Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: SHËNIM: Mëndjen tek Kosova apo vulëhumburit e PD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > SHËNIM: Mëndjen tek Kosova apo vulëhumburit e PD
KomunitetKryesore

SHËNIM: Mëndjen tek Kosova apo vulëhumburit e PD

Published 11 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 

 

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Po telendisemi ca si gjatë me vulën e PD ndërkohë që ka plot çështje të tjera urgjente e prioritare siç është Asocioni në Kosovë për të cilin duhet të shprehen njëzëri mbarë shteti, politika, media dhe opinioni publik shqiptar në rajon.

Demokratizimi i PD mbetet ogur i mirë demokratik por evolucioni në politikë bën të tijën dhe PD sot ka sfidën e madhe të ndarjes jo thjesht nga politikani non-grata por edhe trashëgimia e tij.

Bota nuk vjen rrotull PD

Mjerisht debati është katandisur tek vula dhe aspak reflektimi ndaj së shkuarës sepse të dyja grupimet janë bashkë kur flitet për të. Ndaj, nuk ka ende asnjë distancim nga rrënimi i bazës ekonomike në vitet 90, mohimi i 29 nëntorit dhe vlerave të luftës e punës, antikomunizmi bajat që maskon rehabilitimin e kolaboracionizmit, përçudnimi sistematik i votës, 21 janari, Gërdeci, piramidat, 97 etj pafund që e kanë tkurrur sot PD në nivele historike.

Sot përsiatja e PD për të adhur në pushtet tingëllon si përkufizimi i çmëndurisë në politikë. E ka humbur shumicën prej kohësh duke ia lënë PS pushtetin në derë ku i vetmi rrotacion i pritshëm mbetet ai mes rrymave brënda kampit rozë.

Por votuesi, e djathta moderne e marrë peng, demokracia, meritojnë më shumë dhe më shpejt. PD nuk mund të jetë më bunker politik i abuzimit elitar, ndryshe, herët a vonë, një tjetër do zërë vëndin e saj.

Por ndërsa tregu politik do të vet-rregullohet një ditë, rreziku i një Asocion arkaik në Kosovë do të vështirësonte shumë gjëra për të gjithë shqiptarët pakthim ndaj dhe asgjë nuk duhet të sfumojë atë.

 Asocioni që koha i nxorri bojën

Asocioni është shqetësim mbarëkombëtar. Nëse sot trazohet Kosova, nesër trazohemi të gjithë. Sot Kosova nuk ka nevojë për kritika e retorika që bëjnë orakullin ters duke qënë kaluar por për reflektim rreth gafës së viteve më parë dhe sugjerime e mbështetje, pavarësisht se kush ka pushtetin, për zgjidhje që përmbushin aspiratat kombëtare në rajon.

Problematike është sot se trysnia për Asocionin vjen si nga Serbia (lexo Rusia) ashtu edhe perëndimi. Si argument sillet marrëveshja e viteve më parë duke anashkaluar faktin se Kosova me Kushtetutë është model për trajtimin e pakicave dhe se rrethanat e kanë komplikuar më tej gjeopolitikën duke rrezikuar hapjen e kutisë së pandorës në rajon.

Ngulmimi perëndimor parimor tek morali e serioziteti i një dakortësie të dikurshme stonon sot me rrethanat në rajon. Koha nuk përmbushi pritshmëritë e dikurshme ndaj edhe edhe dakortësia e djeshme sot humb kuptim dhe një gafë e dytë vetëm përkeqëson të parën pakthim.

Ndërsa natyrshëm pritej që pas marrëveshjes së dikurshme mes saj dhe Kosovës, në Sërbi të reflektohej gjithnjë e më shumë ndaj së shkuarës, njihej realiteti në Kosovë, pranohej parimi reciprociteti për trajtimin e pakicave etj, ajo ende mban Kosovën në Kushtetutë, shpall solemnisht vija të kuqe, luan me dy porta me perëndimin etj, rrethana këto që kompromentojnë edhe synimet reale për Asocionin në Kosovë.

