Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Kufiri shqiptaro-grek në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon është ai që ka qënë para datës 27 prill 2009
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SHËNIM: Kufiri shqiptaro-grek në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon është ai që ka qënë para datës 27 prill 2009
AnalizaKomunitetKryesore

SHËNIM: Kufiri shqiptaro-grek në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon është ai që ka qënë para datës 27 prill 2009

Published: December 20, 2022
Shpërndaje

 

Nga Ksenofon Krisafi

Botuar në DITA

- Publicitet -

Në platformën e MPJ përmendet një notë verbale e ambasadës greke në Tiranë, e datës 25 shkurt 2010, në të cilën ajo thotë se do të zbatoje vetëm marrëveshjen e paqënë të prillit 2009.

Ky fakt i paditur për publikun, që ka formën e një presioni të hapur kërcënues, është përsëritur me gojën plot nga pothuajse të gjithë ministrat e jashtëm të Greqisë, të këtyre tre  viteve të fundit. Ata janë shprehur se ne presin nga Shqipëria që të fillojë zbatimin e marrëveshjes dhe t’i dalë zot firmës që ka hedhur në të.

Në këto zhvillime, mendoj se është rasti që MPJ, ta tejkalonte disi politesën diplomatike dhe t’i deklaronte palës greke zyrtarisht, në formën e duhur legale, me qetësi dhe korrektësi, se për këtë çështje nuk ka asnjë marrëveshje.

Madje ajo duhet të kishte reaguar zyrtarisht edhe kur mbërriti njoftimi i parë se grekët kishin ndaluar peshkatarët shqiptarë të gjuanin peshk brenda ujërave shqiptare, nën pretendimin absurd se tashmë ato nuk ishin me shqiptare, por greke.

MPJ duhet të kishte reaguar edhe kur organet kompetente greke deklaruan zyrtarisht se kishin dhënë koncensionet e kërkimit të hidrokarbureve në zonat që përfshihen në ujërat që ata, nëpërmjet marrëveshjes së paqënë, i quajnë të tyre. Në këtë rast duheshin kërkuar shpjegime zyrtare se përse bëhej fjalë, cilat ishin koordinatat e sakta të zonës ku do të operohej dhe të shprehej dëshira që pala shqiptare të mbahej e informuar në vazhdimësi.

Së fundi, MPJ duhet t’ia kishte bërë të qartë palës greke se kufiri shqiptaro-grek në ujërat detare në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon është ai që ka qënë para datës 27 prill 2009, kur u nënshkrua marrëveshja e pavlefshme dhe nuk është zhvendosur as edhe një milimetër në brendësi të territorit shqiptar. Për pasojë, ajo duhet t’i kërkojë palës greke mirëkuptimin e duhur institucional që të heqë dorë nga deklarimet e pavlefshme juridike dhe aq më tepër të mos cenojë integritetin territorial të Shqipërisë në këtë zonë.

Duhet besuar se kjo është bërë. Por përsa kohë që situata vazhdon të jetë siç ka qënë dhe herë pas here prodhon episode që nuk iu shërbejnë marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, marrëveshja duhet të ripërsëritet.

Nuk duhet besuar se grekët mund ta përdorin këtë si shkak për të vendosur veton me qëllim që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat në BE, sikurse thuhet në një nga skenarët. Në krye të këtij shteti fqinj me të cilin Shqipëria ka ndërtuar marrëdhënie miqësore, duhet të ketë tashmë njerëz të iluminuar që duhet ta kenë kuptuar se nuk mund të ndërtosh marrëdhënie me fqinjët mbi bazën e mashtrimeve, hileve, kërcënimeve e presioneve dhe të pretendosh që prej tyre të presësh miqësi e bashkëpunim konstruktiv.

Edhe sikur të marrim rastin më ekstrem, që për shkak të kompozimit politik multikolor të mazhorancave qeverisëse në Greqi, të ketë elemente ekstremistë që mendojnë akoma me mentalitete arkaike të së kaluarës së dikurshme, qëndrimi ynë bazë do të duhet të mbështetet fuqimisht gjithmonë mbi parimet dhe normat themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të legjislacionit tonë kombëtar.

Çdo largim prej tij, çdo rrëshqitje drejt pazarllëqeve e kompromiseve të paprincipta është i kundërligjshëm dhe shumë i dëmshëm. Në historinë e vendit tonë ka jo pak precedentë të hidhur që kanë qënë rezultat i qëndrimeve të tilla.

Këto janë çështje të mëdha që kanë të bëjnë me interesa primordiale kombëtare që prekin territorin dhe që shtrihen gjatë në kohë, duke ndikuar në fatet dhe jetët e brezave të ardhshëm.

Si konkluzion mund të thuhet se pavarësisht skenarëve të përgatitur nga MPJ për restaurimin e situatës në rajonin detar kufitar me Greqinë, zgjidhjet që do të propozohen duhet të mbajnë parasysh se qëndrueshmëria e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësia shqiptaro- greke kërkojnë respektimin rigoroz të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë gjithë kompleksi i lidhjeve të shqiptarëve dhe të grekëve, dy popujve miq, nga më të lashtët e gadishullit dhe të kontinentit, do të çlirohet realisht dhe përfundimisht nga pengjet e një të kaluare toksike.

