Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA vendos sanksione ndaj kompanive të lidhura me agresionin në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA vendos sanksione ndaj kompanive të lidhura me agresionin në Ukrainë
AktualitetBote

SHBA vendos sanksione ndaj kompanive të lidhura me agresionin në Ukrainë

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara kanë vëndosur sanksione kundër zyrtarëve dhe bizneseve të lidhura me agresionin rus në Ukrainë. Sanksionet e së mërkurës kanë vënë në objektiv një tregtar armësh, djalin e tij dhe një grup kompanishë në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme lidhur me përpjekjet për të furnizuar me armë Moskën në luftën e saj gati njëvjeçare.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër tregtarit rus të armëve Igor Zimenkov, djalit të tij Jonatan-it dhe kompanive të lidhura me “rrjetin Zimenkov” në Singapor, Qipro, Bullgari dhe Izrael, mes disa vendeve të tjera.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur palë të treta, për anashkalimin e sanksioneve amerikane, tregojnë se sanksionet e kanë bërë shumë më të vështirë dhe më të kushtueshme për industrinë ushtarake ruse që të furnizojnë makinerinë ushtarake të Putinit”, tha Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

- Publicitet -

Departamenti i Thesarit vuri sanksione ndaj 22 individëve dhe organizatave, për të cilët tha se ishtin të lidhura me rrjetin për menjanimin e sanksioneve me qëllim mbështetjen e makinerisë ushtarake ruse.

Departamenti i Thesarit tha se gjatë vitit të kaluar u vunë sanksione ndaj më shumë se 100 individëve dhe subjekteve të angazhuara në aktivitete për menjanimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe kontrollit të eksporteve ndaj Rusisë.

Masa bllokon çdo llogari që posedojnë subjektet në Shtetet e Bashkuara dhe i ndalon ato të bëjnë biznes me amerikanë apo në Shtetet e Bashkuara.

“Vënia në shënjestër e ndërmjetësve është një prej hapave të shumtë që Departamenti i Thesarit dhe partnerët e koalicionit kanë ndërmarrë dhe vazhdojnë të marrin, për të shtrenguar zbatimin e sanksioneve kundër sektorit të mbrojtjes ruse”, tha zoti Adeyemo.

Më shumë armë rrisin tensionet, thotë Rusia

Rusia tha të mërkurën se furnizimi i Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi nuk do të frenojnë forcat ruse, por do të rrisë tensionet dhe do të përshkallëzojnë konfliktin.

Komentet nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov erdhën mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një raund të ri ndihmash për Ukrainën që do të përfshinte raketa me rreze më të gjatë veprimi për të ndihmuar forcat ukrainase përballë agresionit rus.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se, sipas dy zyrtarëve amerikanë me dijeni për këtë çështje, një armë e quajtur bomba me diametër të vogël e lëshuar nga toka me një rreze veprimi prej 150 kilometrash ishte pjesë e paketës që pritet të njoftohet këtë javë.

Gjithashtu pjesë e paketës pritet të jenë antitank “Javelin”, sisteme kundër dronëve dhe artilerisë, automjete të blinduara, pajisje komunikimi dhe pajisje mjekësore të mjaftueshme për mbarëvajtjen e tre spitaleve në terren.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, shkroi të mërkurën në rrjetin Twitter se çdo fazë e luftës kërkon armë të caktuara. Ai tha se tashmë ka një koalicion partnerësh që po ndihmojnë Ukrainën me tanke dhe trajnimin për përdorimin e tyre dhe se ka “bisedime për raketa me rreze më të gjatë veprimi dhe furnizimin me avionë luftarakë”. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?