Ligji nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar” u miratua më 23 Prill 2020, në kulmin e pandemisë. U miratua në kuadër të pritjes për hapjen e negociatave me BE, por edhe pas dy viteve, kur negociatat u hapën, askush nuk u kujdes të miratonte aktet nënligjore, që do i shërbenin vetë jetës, jo thjesht bregdetit.
Tragjedia u përsërit! “Shockim” kolektiv. Por dikush duhet t’i largohet pak emocionit dhe t’i afrohet ligjit: Tek dispozitat e fundit të ligjit nr. 43/2020, që cituam më sipër është Neni 26 për “Aktet nënligjore”. Ky nen ngarkon Këshillin e Ministrave dhe ministrin përgjegjës për turizmin, që të nxjerrin brenda 6 muajve një sërë aktesh për zbatimin e tij.
Por megjithëse 6 muajt e vitit 2020 kanë kaluar me kohë, ende Këshilli i Ministrave nuk ka nxjerrë asnjë rregullore apo udhëzues, që parashikon rregullat e hollësishme si zhvillohen aktivitetet: lundrimi për zbavitje, peshkimi nën ujë, zhytja çlodhëse, kitesurfing, windsurf, ski në ujë, wakeboard dhe motor uji. Asnjë!
Neni 21 i ligjit detyronte gjithashtu vendosjen e “Stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit”. Po të ishin këto “stacione”, edhe diskutimi i jurist-penalistëve sot, mbi kualifikimin e veprës penale; nëse ishte vrasje me dashje direkte apo indirekte, vrasje nga pakujdesia me vetëbesim apo neglizhencë me parashikim, do ishte shmangur. Do ishte krejt e qartë situata juridike. Ashtu si mund të futet një i çmendur në pedonalen e Tiranës apo qyteteve të tjera me makinë, motor apo kamion; ashtu do ishte edhe futja me skaf, gomone apo motor uji, në bregun e çadrave plot me pushues dhe vogëlushë që luajnë.
Është dhe një tjetër ligj që Këshilli i Ministrave e la “në harresë”. Në datën 15 Tetor 2020 u miratua Ligji nr. 127/2020 “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit”.
Me këtë ligj ju avitëm Evropës, pasi u vetëharmonizuam me legjislacionin e tyre mot a mot; konkretisht me Konventën Ndërkombëtare “Për sigurinë e jetës në det” (SOLAS). Por ky ligj kërkon që të bëhet “Regjistrimi elektronik i mjeteve lundruese” dhe “Sistemi elektronik për monitorimin e tyre”.
I cili nuk u bë kurrë! Sa para kushton të regjistrohen elektronikisht në një sistem 100-200 apo 1000 skafe dhe 1000 motorra uji?! Po monitorimi, kaq i vështirë është të bëhet?!
Nuk u bë sepse të gjitha mjetet lundruese të kënaqësisë dhe ato turistike do duhet të njoftojnë nisjen dhe mbërritjen e tyre. Duhet të njoftojnë për hyrjen dhe daljen, apo lëvizjen në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë.
Duhet të regjistrohen në sistemin e posaçëm elektronik dhe njoftimi për çdo lëvizje do duhet të jetë i rreptë, aq sa do përfshijë: Emrin e mjetit, Numrin e Regjistrimit; Emrin e pronarit/Drejtuesit të mjetit; Orën e përafërt të nisjes/mbërritjes; Destinacionin; Numrin dhe gjeneralitetet e personave në bord. Shkurt, do ndërpritej Tallavaja kolektive e derisotme me gomone, skafe, motobarka apo “jahte” nga Adriatiku në Jon.
Sipas këtij ligji, Regjistri Elektronik i Mjeteve Lundruese do të vendosej në funksion nga data 1 janar 2022.
I vetmi akt nënligjor që doli në dy vjet është Udhëzimi nr. 2, datë 5.5.2021 “Për kriteret e kualifikimit dhe kategoritë e drejtimit të mjeteve lundruese”, ku përcaktohen kategoritë e dëshmive të aftësisë, shkurt patentat për ujë; qendrat e trajnimit; trajnerët për teorinë dhe praktikën, që natyrisht duhet të jenë në fushën e detarisë dhe jo të pikturës. Por edhe ky akt nuk ka prodhuar asgjë…veç ngjarjes së tmerrshme në Himarë!