Për një Serbi demokratike që sinqerisht vlerëson integrimin në BE, Asocioni nuk duhet të ishte më fare në tryezë. Jo vetëm se Kosova me Kushtetutë diskriminon pozitivisht pakicat si rrallë kund por dhe se në BE të drejtat e pakicave rregullohen automatikisht.

Por ndërkohë Serbia akoma po bën viktimën në rajon, krijon tensione pas tensionesh në kufi, lobon fort për mosnjohjen e Kosovës etj duke vënë në pikpyetje edhe “moralin” e Asocionit në Kosovë.

Koha tregoi se ideja e Asocionit nuk ishte një shqetësim real i një shteti amë për pakicat jashtë tij por një “litar” përjashta për të mbajtur peng Kosovën dhe rajonin tek e shkuara. Ndryshe nga pritshmëritë e dikurshme, Asocioni sot nuk është garantues por zhbërës i qëndrueshmërisë afatgjatë në rajon me pasojë edhe tek gjeopolitika perëndimore në të.

Reciprocitet e referendum

Joshja perëndimore ndaj Sërbisë nuk duhet të vijojë pafund. Serbia ka patur historikisht gjithnjë në “ekip” Rusinë e Kinën dhe nuk ka pse perëndimi të duket sikur po rreshtohet me ta përballë një Kosove të vetmuar matanë.

Kosova nuk luan me dy porta dhe meriton më shumë. Shqipëria, shteti dhe politika, e para duhet të rreshtohet haptazi e pa komplekse krahas saj sepse një Asocion arkaik dëmton Shqipërinë e mbarë kombin shqiptar si faktori më properëndimor në rajon dhe perëndimi do t’a mirëkuptonte këtë shqetësim.

Mungesa e qëndrueshmërisë në rajon ka zanafillën tek 1913 e padrejtësisë historike ndaj kombit shqiptar. Mëvetësia e Kosovës ishte një korrigjim i parë por një Asocion arkaik do të ishte një prapaktheu gjeopolitik që mund të trazojë e krijojë hamëndjesira tek opinioni publik shqiptar. Paqja nuk çimentohet duke nxitur interesat shovene shekullore në rajon por duke theksuar vlerat e perëndimit dhe përshpejtuar integrimin në BE.

E nëse Asocioni mbetet në tryezë, sa kohë për Sërbinë reciprociteti mbetet “tabu”, i tillë duhet të mbetet edhe ai. Përkeqësimi i rrethanave gjeopolitike me luftën në Ukrainë dhe rreziku i një “perdeje” të re të hekurt në Europë, bën të domosdoshëm edhe rishikimin e idesë së Asocionit dhe plotësimit të tij me kushtet e garancitë rreth tij (T&C).

Përveçse bazuar në reciprocitet, proçesi e marrëveshja duhet të jenë kushtetuese. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet të kënaqë fqinjin që në Kushtetutë ka ende Kosovën si pjesë të saj. Nëse ndryshohet, më së pari të ndryshohet për të drejtën referendare për bashkim kombëtar pas së cilit, llogaritë Sërbia do i bëjë me Shqipërinë.

Dhe mbi të gjitha, çdo formulë Asocioni duhet të kalojë në referendum apo përmes një fushate të re zgjedhore me Asocionin si kryefjalë.

“Deriçka” për të tretë

Bisedimet mbeten jetike për normalizimin e paqen në rajon por pala që nuk distacohet nga agresioni i dikurshëm nuk mund të zërë karriken e viktimës e të imponojë listën e gjërave për më tej.

Aq sa për perëndimin mbetet shqetësim real ndikimi lindor në Sërbi po aq ka rëndësi edhe të inkurajohet faktori unik properëndimor shqiptar në rajon.

Rusia nuk po i kërkon Sërbisë as njohjen e Kosovës apo Asocion për shqiptarët në Luginë për të tunduar shqiptarët drejt saj. E di se është humbje kohe sepse shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe Perëndimi e di këtë.

