Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Pas buzëqeshjes së madhe, ndonjëherë fshihet një trishtim shumë i thellë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > SHËNIM: Pas buzëqeshjes së madhe, ndonjëherë fshihet një trishtim shumë i thellë
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

SHËNIM: Pas buzëqeshjes së madhe, ndonjëherë fshihet një trishtim shumë i thellë

Published: August 11, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Botuar në DITA

Robin Williams vdiq më 11 gusht 2014, në moshën 63-vjeçare. Ai kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Kaliforni, duke u varur.

- Publicitet -

Robin vuante nga Dementia with Lewy Bodies – një sëmundje progresive e trurit që prek kujtesën, lëvizjen, mendimet dhe emocionet. Diagnoza u bë pas vdekjes.

Simptomat ishin të rënda: paranojë, halucinacione, ankth i thellë dhe depresion. Për një aktor brilant si ai, që kishte filluar të humbiste kontrollin mbi mendjen dhe trupin, frika se nuk do të ishte më vetja, mund të ketë qenë e padurueshme.

Por Robin kishte luftuar me depresionin dhe varësinë për vite. Edhe pse ishte i dashur nga publiku, ai ndjehej shpesh bosh dhe i pakuptuar. Me sa duket fama nuk i shëron plagët e brendshme?

Gruaja e tij, Susan Schneider, ka treguar se ai vuante në heshtje. Si është e mundur që dikush i cili përdorte humorin edhe për temat më të ndjeshme shpirtërore, të arrijë në këtë gjendje? Njerëzit të cilët bëjnë të tjerët të qeshin, shpesh fshehin dhimbje të thellë brenda vetes?

Vetëvrasja e tij mbart kësisoj një nga paradokset më tronditëse dhe më të padebatuara në shoqëri. Ata që kanë dhimbje të madhe, ndonjëherë e përpunojnë atë përmes ironisë, sarkazmës apo lojalitetit ndaj gëzimit të të tjerëve. Për ta humori është mbrojtje, një maskë. Por kur janë vetëm, maska bie.

Çdo 11 gusht, si ky i sotmi, kjo histori na kujton që, pas buzëqeshjes së madhe, ndonjëherë fshihet një trishtim shumë i thellë.

—-

Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në gazetën DITA, versioni print, në  pikat e shitjes së shtypit në gjithë vendin

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • xyz says:
    August 11, 2025 at 7:11 pm

    E bukur dhe e thellë.

    Reply
  • Llambi Dhroso says:
    August 11, 2025 at 7:38 pm

    Shume i sakte ne kete qe ke shkruar e analizuar.

    Reply
  • Gimi says:
    August 11, 2025 at 8:28 pm

    Kur emrin e Thanos ne panel e shoh,
    interesi per ta lexuar zemren ma ngroh,
    por kur Thano kendin e tij e braktis,
    zemren qe ma fitoi ma boshatis…

    Aman o burr behu me i gjalle!!!! Se sdo rrim te lexojm sharlatanet e televizioneve

    Reply
  • fjala says:
    August 11, 2025 at 9:03 pm

    Shumë e drejtê dhe e saktë kjo që thuhet më lartë: …qe pas buzeqeshjes se madhe, ndonjehere fshihet nje trishtim shume i thelle. Eshte filozofi e mbeshtetur sidomos ne nje realitet te sotem, veçse nuk jam dakort qe eshte semundje. Kete e pesojne njerezit e vertete qe u zene rrugen per te kaluar ne atutostraden e drejte. Te falenderoj, Thano !

    Reply
  • Zg says:
    August 12, 2025 at 5:15 am

    Zoti Kryeredaktor
    Ju shkruani bukur. Por nuk shkruani për oborrin e kullave të Edi Ramës, ku propaganda dhe servilizmi ndërthuren si merimanga mbi rrjetin e pushtetit.
    Aty ka vend edhe për një pirat. Jo nga ata romantikët e librave për fëmijë, por një pirat të vërtetë mediatik, që lundron mbi ujërat e ndotura të politikës dhe nëntokës ekonomike. Baton Haxhiu, i stërvitur nga oborret e errëta të Beogradit dhe i paguar nga thesaret e padronëve të tij në Tiranë, ka ngritur velën e zezë dhe ka drejtuar topat e propagandës drejt Pamfletit. Jo sepse e shqetëson e vërteta, por sepse urdhri ka ardhur nga Edi Rama.
    Dëshmoni që nuk i përkisni kësaj bote të ndyrë derrash me dy këmbë, duke e denoncuar atë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Falsifikuan dokumentet për 6 prona në Fier, arrestohen ish-drejtori i ASHK dhe përfituesi
  • EMRAT: Krim i rëndë në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten në sy të nipit 14 vjeç
  • Ndeshjet e Nations League, Maran publikon listën e lojtarëve të Kombëtares
  • Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rënie

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  2. Ethem Lalaj. on 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  3. Zgjohuni, abuzimi me detyren ndeshkohet pa dallim on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  4. Zgjohuni, abuzimi me detyren ndeshkohet pa dallim on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  5. Arbitrazhi pas Beketit on Kush fitoi në Londër?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?