasjen e dy prokuroreve dhe një avokati.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i caktoi mbrojtje prokurores së SPAK, Doloreza Musabelli dhe prokurores së shkarkuar të Lushnjës, Merita Selimi.

Mbrojta ndaj prokurores Musabelli dhe Selimit, që ende e ka statusin e magjistrates, erdhi pas rrëfimit të Tafanit.

Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj dhe përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.

Prokurorja Selimi hetoi Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave: Koreja e Veriut dyshohet pas grabitjes prej 6.3 miliardë dollarësh
  • Ndahet nga jeta diplomati i njohur, ish-deputet i PS-së
  • Mbyllja e hetimeve për dosjen “Balluku”, SPAK merr të pandehur edhe 5 biznesmenë
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës
  • Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur mbahen

Komentet e Fundit

  1. Xen Bolja on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  2. xhaxhi moderatori on Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  3. Anonymous on “Mos i kurseni!”
  4. Hasani on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  5. Vezhguese on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?