Me apo pa Asocionin, politika sërbe mbetet ende peng i së kaluarës dhe bota demokratike nuk ka pse ul “stekën” për të kandisur një vënd që nuk është gati për të aq më tepër në kurriz të një kombi që është rreshtuar pa mëdyshje në anën e saj.

Bota demokratike bën edhe pa vënde që janë të dyzuara ndaj vlerave të saj. E ka bërë me dekada gjatë luftës së ftohtë dhe ishte pikërisht ngulmimi në këto vlera që nxiti reformimin real nga brënda dhe shëmbjen e murit ndarës në kontinent.

Kosova nuk u çlirua me luftë që të ndahet në paqe dhe roli i perëndimit në formimin e konsolidimin e shtetit të Kosovës është vetëm fillimi i rivendosjes së barazpeshave natyrale në rajonin e trazuar arbitrarisht më 1913.

Lufta në Ukrainë provoi se dyzimet ndaj autoritarizmit e nacionalizmit arkaik nuk çojnë kund dhe sot Ballkani bie rehat jo duke i tunduar “karrota” (si Asocioni) një shteti që nuk ballafaqohet me të shkuarën e tij por duke imponuar standartin demokratik njëlloj për të gjithë.

Asocioni nuk ofron garanci se Serbia do të lërë pas të shkuarën e saj. Ai vetëm rrezikon të zhgënjejë faktorin shqiptar që pa mëdyshje beson tek e ardhmja në BE. Asocioni arkaik do të ishte një rikthim i së shkuarës në rajon. Një “deriçkë” që BE po e hap vetë nga ku të tretë mund të futin këmbën në shtëpinë e saj. Eja t’a mbyllësh pastaj!

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

thano 11 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo
18 Komente
  • epo kjo pune thotë:
    11 Mars, 2023 te 7:20 pm

    boll po bejne “albinin” ca kunder Albinit dmth kritikojne veresie pa ofruar sugjerime. Asocionin ia lane te tjeret peshqesh Albinit, te kerkojne ndjese para se te bejne korbin. nese do te behet, te behet pa kompetenca, flamunj e struktura ekzekutive… pastaj referendum ose zgjedhje te parakoheshme qe ta vulose populli dhe I mbyll gojen sllavit. sa per PD, na la ne dere PS se nuk eshte fundi Berishes por vete PD se Alibeaj e Berisha e Basha nje bulmet nga njejti stan jane.

    Përgjigjiuni
  • epo kjo pune thotë:
    11 Mars, 2023 te 7:24 pm

    dhe te theksohet parimi reciprocitetit dhe Rama te flase me ze te larte se po nuk u ndje i joti vaj halli nga te trete..

    Përgjigjiuni
  • Buzz thotë:
    11 Mars, 2023 te 7:26 pm

    Shqiperia ka humbur Portin. naften. Butrintin, Detin,.. Ka humbur popullin dhe Sovranitetin, keta merren me vulen e Saliut. Rrace qelbesirash. Nuk keni turp?

    Përgjigjiuni
  • epo kjo pune thotë:
    11 Mars, 2023 te 7:34 pm

    dhe referendum apo zgjedhje te reja patjeter se asnje politikan nuk ka shpatulla per te vulosur Asocionin, populli pastaj ia mbyll gojen serboles, je dakort nuk je dakort me Albinin, eshte kryeministri dhe duhet ndihmuar me sugjerime nga opozita dhe jo te bejne “albinin” kunder Albinit dmth vetem kritika hava she retorika populiste