Në fund, të gjithë të dëshpëruar mallkojmë dhe nuk gjejmë dot fajtorin… ose e tregojmë me gisht, por nuk e ngarkojmë dot se sa KG faj ka. Është e thjeshtë, nëse lexojmë ligjet më poshtë, do ta kuptojmë:
https://qbz.gov.al/share/yDTo3jGHRvqB6z8a15kxbA
https://qbz.gov.al/share/JE5HJwhhRNGmIQp8BapWpg
http://dpdetare.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/UDHEZIM.pdf
Duhet ta lexojë edhe Ministria e Drejtësisë, me gjithë sektorin e Kodifikimit brenda: Të kuptojë që një ligj nuk miratohet për t’u mbajtur në sirtar dhe të nxirret sa herë vjen bota dhe na kërkon “përafrimin”.
Një ligj bëhet për t’i shërbyer jetës dhe jo vdekjes, pasi tek këto të dyja nuk vlejnë afatet prekluzive, por vetëm respektimi rigoroz i afateve që shënojnë ligjet.
Dita
Arsyetime sofiste .Me thjeshte.1.Kush eshte pronari i skafit te shtrejte?Sa eshte tarifa ne minit e skafit per shetitje?Pse komisari i policise se Elbasanit gjendet familjarisht ne Potam?Krimineli polic,pasi beri krimin,beri edhe trimin,se kushte pistolete ne vete!?O Zota!Ju lutemi mos na ballafaqoni me trimerite e policeve kakareqe!?
!
Është shumë rëndësishme të prodhohen aktet e reja nënligjore kur kemi ndryshime të ligjit. Por aktet e vjetra nuk janë shfuqizuar dhe jeta nuk ndalon derisa të dalin aktet e reja nënligjore.
Secili të mbajë barrën e përgjegjësisë që i takon.
Edhe nga zbatimi i akteve të vjetra nënligjore ngjarja mund të ishte parandaluar.
Tani që ndodhi, ngushëllimet më të thella familjes dhe të shërbejë gjaku i atij engjëlli të vogël për mbrojtjen e jetëve të tjera.
Ngushellime dhe marr pjesë në hidhërimin e kësaj familje. Qoftë e xhenetit.
Nuk ja 100 Zota
Ka vetem Një
Kujdes Ai ndeshkon rendë
i numerove vet apo ta kallxoi hoxh armandi i lagjes kur ishe bthperpjete?
Fajin e ka prape Sali Berisha apo jo Cuci pse s’keni krye asnje nga punet per te cilat paguheni?!
“Persete” jane te gjitha te PORDHACERIA shqiptare. Prepotente, Arrogante e PORDHANJOSE TE PASHEMBULLT sapo veshin nje pale breke te reja. Nuk ka ligj qe te mund te RESPEKTOHET, nese nuk ka edukate, RESPEKT ne bazen e edukimit qe ne cerdhe e kopshte. Vetem DHUNA È LIGJIT mund te kufizoje a frenoje shqiptaret.
Edhe prape kemi nje KM ne krye te ketij keshilli te ministrave qe dell e na thot s’ka asnje faj! Edhe kemi Kumbaron qe as ne kulture as ne turizm s’kuntohet per mire edhe kerçen ne vend se me krye punen!
Edhe kemi ministrin e rendit qe u lodh me vetem nje nenakt ligjor e tani pushon e nuk kryen asnje pune suplementare ne keto nen akte ligjore!
Edhe per keta prape fajin e ka Saliu pse nuk punojne!
Fajin e kemi ne qe i durojme!!
Jo mor jo.
Ate femije e vrau shteti.
Ate femije e vrau kultura dhe modeli I qeverisjes 32 vjecare gjoja demokraci.
Ate femije e vrau shtypi dhe medja qe kane 32 vjet qe reklamojne jeten e VIP ave ne Shqiperi alla Noizi…Stresi.. Ciljeta …blogerja modelja…etj etj…kjo jete qe medjar e pasqyrojne cdo dite dhe cdo moment si model krenarie…eshte pasoje e krimit ne cdo fushe.
Ate femije e vrau ai gjyqtar qe I dha lirine atij krimineli.
