Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Zogut të Zi. Një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.
Gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar.
Gruaja Lumturie Patushi është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Bashkëshorti Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pas gjimnazit Harry Fultz.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
j.l./ dita

Çdo Fatkeqësi që ndodh shkak është
“tranzicioni” 36 vjeçar, mungesa e shpresës, tragjedia fatale që i ka sjellë
“Politika” gjithë popullit.
Politika kriminale me reforma antipopullore dhe vrastare për qytetarët.
Të zhduken nga politika politikanët e majtë dhe të djathtë të 36viteve që kanë qenë fatkeqësi kombëtare dhe shkak I shkuarjes në humnerë të këtij vendi.
Tu konfiskohet pasuria e paligjshme përpara se të largohen nga vendi dhe të marrin dënimin e penal për këto krime.
SPAK të pastrojë klasën politike se ajo u bë mbështetje e krimit duke e përkrahur atë ekonomikisht, shkurt mafje në pushtet për36vjet.
Kjo është një e vërtetë tragjike, që u përhap si kanceri në institucionet shtetërore, gjendja është alarmante, vendi rrezikon ekzistencën e tij.