    Përgjigjiuni
  • SPAK thotë:
    11 Mars, 2023 te 7:49 pm

    Habitesh me nje pjese te Shqiptareve! Kulti i Saliut,O Zot eshte kult,sepse ne te marrin pjese pjesa me injorante,me budallenjte,me idiotet,jeniceret,Osmanllinjte,dinaket hajdute te PD! Nje njeri ilindur ne Vicidol me te meta te theksuara mendore dhe i mbushur urrejtje te perbindshme qe ja u ka kaluar tribuse se tij! Vetem lufte,percarje,urrejtje,percmim,mendjemadhesi,ego ka ky njeri i semure mendor! Jo o njerez shqiptare! Jemi nje komb nje popull! Cfare kerkon kjo qenije e shek te 19te?! Eshte pjelle e tokes ku e ka pjelle! Malesoret jane besnike thoshte Enveri-Ramizi! Enveri i besoi edhe femijet e tij,kujtoni fotografite ne Pogradec,ketij njeriu qenie e kllonuar dihet nga kush! Ka blere njerez,media,televizione me parate qe ju ka vjedhur Shqiptareve pasi edhe i ka vrare! Njeri,ky njeri i thencin ka bere 2 Prillin,kontrabanden e naftes,96,97,98ten! Gerdecin,21 Janarin na ka bere te luftojme njeri tjetrin te vrasim njeri jatrin! Ky njeri na ka rrahur dhe vrare ka lene njerez jetime,nenat te veja,babllare pa femije dhe akoma eshte faktor ne Shqiperi,faktor kriminal,percares,urrejtjen si metode te teluftuarit kunder Shqiptareve! Na beri te leme Shiperine ne 96ten dhe cfare ben sot? Ta gezoni bashke me semundjen e bute Celibashin dhe Alibej!

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    11 Mars, 2023 te 11:50 pm

    Rama e ka hall te madh popullin serb.Ka probleme moskuptimi te ndjenjave tradicionale te dashurise se popullit serb me Rusine,qe Perendimi Demokratik nuk i kupton.
    Edhe kolonet serbe te Mitrovices edhe kolonet serbe ne Kosove,qe Mbreteria serbe i vendosi ne Kosove ne periudhen midis dy luftrave,,edhe ata qe Rankovici i solli te bejne zap Kosoven,,prape kane ndjenja shume delikate dhe duhet perkrahur cdo pretendim i tyre.Edhe kur suilmojne patrullat e Rendit,edhe kur nuk paguajne energjine qe harxhojne,,ndjenjat e tyre nacionale mbeten delikate dhe duhen respektuar nga BE.
    Keto ka thene Rama kur i kane dhene mikrofonin si kryeminister i Shqiprise.
    Ky Rama eshte shume Turistik.
    Edhe kur i dha Erdogani 6 drone ,tre sivjet,tre vitin tjeter,,Ky i tha:Jane shume Turistike keta dronet!Do t`i vendos tek muzeu bunk-art,per te shtuar turistet e Tiranes.

    Përgjigjiuni
  • RADIKA thotë:
    12 Mars, 2023 te 12:32 am

    PER CDO SHQIPETAR
    QE E DO VATANIN
    E KUPTON ACIK
    EDVIN KAPEDANIN

    EDHE NJE FEMI
    ME DY GRAM TRU
    E DI SE KOSOVA
    ESHTE MASAKRU

    KUR SHPRESA PO FIKEJ
    FATI NA NDIHMOI
    PER LIRINE E SAJ
    BOTE E TERE LUFTOI

    DUHET NGRITUR PESHE
    GJITHE SHQIPTARIA
    NE NDIHME TE KOSOVES
    SIDOMOS QEVERIA

    PO KY CARI YNE
    NUK DI SE SI NDODHI
    DASHURI TE MADHE
    ME BASH HASMIN HODHI

    PATJETER DO HAPEN .
    PETET E LAKRORIT
    SOT KEMI DETYRE
    TI BEJME BALL GJAKSORIT

    ESHTE PER TE QESHUR
    NGAQE SQAJME DOT
    KOSOVA NE ZGRIP
    NE SILLEMI SI IDIOT

    CENSURE TYMNAJE
    SHPERNDAN WEVERIA
    JETIKE BIG BROTHER
    DHE SALE . MAVRIA

    KU JE EDVIN RAMA
    MOS HESHT POR GJEMO
    NE E KE PA HILE
    KOSOVEN E MBRO

    DASHTE PERENDIA
    SHPORRET NJE EDVIN
    E NA SJELL DHURATE
    DHE NE NJE ALBIN

    Përgjigjiuni
  • Rush thotë:
    12 Mars, 2023 te 1:00 am

    Po sikur t’i bashkojme Albanine, Kosovon, dhe Serbine ne nje Jugosllavi te Re, te gjitha palet do te mbeten te kenaqura dhe do te prosperojne ekonomikisht.