Ate femije e vrau shteti qe puneson nje polic te arrestuar per droge.
Kjo ministresha turizmit,,kjo eshte nje HORRE.Pse e them kete?Sepse kjo nuk ben nje pune.
Eshte sinkron me Padronin e saj,qe jo me fjale,por me vepra i thote HAREMIT te minestreshave:Beni si une,.
Fasada,,Fasada ka Rendesi,.Beni sikur punoni,Sa me shume cfaqje,konferenca,big bordera.
Ligjerisht,,me kaq sa lexova kjo eshte e shkarkuar automatikisht per mosplotesim te kuadrit ligjor te Punes se saj,.GGjithe Ministria qe drejton,keto 2 vjet ka funksionuar Kuturu,Kjo dhe gjithe lajle lulet kane marre rrogen kot.Kjo ministreshe edhe kur ka qene ministre kulture mbushi pemet e liqenit me arka me libra dhe demete kashte,demek femijet do loznin si ketrat dhe pastaj do shtriheshin ne kashte te lezonin librat e lepurushave,.
Ato perrallat me ilustrime per shkollen e pyllit qe lexonte kjo llacka ne 70 i vuri ne jete kur u be ministre.
Tani shko shkruaj emrin tend ne skafet e vdekjes,se fasadat e tua boshe,vrane nje femije te pafajshem,,buce!
U vra femija me skaf. Shume ngjarje e dhimbshme.
Sa vete vriten ne jave nga makinat? Perse heshtet?
Pikerisht per arsyet qe ngrihen me te drejte ne kete shkrim konstruktiv, me e pakta duhej te ishte qe e ashtuquajtura ministre e Turizmit, qe eshte thjesht nje lavire politike, nje servile e peshtire, duhej te deklaronte doreheqjen nga posti dhe mandati i deputetes dhe te dilte perpara Drejtesise “Per shperdorim detyre”!
Ky shkrim (pa autor) po e nxjer vrasësin një djal naiv. Ja fut kot. Koridoret e imbarkimit, distancat, vend ankorimet etj etj, ai kodosh i ka ditur dhe respektuar vetë për sa kohë ka qenë vet në policinë e Himarës. Mjaftin ti verifikohen objektet që bleu dhe ngriti atje, duke organizuar policët e tjerë të mblidhnin gjobat nga 5000 lk (të reja)
Nga Ksamili ne Velipoje , i gjithe bregdeti eshte nje rrumpalle qe njan me kampet palestineze. Kete shemtire e bene po Shqiptaret dhe te zgjedhurit e tyre , majtas e djathtas per tre dekada me radhe. Nuk ka fund e keqja atje se te keqen e kane ne bark vete Shqipot ndaj kronika e zeze perdite na rezeron tragjedi te tilla si kjo e asaj vajzes se gjore. Ky kriminel ka qene shef komisariati ne Himare , u kthye atje per te bere kete tragjedi qe ta njihnin te gjithe Shqiptaret se Himarjotet e njihnin kete dhe te gjithe aparatin e atij komisariati si rojtar te hashashit ne lumin e Vlores. Shteti po qe e njihte , dhe per keto veti e ktheu prape ne detyre edhe pse ishte i diskretituar , sepse i gjithe ai shtet pa shtet , funksionon si nje organizate kriminale , e kote te flasesh per ministre fasadash , per minister te brendshem , eshte kryeveziri i Surrelit qe i zgjedh dhe perpunon te gjithe ashtu sic do ai . Asgje si la mangut Saleh shpellarit , vrau i pari ku i desh qejfi e ky ja amnistoi , vrane Kulicet e Brecanet dje ne mes te bulevardit , zhduken gazetare e deshmimtare e po vrasin e sakatojne akoma sot djemte e tyre me super makinat qe trasheguan nga shteti kriminal i djeshem. Te njejten rruge filloi edhe ky palacua , me Saimirin e habilajve , nje bote e tere e dinte se c’bente , vetem Edvini jo?! E kanabizoi vendin si Saliu dikur , edhe tek tenderi i uniformave te policise u kapen duke vjedhur , aq te pa cipe jane. Ja la Sandrit , e palosen nje djale te ri kot se koti ne Tirane . Erdhi Cuci dhe drejtor coi cobanin e Delvines A.Veliun , gjobvensin e Sh. Gjikes ne Vlore , sot per turpin e tij e ka graduar zv.minister te trasporteve(?), tashme e ndriti edhe ky i riu , G.Nano , “arritjen” me te madhe , ka ate qe pame pak muaj me pare direkt ne TV kur riatdhesonin me buje(per turpin e tyre), ato sorrat e zeza bashke me dobicet e tyre magrebine nga kampet e Sirise. Kete ka bere ky se bandat bejne namin anembane vendit sikur te ishim ne Meksike e jo ne mes te Evropes. Shkojne edhe t’i ‘ngushellojne’ te poshtrit , u lendojne plagen atyre fatkeqeve qe erdhen per pushime qe nga Kanadaja , po c’deshen ne vendin e te marreve , aq sakrifice sa kane bere per te shkuar atje?!
