Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Statistikat e dhimbjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Statistikat e dhimbjes
Kryesoreopinion

Statistikat e dhimbjes

Published: September 3, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Fatkeqësisht, krimet brenda familjes po kthehen në një fenomen gjithnjë e më prezent në shoqërinë tonë. Minimalisht një herë në disa javë marrim lajmin e një gruaje të sakatuar nga bashkëshorti a bashkëjetuesi në një mënyrë makabre, një jetë që merr fund tragjikisht, si u jetua.

- Publicitet -

Në statistikat e dhimbjes nuk mungojnë as bija të vrara nga baballarët, as nëna të gjakosura nga bijtë, madje as vjehrra e kunata të therura si për inerci.

Por, krimet në familje që u shënuan këtë të shtunë kanë një tjetër veçori. Të dyshuarit për to nuk janë dhunuesit kronikë brenda familjes por viktimat e veprimeve të tyre të pakontrolluara.

Një ngjarje që në fillim u mendua të ishte një aksident e që rezultoi në vdekjen e një 56-vjeçari në Selenicë, në fakt, ishte vepër e një të riu 23-vjeçar. Ky i fundit kishte vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz në oborrin e shtepisë, duke shënjestruar pikërisht të atin, i cili humbi jetën nga shpërthimi. Arsyeja ishte se nuk mundej të duronte më dhunimin konstant.

Po ashtu një 37-vjeçare mbeti e vrarë në Tiranë nga thika që, sipas të dhënave që u bënë publike, iu ngul në bark nga e motra. 40-vjeçarja me profesion mësuese ka deklaruar se po përleshej për t’ia marrë nga dora armën të ndjerës që po i kanosej asaj e së ëmës.

Sigurisht që i takon organeve përkatëse të hedhin dritë mbi ngjarjet e të japin verdiktin për dy të dyshuarit. Por pa dashur të justifikoj krimin, në një rafsh më të gjerë duhet kuptuar, pavarësisht se cili do kalbet nën dhé e cili në burg, veprimi ekstrem në të dy rastet mund të ishte evituar.

Nuk do kishim të bënim me një të ri që planifikon vrasjen e babait me eksploziv të mirëfshehur, nëse dhuna e ushtruar ndaj tij do denoncohej e do adresohej. Një mësuese, që secili nga ne mund ta kishte në klasë përballë e fëmijës së vet pas një jave, nuk do përdorte për vetëmbrojtje thikën e bukës kundër së motrës, nëse do kishim qendra të mirëfillta rehabilitimi e programe të suksesshme integrimi në shoqëri.

Nëse do shpëtonim njëherë e mirë nga mendësia se kush të do të rreh, pra se prindërimi i mirë mund të nënkuptojë mavijosje edukuese në trupin fëmijës, nuk do kishim bij që hedhin në erë prindërit e vet pa iu dridhur dora. Thjesht, se iu ka ardhur te hunda dhe se dhuna është e vetmja rrugë “plot edukatë” që dinë për të zgjidhur çdo problem.

Nëse individët pre të varësive, si alkooli, droga etj, nuk do tentonim t’i kuronim me “ekspertizë familjare” dhe asistencën e fqinjve babaxhanë, që kontribuojnë duke refuzuat t’i japin para të ndikuarit në momente krizash, nuk do kishim motra para dilemave të tipit “jeta ime apo jeta e saj vlen më shumë?”

Nëse nuk do i shihnim të dhunshmit e të varurit në shtëpi si sekrete familjare, do mësohej të kërkohej ndihmë e specializuar e ndoshta do gjehej zgjidhje.

Nëse paragjykimi kolektiv që nuk mungon në asnjë nivel të shoqërisë, madje as në mesin e forcave ligjzbatuese apo specialistëve, do na lejonte do ishte më e lehtë denncimi i “problematikut shtëpiak” dhe përballja me dengrimin kolektiv.

Nëse sensibilizimi i shoqërisë do e kishte mundur turpin injorant, që lë viktimën të përballet përditë me dhunuesin, dhuna nuk do ishte një zinxhirë i pakëputshëm që po na merr frymën si shoqëri.

Nëse nuk do liheshin kështu të patrazuar dhunues e të dhunshëm, sot do kishim dy kufoma më pak. Nuk do nxirreshin para ligjit viktimat e harruara. Nuk do bëheshin kriminelë, aksidentalë a jo, një bir e një motër.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtori i ‘TV Alsat’ në Maqedoninë e Veriut gjendet pa shenja jete, nisin hetimet
  • Parandalohet vrasja pas një konflikti me armë në Divjakë, arrestohen 6 persona
  • Universiteti nën peshën e së shkuarës: Pse ndryshimi është kaq i vështirë
  • “Nuk do ta njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët reaguan kundër Ukrainës, por ne nuk ndikohemi
  • E moshuara e vetmuar ua lë shtëpinë trashëgimi fretërve kapuçinë, ajo që gjejnë fshehur në dollap i befason të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  2. Greta on A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
  3. Dashi on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  4. Berlin on “Nuk do ta njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët reaguan kundër Ukrainës, por ne nuk ndikohemi
  5. Vl on “Nuk do ta njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët reaguan kundër Ukrainës, por ne nuk ndikohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?