    Përgjigjiuni
  • Aldrin thotë:
    12 Mars, 2023 te 1:48 am

    Shi more dhiarin e Rilindjes, na e solli prosperimin jugosllav me nje te rene te lapsit. Cna jane kurdisur kurvat e Gores dhe na u dehen me mireqenien Jugosllave. Keni ngritur gje koken nga kakerdhite kur Jugosllavia u kthye ne varreze masive per shqiptaret dhe boshnjaket? Apo nuk u delte koha per te hapur shalet nen mullare, se sot i hapni online, helbete. Hapur bythsh fare thuaj. Nuk permbahet me Rilindja. E do tere Jugosllavine brenda

    Përgjigjiuni
  • no censure o te bekuar thotë:
    12 Mars, 2023 te 4:41 am

    Kam pershtypjen se jo vetem gabimi ne shkruarjen e emrit asociacion (association) ne asocion por dhe ne vete artikullin ka gabime te renda.
    .
    Autori nuk I ka shpetuar si shumica absolute e shqiptareve ,semundjes tone 30 vjecare se Amerika na ka xhan ne “poplli mo amerkon ne rajon”..kur ne fakt ligji nr 1 ne dipllomacine amerikane eshte se

    USA NUK NJEH MIQESI POR INTERESA..
    ,
    Ne kete drejtim Amerika dhe Europa jane te “denuar” qe ne lidhje me poziten gjeografike teper strategjike te Serbise apo Greqise ne Ballkan Shqiperia eshte e fundit ne rradhe…ne cdo drejtim
    .
    Nese flasim per asociacionin duke e lidhur dhe me burgosjen tinzare te kupoles UCK apo presioni qe bene amerikanet para 2 vitesh per mos heqjen e takses Serbise…se do hiqnin bazen Bondsteel ne Ferizaj tregon se Europerendimoret jane terhequr ne menyre te frikeshme nga Kosova sidomos pas konfliktit Rusi Ukraine.
    .
    Nese euro perendimoret do ishin te sinqerte duhet qe ne 1999 te detyronin Milloshin qe te firmoste kapitullimin…te quhej zyrtarisht Genocid masakra serbe ndaj popullsise Kosoves dhe te detyronte Serbin te paguante demshperblimet e luftes…dhe nuk do kishte rimarje pjesore te copave te majme te Kosoves nga Serbia.
    .
    Perseri gjasme aleatet tane me Non Graten qesharake qe po I japin Berishes tyre po bejne me dem se vete ceshtjes Kosoves…ose me sakte qe nga Grevat e fuqishme te Stari Tergut Mitrovices 1990-1991 qe u cvendosen ne Valias te Tiranes per te eklipsuar Kosoven..apo hapja e ambasadave 1990 pikerisht ne Shpalljen e Republikes Kosoves tregon se ka sekte te cuditeshme ne perendim qe akoma perdorin “rremujen me Saliun e tyre” sa here ka tensione te forta ne Kosove

    Dy fjale per ca komentues Ediramafage:
    Nese nuk e dini qe Rama (tradhetari) sidomos ne politiken rajonale drejtohet me pult nga sekte te caktuara ne perendim jeni te painformuar..Por nese e dini dhe ju shijon ta gjuani poshte rripit mesit jeni jeniciere te Karaduzit Viqidolit qe gjithashtu si kriminel ka kartabjanke paprekshmerie nga usa-tallaret e Ed Romes..

    Nje anekdote per te qeshur dhe per te qare..

