Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Shembet një pjesë e aksit të rrugës së sapondërtuar Korçë-Ersekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VIDEO: Shembet një pjesë e aksit të rrugës së sapondërtuar Korçë-Ersekë
EkonomiLajmi i fundit

VIDEO: Shembet një pjesë e aksit të rrugës së sapondërtuar Korçë-Ersekë

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritet të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por ndërsa të gjitha afatet janë shkelur, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por në një segment të tij të sapo ndërtuar, ka pësuar shembje masive duke e bërë atë të pakalueshëm.

Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Video e publikuar nga qytetarët e Ersekës:

 

- Publicitet -

“Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rruga dytësore Korçë–Ersekë ka marrëmiliona euro nga buxheti i shtetit.

Kosto ka shkuar 60 milionë euro për një rrugë të kategorisë C, një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013.

Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

Pas disa vitesh zvarritje kompania nuk i realizoi dot punimet dhe në 2017 u hap një tjetër tender prej 4 milionë eurosh për punime shtesë që u fitua po nga A.N.K.

Edhe tenderi i 2020 për pjesën e parë të lotin 2 u fitua po nga A.N.K, kompani në pronësi të Agim Kolës vëllait të ish-deputetit socialist, Ndue Kola.

Kësaj radhe vetëm për 4 kilometra rrugë të gjerë maksimumi 8,5 metra u shpenzuan plot 20 milion euro.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • mali says:
    February 17, 2024 at 5:52 pm

    Mos I beni politike keto gjera.Keto jane te zakonshme ne ndertimet e rrugeve dhe tuneleve ne bote.Belinda Balluku ka gjynahet e saj me parate por jo qe shembet rruga e pa perfunduar. Gjynahet I kane inxhinieret e firmes.Firma te vere doren ne xhep per te rregullar shembjen pa para shtese nga Belinda. Kontrate eshte dorezim objekti me te gjitha parametrat normale.Ketu nuk hyn Belinda Balluku.

    Reply
  • mali says:
    February 17, 2024 at 6:16 pm

    Nuk ma mer mendja qe ministri I financave eshte I gatshem te mbushe nje cek bankes me emrin e Ballukut per kete rruge.Ne se behet kjo kemi korupsion

    Reply
  • capi says:
    February 17, 2024 at 6:26 pm

    Po pse cuditeni ju, ku na qendron gje ne kembe ne. E kemi filluar me kalane e Rozafes. Nderto diten e prish naten.

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2024 at 7:38 pm

    Ja perse eshte shembur,,se ka ksoj llafesh brenda;Loti i pare.faza e pare ,loti dyte,ministrja infrastruktures.infrastruktura.Po ta kishte emrin:Ministre Ndertimi,ndryshonte puna.Nuk do ishte shembur rruga. Cilesia e llafeve eshte shume me e avancuar se cilesia punimeve.

    Reply
  • capi says:
    February 17, 2024 at 8:35 pm

    Opo me kalane e Rozafes ja gjeten dermanin. Te bejne te njeten gje dhe me kete rrugen, ta ngulin ministren e infrastruktrures dhe tja lene ….. dhe cicat perjashta, se ndoshta qendron dhe rruga. Cfare them dhe une, ku ta ngulesh me perpara ate, dhe rruga e Arbrit thone qe eshte shembur disa here.

    Po me e forta kishte shkuar Ballukja para ca ditesh te ndiqte punimet ne rrugen Berat-Skrapar-Kelcyre (ne mos gaboj), dhe per cudi ne mes te rruges nje plep i thare. Ndoshta e kane lene aty per te parkuar gomerret, ose do e perfundojne dhe do kerkojne fonde shtese ta shkulin.

    Reply
  • mali says:
    February 17, 2024 at 8:51 pm

    Belinda e ka te prere bileten per te pakten 5 vjet kavalishense. 3 vjet I ka per vete dhe 2 vjet I ka per Ramen.Rames sipas llogaritjeve te SPAK -ut I bie vetem 6 muaj sepse llogaritet qeveria dhe kryebashkiaket e Tiranes dhe shqiperise te burgosen.

    Reply
  • Patriot says:
    February 17, 2024 at 10:33 pm

    Mali, Belinda me shoke nuk prasin nga banga ndonje ceke, por presin leket me canta te dashnoret e Ahmetaj dhe pastrueset qe ti shperndajne neper njerezit e partise. Besoje qe nuk eshte e veshtire per ta kuptuare pse nje grupe njerzish me pushtet perdornin te njejten pastruese mgjth dyshonin se ajo I vithte. Kishte aq shume dhe pa djerse sa nuk kishte mundesi ti numuronin.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 17, 2024 at 11:01 pm

    Ndofta studimi dhe projektimi i rruges nuk ka patur njohje te plote per terenin ku ajo ndertohej.

    Reply
  • capi says:
    February 18, 2024 at 3:46 am

    Z. Tashko, me sa kuptoj une nga kjo pune, gjeja e pare nga duhej te fillohej jane studimet gjeoteknike, gjeologjike, dhe gjeodezike. Nje inxhinjer i kesaj fushe do t’na i shpjegonte me mire.

    Ndoshta nuk jane bere studime fare, ose ato qe jane bere nuk jane marre parasysh dhe jane injoruar. Dhe ndodhin keto qe ndodhin. Njehere shembet nga poshte dhe njehere rrezohen guret ose rreshqet dheu nga siper.