—-

Ky shënim është pjesë e një punimi të gjatë të profesor Krisafit mbi këtë temë botuar në DITA në 2012

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Antidiplomati says:
    December 20, 2022 at 10:19 pm

    Qe nuk jan dakort dy qeverite, e sheh edhe bufi po qe te prezantohen 3 bajraktaret sot ne menyre demostrative egzagt para vizites se Micos dmth mosdakortesia eshte shum e thelle !

    Reply
  • demo says:
    December 20, 2022 at 10:24 pm

    Nuk na duhet as BE as ligji luftes,as picka semes,.Shqiperia zyrtare neqs.nuk ka melci te mbroje territorin detar te para 2009 le te protestoje ne OKB,ne BE dhe organizma nderkombetare.Te evidentoje shkeljet e kufirit dhe ti dergoje ne Gjykaten Nderkombetare..
    Shkeljet e kufirit detar te percaktuar qe ne Firence 1925 te dergoje ne Hage,jo kufijte detare te Shqiprise.

    Reply
  • Tradhëtia me naivitet says:
    December 20, 2022 at 10:43 pm

    Ndërsa unë them se, kush lëshon kufijtë është naiv dhe jo vetëm tradhëtar, sepse do të vijë një kohë që këto gjëra do të sqarohen. Berisha ka thënë: pas meje u bëftë qameti! Jo more Berish, se pas teje do të « përdridhesh » edhe në varr!

    Reply
  • Andis says:
    December 21, 2022 at 1:31 am

    Si ka mundesi qe Greqia akoma kerkon tokat dhe ujrat shqiptare?

    Reply
  • Alban Dega says:
    December 21, 2022 at 1:43 am

    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN.

    – AQ ME PAK ME KRYELIGJIN E CDO SHTETI NE BOTE QE ESHTE KUSHTETUTA E TIJ.

    – CDO QENDRIM TJETER NGA KUSHDO QOFTE ESHTE DHUNIM I KUSHTETUTES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE TRADHETI KOMBETARE

    – FALEMINDERIT PROFESORI MENDJENDRITUR KSENOFON KRISAFI

    Reply
  • Emigranti says:
    December 21, 2022 at 3:56 am

    Gazeta Dita pse i keni hequr komentimet per artikujt e Shabe Muratit,ketij turkoshaku me volere nderkombetare,apo e pate çfare popullariteti ka te lexuesit.Te fala ShabesE

    Reply
  • Aldrin says:
    December 21, 2022 at 5:04 am

    Pse, lexues je ti shkerdhate e Dules?

    Reply
  • Neandertali i shpellave bizantine te mesjetes says:
    December 21, 2022 at 7:51 am

    Respekt Profesor por kemi te njejtet probleme qe kemi pasur ne shekuj …..e kemi te keqen brenda. Quaje cfare te duash, naivitet ,tradheti ,pa aftesi………po dhe ky shtet i qelbur, i quajtur Greqi !!!! , nje rrace muti i ngritur nga DNA jone , eshte personifikimi i letyres, te ultes, tradhetise ,thikes mbas shpine….mire une kam faj ,i tha ai , po hajduti nuk ka faj fare ???????

    Reply
  • Dudumi says:
    December 21, 2022 at 8:40 am

    Greqia eshte shtet shovinist. Jane nje sere shtetesh shoviniste te formuara me perkrahjen e shteteve te medha dhe Greqia eshte njera prej tyre. E ka doktrine te vjeter ceshtjen e zgjerimit drejt fqinjeve. E nisin me pretendimet territoriale, me pakicat greke e pastaj rregullojne kartat ne akordet nderkombetare gjersa nxjerrin dhembet per lufte. Duan ate pjese te detit se Ka gaz dhe po kerkojne ta marrin me arrogancen tipike te superfuqise.Enver Hoxha e dinte se nuk i mundet dotne rojtjetavernat e politikes evropiane, ndaj zgjodhi te shpenzoje ne mbrojtje duke i treguar dhembet grekut. Ky eshte mesimi i historise.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    December 21, 2022 at 9:02 am

    Flitet ne shkrimin e Ksenofon Kristafi, qe Ministria e Puneve te jashteme nuk ka reaguar ne lidhje me keto probleme jetike per vendin dhe popullin tone. Po kush jane dhe kane qene Ministrat e Puneve te Jashtme qe nuk kane bere punen e tyre? Ketu ka tradheti burra! Cili Institucion i vendit merret me tradhetine ndaj shtetit?

    Reply
  • Zgjohuni, tradhetaret ti flakim per zhelesh prej kater pushteteve. says:
    December 21, 2022 at 9:03 am

    Kurre s’ka pas shtet grek, te gjitha keto u bene per te percare e dobesuar Gadishullin Ilirik nga bastardet e politikave te dites.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    December 21, 2022 at 9:23 am

    Spak ta çoje Salioviçin ne burg edhe per marrveshjen e detit, Rama mos te bej pazare si aj qeni.

