Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA, thirrje kryeministrit hungarez: Shkëputu nga Rusia tani!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > SHBA, thirrje kryeministrit hungarez: Shkëputu nga Rusia tani!
BoteKryesore

SHBA, thirrje kryeministrit hungarez: Shkëputu nga Rusia tani!

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Ambasadori i SHBA-së në Hungari u shpreh se kryeministri Viktor Orban ndodhet në udhëkryq dhe se “ka ardhur koha” që ai të largohet nga Rusia dhe të forcojë marrëdhëniet e vendit me aleatët perëndimorë.

Kritika, jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë për një ambasador të SHBA-së për politikën ndërkombëtare të një partneri të NATO-s shton presionin në rritje ndaj Orbanit për t’i dhënë fund përpjekjes së tij prej më shumë se një dekadë për të forcuar lidhjet me Rusinë.

“Hungaria ka arritur një moment të rëndësishëm për përcaktimin e rrugës qe do ndjekë”, tha David Pressman në një deklaratë.

- Publicitet -

“Ndërsa Rusia ka nisur një lufte te pajustifikueshme ndaj vendit fqinj, ka ardhur koha për marrëdhënie më të forta midis Hungarisë dhe aleatëve e partnerëve të saj transatlantikë”,tha Pressman.

Orban, i cili që nga viti 2010 ndjek një “demokraci joliberale” të modeluar sipas stilit të qeverisjes së Putinit, ka qenë një gjemb në këmbë për partnerët e Hungarisë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Orban ka kritikuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ka refuzuar dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev dhe ka zvarritur përpjekjet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes.

Administratës së tij i është ndërprerë pjesa më e madhe e financimit të BE-së për shkak të shqetësimeve rreth korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Komentet e Pressman – pas takimeve në Uashington në fillim të kësaj jave me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken – përshkallëzojnë një përplasje mes SHBA-së dhe Hungarisë.

Udhëheqësi hungarez dhe ministrat e tij, si dhe disa media hungareze tw sponsorizuara nga shteti, sulmojnë rregullisht SHBA-në për ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë.

Gjatë takimeve të tij në Uashington, Pressman tha se ai diskutoi “retorikën unike anti-amerikane nga zyrtarë të lartë hungarezë dhe retorikën e përhapur anti-amerikane në mediat e kontrolluara nga Qeveria e Hungarisë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Atentati në Tiranë, identifikohet viktima 46-vjeçar, kalimtarët e pandehën aksident
  • Zgjodhi forcën përballë reflektimit
  • Bumerangu i Arrogancës
  • Atentat në Tiranë: Qëllohet një makinë në ecje tek “Komuna e Parisit”, vritet një person
  • Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike

Komentet e Fundit

  1. qesh mire kush qesh i fundit on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  2. Otto on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  3. Taras on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese
  4. ¿? on Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  5. 1thundrak on VIDEO: Bëhen grusht në tokë për të mos i çarë presioni i ujit, policët ndërhyjnë fizikisht mbi vajzat protestuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?