    Po I ankohej nje here derrasa gozhdes qe po I ngulej pa meshire…
    I thote gozhda derrises..TA DISH TI SI ME GODET CEKICI NE CACKE TE KOKES NUK DO TA HAPESH GOJEN…

    PRA LERENI GOZHDEN RAMA POR MERRUNI ME CEKICIN
    qe eshte jo vetem prapa burgosjes kupoles UCK por dhe asocionit gabuar te Artan xh Dukes..

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    12 Mars, 2023 te 5:53 pm

    OK A.XH.DUKA:
    1.Sa i përket VULËS,Sb do e humbi Atë dhe avenirin politik 32 vjeçar.Kjo ishte mënyra më e mirë për ta hequr qafe nga politika në kushtet kur SPAK ka lindur i vdekur.
    -DASH ndonse e shpalli non grata,e la në STATUCUO nëpër këmbët e popullit Shqipëtar 32 vite,Pavarësisht se Ai çdo ditë po e sulmon ashpër,Duke lartësuar militantët e Laçit,Mamurrasit,Bathores…me të cilët e rrëzon qeverinë e PS për 7 minuta.
    2.Për ASOSACIONIN,A.Kurti po detyrohet nga SHBA+BE të zbatoi URDHRIN,Ndryshe të lëshoi karrigen për së dyti herë si për taksën 100 % me zëvëndsin e Millosheviçit.
    3.Arrestimi drejtuesve të UÇK u bë po nga SHBA+BE për të njësuar Luftën e UÇK+NATO me Ato Sërbe për ti bër qejfin Sërbisë+Kremlinit dhe për tu shmangur një L3B të filluar në Ukrainë.
    4.Shqipëria do apo nuk do është në përkrahje të SHBA+BE,si i vetmi vënd ballkanik i stabilizuar pavarësisht tundimit Salist si rrufeja në korrik.
    -Ata që sulmojnë Edi Ramën janë Puthadorët e berishizmit në lëngim.
    -FLM DITA,A.DUKA.

    Përgjigjiuni
  • Tahiri (jo ministri i suksesshem) thotë:
    13 Mars, 2023 te 7:52 am

    Kush mor Tani Dukes po te telendis ty per ate Vulen e PD tjeter vecse ketij pushteti qe me urdher Gjykate Apeli me 3 mars kthen ne detyre te Kryetarit te PD ate qe eshte dorehequr mbi nje vit me pare?
    Tani Xhaxho Duka, kape kete ketu poshte e mbaje veth ne vesh qe te mos budallallepsesh me tutje :
    – Vulen e nje partie politike e kane Anetaret e asaj Partie. Nuk e ka as Gjykata, as Qeveria e as ndonje dere Ambasade. Dhe se kush i ka pas vehtes Anetaret e Partise kete nuk e vendos Gjykata.
    Dhe me kryesorja – Edi Rama nuk do mundet dot kurre te vendose ne krye te opozites kukullat qe do ai, qofte edhe me vendime Gjykatash. Kete rrase mire ne mendje or Tanush Xhaxho Duka militantuci vocerr i oborrit kryeministrise.

    Përgjigjiuni
  • LEON thotë:
    13 Mars, 2023 te 3:52 pm

    Turp per Ceket,,turp ai popull vrrome,,ngrihet ne proteste kunder Ndihmes per Ukrainen,.
    Vajten hoqen dhe flamurin e Ukraines me sheshin kryesor,.Harruan keta vemje cfare u punoi Rusi ne 68???
    Mire thone:Qiji nenen te njohi per babe.