    Reply
  • 008 says:
    December 21, 2022 at 11:26 am

    Anglia Anglia Anglia, ndaj Greqia bën kakardhia !

    Reply
  • Rush says:
    December 21, 2022 at 5:46 pm

    Ne Vorio-Epirotet i lutemi Greqise meme qe te shtroje ne organizmat nderkombetare ceshtjen e bashkimit tone territorial deri ne lumin Shkumbin me memen tone te dashur Greqi.

    Me t’u bere ky bashkim kaq shume i deshiruar nga Vorio-Epirotet qe vuajne nen pushtimin shqiptar, duhet bere menjehere shkembimi i popullatave jo-greke me shtetin shqiptar pertej lumit Shkumbin.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    December 21, 2022 at 8:17 pm

    Po te drejtat e njeriut, po pronat e çameve te grabitura perse nuk u vune ne dukje nga Ministrja e jone ne bisedimet me ministrin Grek?

    Reply
  • Aldrin says:
    December 22, 2022 at 2:59 am

    Popole qiptari; ckoni merrmi nga nje dhjeravatireo greke, se na e hodhen dhiaret minorikaret. Ate beni. Mos beni ham.ham ne forum kot, se sjemi per gje. Ikni, merni dhjevatirjon, dhe lajini duart me Qiperine. Nuk ka me Shqipeti.
    Qiperi

    Reply
  • demo says:
    December 22, 2022 at 6:09 am

    Keq me vjen o Shaban Murati ,pse ke mbyllur Komentet.Poplli patriot i lexonte me dufmen e shpirtit,,cfare te keqe pate nga komentet,.?Nuk i lexojme me shkrimet e tua.
    Atij filozofit jo e jo.Une me mire lexoj Sevo Tarifen se e kam pasur shok te babait.

    Reply
  • vlonjati says:
    December 22, 2022 at 7:02 am

    Ti emigranti duhet te jesh ndonje nga ata qe paguhesh me 300 eurot nga Greqia prandaj dhe nuk te vjen mire se ç’shkruan Shaban Murati ose je ndonje grekofon si puna e Pirro Dhimes qe hani buken e Shqiperise dhe beni davane e grekut.

    Reply
  • Shqiptari says:
    December 22, 2022 at 9:35 am

    Ligji per tradhti komtare kunder interesave te kombit duhet te egzistoj dhe nuk duhet te jet me pak se 15 vjet deri ne burg perjet , egzistenca komtare mbi te gjitha nuk ka çmim ata persona qe punojn kunder interesit komtar duhet ta paguajn shtrenjt tradhtin komtare , nese nuk behet kjo tradhtaret ne kte vend dhe bastardet jan pa fund , njerezve si pirro dhimas duhet ti hiqet e drejta te shkelin ne token shqiptare jan bastardet e kti kombi , greku nuk le çamet te hyn ne greqi , ne pse duhet te lem bastardet si dimasi me dule e tule qe punojn kunder interesave komtare , ktyre i duhet treguar vendi , dhe shtetit grek duhet ti rrim perball dhemb per dhemb , kufiri detar esht ai qe ka qen , nuk duhet luajtur as milimetri nuk duam as europen as greqin e kush e ka ber ate para sovranitetit territorial te trasheguar prej 1000 brezash , prandaj tradhtia komtare kunder sovranitetit teritorial duhet te ket denim mundesisht deri denim kapital , askush nuk ka te drejt te tjetersoj kufijt komtar qoft president kryeminister apo bastard i llojit te neveriçem , shqiptaret duhet te jen sensibel me kte çeshtie .

    Reply
  • refugjati says:
    December 22, 2022 at 2:44 pm

    pirro dhima armiku me i madh qe. beri thirrjen popullit grek qe ti ndiqni te gjith shqiptaret qe jane ne greqi ky njeri dilte televizoreve dhe bente propagand se njerzit me te poshter ne bote jan shqiptaret pasi ne shqiperi ate dhe familjen e tij e kishin perbuzur e kishin torturuar dhe bente thirrje zhdukini shqipetaret. ky njeri sduhet te lejohet te hyj ne token shqipetare edhe edi rrama si nje tradhetar si ai po ben prapaganden greke ashtu si pirro dhima sot kur e pash ne krah te kryeministrit te shqiperis ngela me gojen hapur,,,,,,,,,,,keto qe po them kerkojini ne jutub dhe do ti gjeni te gjitha intervistat e tij ky qelbesir ka ber qe te vuajn shume emigrantet shqiptar ne greeqi. edi rrama je bastard tradhetar qe per interesat e tua shet edhe nenen tende turp sot ti i bere nje servilizem te madh grekut sot ti u bere dashnorja e micotaqit

    Reply
  • Vetetima says:
    December 22, 2022 at 4:55 pm

    Hiqni urgjentisht kete harte me kufijte e Zones Ekskluzive Ekonomike te Greqise,
    Eshte gabim katastrofal, kete pikerisht kerkon Greqia.

    Reply
  • Sulua says:
    December 23, 2022 at 8:49 pm

    Shko mor rrot kari!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?