    Qeveria qe eshte dhe financuesi, si te pa pergjegjeshme dhe te korruptuar qe jane, nuk i kontrollon punimet, perpara se te levroj leket. Dhe projekti fillon me 5 dhe perfundon me 50. Shto uje shto oriz dhe nuk qullosin asgje.

    Per vete poliqenet mbushin xhepat dhe kur nuhasin se u hapet ndonje dosje, mbathin opingat si tigri Ahmetaj. Sistemi drejtesis ben medemek sikur i ndjek e procedon.

    Dhe ne fund c’ndodh, i lene brezave te ardhshem: nje rruge qe ngjan me nje shteg dhie, dhe nje male me borxhe, me qe shumica financohet me credi.

    Reply
  • demo says:
    February 18, 2024 at 7:00 am

    Zonja ministre! Ndoshte te duhet pak experience per keto rruget dhe tunelet qe shemben pa u Inaguruar.
    Demo ka punuar punetor lopate ne hekurudhen fier-Ballsh,sektori ura Gjanices,,Traseja e Hekurudhes ngjishej me Tokmak dore,para se te hidhej dhey dhe cakulli,,.Perdor Tokmak per te ngjeshur dheun, zonja ministre!
    Kaq di,kaq po te them!

    Reply
  • Remo says:
    February 18, 2024 at 7:57 am

    S’ka ndodhur gje, keto jane te zakonshme ne ate vend koti, ai aks rrugor, ka tridhjet vjet qe eshte lene si ne mesjete, hajt varua, njerez te urte ata, s’ndihen fare. Shkon laraska Balluku dhe e rregullon problemin e PPP-ve, vetem Edvini te mos shqetesohet, merret me pune te medha ai, po meson Europen si te armatoset se vete eshte me breke ne gjunje, po ashtu, u jep leksione Amerikaneve ke dhe si duhet te zgjedhin, me nje fjale, jemi njerez me fat qe kemi nje lider te ketire permasave. Nuk na duhen rruget, 100 here t’i inagurojne, te rroje partia!

    Reply
  • Mali says:
    February 18, 2024 at 8:35 am

    Hajde cilesi, hajde,,,,,
    Tash eshte bere me kendu kengen: Moj Shqipni, thuj mbarova,

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 18, 2024 at 10:47 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Dy komike ka sot shqipnia
    nje ne Surel,nje ne ERSEKË
    ‘Shakaxhinj te perparimit…’
    qe i lane shqipot pa BREKË!

    Sikur nje dite te rilinde shteti
    te dy do te perfundojne ne LITRAR
    Qe 60 milion kane vjedhur
    per nje rruge qe te shpije ne VARR!

    Nuk thone keq per kolonjaret
    qe gallofin ndoqen deri majeQARRIT
    Tani qe edhe Qarrin e groposen
    do thuhet per nje kokerr miser-VARRIT!

    Dy shakaxhinjte e perparimit
    nje ne Bashki e tjetri ‘KRYEMINISTRI
    Po te rilinde shteti se drejtes
    do i bejne shoqeri Sales ne QELI!

    A ka ngel kolonjar sot pas tridhjet vjet
    te na spjegoje kete 60 milion çarje MALESH
    Ku i shpie mushka,e òfar do eksportohet
    per tu vetshlyer nga keta minj HALESH!?

    Po ‘hajdaret’ mender prokurore
    te Korçes,vend lindja e PE LESHIT
    Pse nuk arreston ne flagrance hajdutet
    apo jane ‘aksionere’ ne ‘tepsine’ e PËRSHESHIT!

    Dhe historia me barcaleta
    Perseritet per te mjeret KOLONJARË
    Kerkuan 30 vjet lesh ne Korçe
    e u kthyen duke ngrene KARË!

    Reply
  • !!? says:
    February 19, 2024 at 8:48 pm

    Të kenë kujdes shoferat pej Kolonje dhe pej Korçe se kjo shëmbje është paralajmërim për shëmbje të tjera, mbajeni mënt paralajmërimin tim. Kushedi sa veta kanë ngrën dardha, rrush e kumblla me këtë rrugë, natyrisht mbrapa kurrizit të kryeministrit se po ti hanë para tij hëëëëë…….ai nuk të fal, ai të godet. Ja pse rrugët e kryeministrit ton “ngelen rrugëve” ose shëmben pa u përuruar sepse maskarenjtë e paturpshëm dardhat atij ja hanë mbrapa kurrizit pa u ndjer, nuk ndihen fare dhe

    ai i shkreti është një çik naiv, i mefsht, qorr, shurdh dhe i trashë……., nuk mer vesh e nuk e kupton hiç, fare dhe asnjëherë këtë ngrënje non stop të dardhave…….nga kopshti i shqipëtarëve duke mos lën asnjë dardhë, asnjë të vetme për të ngrën shqipëtarët të cilëve u shkon kot mundi për ti prodhuar kur dardhat i hanë, mbasi ua xhvasin nga dora, horrat që qëndrojnë fshehur pas kryeministrit dhe

    shqipëtarëve s’u ngelet asgjë tjetër veçse të emigrojnë në ato vënde ku kryeministrat nuk janë “matufër” si qy i yni që ja hanë gjithmonë ministrat, ministreshat, drejtorë e drejtoresha….. të gjitha dardhat mbrapa krahëve, madje gjynah nuk len të poshtrit asnjë koqe dardhë ta shijoj kryeministri ynë naiv, dede, i padjallëzuar i shkreti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?