Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHËNIM: Pesha e rëndë e boshit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > SHËNIM: Pesha e rëndë e boshit
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

SHËNIM: Pesha e rëndë e boshit

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

A është jeta më e durueshme kur ‘e merr lehtë’, pa përgjegjësi, me gënjeshtrën në krah, apo kur ka peshën e përgjegjësive, ngarkesën e vraja-mendjes që sot të gjithë këshillojnë të shmanget, rëndesën e së vërtetës?

Milan Kundera flet në romanin “Lehtësia e padurueshme e qenies” për një jetë ku ngjarjet nuk përsëriten, ku gjithçka ndodh vetëm një herë — dhe kjo një herë, mund të jetë edhe asgjë. “Nuk kemi me çfarë ta krahasojmë sepse jetojmë vetëm një herë” – thotë ai pak a shumë.

Duke qenë kështu, a ka vërtet rëndësi ajo që zgjedhim, ndjejmë, humbasim apo duam në këtë jetë? A ia vlen të ndalemi gjatë me mendime dhe vendime mbi ngjarjet e saj, duke ditur që i krijojmë vetes kaq ngarkesë? A ia vlen pra, “ta marrim jetën seriozisht”?

- Publicitet -

Vetë libri i çeko-francezit të njohur që përzien historinë dhe psikologjinë, është një reflektim “serioz” mbi peshën dhe/ose kotësinë e jetës.

Mesazhi që ai përçon është i fortë dhe i heshtur: Liria që s’e shoqëron përgjegjësia bëhet e padurueshme. Dashuria pa rrënjë tek e vërteta, bëhet bosh. Dhe kështu vijmë te paradoksi: Një jetë “pa peshë” na del më e rëndë sesa një jetë me ngarkesat që folëm.

Në këtë kuptim, lehtësia e qenies – një jetë pa lidhje, pa përkushtim, pa të vërtetën – bëhet pikërisht ajo që nuk mund të durojmë.

Për shqiptarin e sotëm që jeton shpesh mes realitetesh të paqarta, marrëdhëniesh të brishta dhe zgjedhjesh që nuk ndihen kurrë përfundimtare, romani i Kundera-s ngre një pasqyrë të sinqertë: Nuk ka jetë pa dhimbje, por as lehtësi pa boshllëk.

Dhe ndoshta, thellë-thellë, secili prej nesh zgjedh barrën e vet, për të mos u tretur në lehtësinë që s’mban asgjë.

—-

Marrë nga “Këndi i Kryeredaktorit” që botohet në versionin print të gazetës DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    August 1, 2025 at 7:52 am

    Boshat,Fyckat na drejtojne,Na mesojne,Na rrethojne.
    Autoriteti Aero Portual.TECet lundruese,Fondi Sovran.Investitoret Strategjike.Pas ketyre Idiomave idjote fshihen boshat dhe fyckat me 7 diploma,por PA SHKOLLE.KANE SHKOLLEN E SHEJTANIT,ZANATIN E HAJDUTIT.
    90% E medias jane boshat,jane fyckat.Jo vetem programet kilometrike te boshave Big Brother dhe te ngjashmit.Keta jane shkolla e suksesit.Keta jane precedenti,.Mashkuj llapaqene,tallegjare jane modeli,me cacken e kokes si qelbsi i Afrikes.
    Femra VIP me buze te fryra me paranice te fryre,me prapanice braziljane qe diten shesin imazhin ne programet sexiste te TV dhe naten shkojne e futen neper burgjet ME 5 YJE me VIPat e Krimit.Prostituta burgaxhijsh.Sidomos ajo gazeta SOT mezi pret te zbuloje e para se kur do te mbushen burgaxhijet me PRITJE TE EMBEL. Nje drejtor i Akademise se shkencave qe krahason Sadik Premten me organizatorin e Revolucionit Bolshevik,Leon Trockin.Epo i rafte zjarri Akademise se Shkencave! Boshat na drejtojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?