    Përgjigjiuni
  • RADIKA thotë:
    13 Mars, 2023 te 8:23 pm

    ME AVASH LEON
    NDOSHTA SE KUPTON
    NE GJASHTEDHJETE E SHTATEN
    UKRAINA QE SOT LENGON

    QE ASHTI RUSISE
    QE PUSHTOI CEKINE
    NDAJ TE DREJTE KANE CEKET
    SE HUMBEN .LIRINE

    NJE DJALOSH I RI
    VETES I VU ZJARR
    NE SHENJE PROTESTE
    NDAJ RUSIT BARBAR

    ATEHERE UKRAINA
    QE ASHTI RUSISE
    PSE SBERI DICKA
    NE NDIHME TE CEKISE

    NE DITE TE VESHTITA
    VIKTIMEN TA NDIHMOSH
    NDRYSHE SKE TE DREJTE
    NDIHME TI KERKOSH

    QAJA HALLIN TJETRIT
    KUR ESHTE NE RREZIK
    NDRYSHE KA TEXDREJTE
    MOS TE QUAJ MIK

    Përgjigjiuni
  • no censure o te bekuar thotë:
    13 Mars, 2023 te 8:53 pm

    Replike miqsore me komentuesin : Tahiri (jo ministri i suksesshem)
    .
    Mbasi permendet Tahirin,nese do denohej Lul Kim Basha me te njejtat parametra si Saimiri duhej varur ne litar PER VRASJE & TRADHETI KOMBETARE..
    .
    E kam thene dhe here te tjera nese mendoni se Drejtori Komunales (kryministri edwin ramadani) vepron me koken e tij do thoja nje fjale shume te rende por nuk e them se e nisa miqesisht..
    .
    Ne fakt vula I takon Monstres Berishe =burri I shtetit kriminel te Arvizise..e kam seriozisht..dhe cfare flitet per Non Graten “Dirty Job” te kupoles shtepise BARDHE..koha do ta tregoje..
    .
    Ne fakt kjo NON GRATA GALLATA BIDENIT & KOMEDIA ME VULEN E PD do perfundoje si mengperveshuri Arvizu qe ne menyren me antishqiptare dhe anti amerikane ja dha fitoren Yllit te tij ne Ngjitje ne 8 maj 2011…nuk ka nevoje per argument me shume..
    .
    Por ajo qe eshte me “bizzarrja” ne kete rast lidhet me vrasjen mafjoze te Olldashit ( jo se ishte burre I mire) dhe UNITETI MIDIS PS-PD DHE TRUPIT &TURPIT DIPLLOMATIK u mbajt e fshehte…
    .
    Biles motra e Fatmir Mediut ( gruaja Ilirjan Celibashit )ka qenë në makinën e Olldashit si nje Mata Hari ne egzekutmin e Ollldashit..Pra pse ky POKER SPIUNASH me kete Iliriana dhe Adriana Qelbashet ?..pse SARACINESKA KRYESORE E VOTIMEVE .i lihet ne dore nje Master Spy Family qe si duket do perveshi menget si I ziu arvizi ne 8 maj 2011..
    .

    Përgjigjiuni
  • Tani thotë:
    13 Mars, 2023 te 9:09 pm

    Doli Radika me vjersha te flase
    Historine e kaluar i tregon dynjase
    Mbron cekine jo ukraine
    Ne mendje shume gjera me vijne

    Ne jete duhet qene obiektiv
    Kunder diktatorit si kolektiv
    Eshte i imi eshte i yti
    Nje race jane
    Duhen zene per fyti

    Ti ma bere une ta bera
    Nuk ecet para me keto gjera
    Sepse Jeta eshte e gjate
    Prandaj duhet me u matë

    Përgjigjiuni
  • Populli thotë:
    14 Mars, 2023 te 4:38 pm

    Lerini mor Cekine edhe ate Ukraine,
    shihni vehten tuaj, shihni Shqiperine,

    se po lengon e vuan zhytur ne varferi,
    nga kjo qeveri Rama me kurvicat e tij,

    Shqiperia jone e shkrete
    po shkon drejt pergjysmimit,
    jo nga ato Ceki-Ukrainat,
    por qeveri-pleher e Edvinit.

    Përgjigjiuni
  • Tironci thotë:
    16 Mars, 2023 te 10:07 pm

    Shume mire ke shkruajtur ti RADIKA

    mentealternativa1.blogspot.com edhe whale.to

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?