Ne cdo vend normal , do te ishte tronditur qeveria , edhe kryeministri mund te jepte doreheqje , eshte nje vrasje arrogante shteterore , ketu jo , asgje s’ndodh , e kthejne ne ceshtje politike per konsum ditor , talebanet e Saliut dhe Likes , Streser e Nojzer , mezi presin te djegin e shurrosin Tiranen , e ne fund te gjithe bashke do te shkojne per pushime ne Jale , Himare e Dhermi , “Vip-at” e tyre qe u pastrojne leket jane ne pritje , populli qe e ka te ndaluar detin , rendin e qetesine deri edhe buken , ne vend qe tu q….robt , ben selfie me ta dhe u shtron kurrizin….mjere ata prinder qe u ndodhi gjema , se te tjeret harrojne shpejt , keshtu kemi bere historikisht prandaj kemi provuar mbi kurriz vetem diktatura!
TË LUMTË MËNDJA DHE DORA!
Sa bukur e ke shkruar dhe sa mire arsyeton.
Të pêrshëndes!
Fatkeqësi e madhe vdekja e vogëlushes Jonada 7 vjeç. Pyetja kryesore është: Ku ishte Zoti në ato momente? Pse nuk e shpëtoi Jonadën? Ja pra që Perëndia nuk ekziston, kur duhet ajo nuk është. Në fakt, në 45 vite diktaturë pseudo Zoti në qiell e la këtë popull në mëshirë të gjakatarit Enver Hoxha. Këto 3 dekada pseudo demokraci e la Shqipërinë në dorë të hajdutëve ish spiunë sigurimi, apo pinjollë e pasardhës të bllokmenëve të dikurshëm.
Në Bibël thuhet se: Çdo njeri t’u nënshtrohet autoriteteve që ka mbi vete. Sepse nuk ka autoritet që nuk është nga Perëndia. Të gjitha autoritetet janë caktuar nga Perëndia …
Pra populli shqiptar duhet t’i bintet Ramsesit pavarësisht se si sundon ai, sepse atë aty e ka vënë Zoti. Pyetje: Po atë policin që vrau Jonadën, kush e vuri në atë post, kush i dha të drejtën të lundronte me gomone në breg? Rama apo vartësit e tij. Kush e vuri Ramën kryeministër dhe e lë aty të bëjë hajdutllëqe e maskarallëqe? Zoti. Ja pra, që fajtor për Jonadën është Zoti.
Atëherë pse i kërkoni llogari Ramës? Pse kërkoni dorëheqjen e ministrave Çuçi&CO? Dilni protestoni kundër Zotit, kundër mashtruesve të fesë, kundër priftërinjve e Hoxhallarëve.
P.S: Kur ndodh ndonjë gjë e mirë, thonë e bëri mbarë Zoti se ai kontrollin gjithshka. Kur ndodhin fatkeqësi, nuk e akuzon njeri Zotin, merren me humanët. A janë popull frikacakë apo debila, apo të dyja bashkë, kjo ha debat.
“Faj ka Zoti” – Keni nje kontradikte ne shkrimin tuaj. Thoni: “Ja pra qe nuk ekziston Zoti” dhe, me poshte, edhe ne titull: “Fajin e ka Zoti”. Pra, ose nuk ekziston dhe nuk mund te kete faj, ose ekziston dhe ka faj. Nuk mund te kete faj kur nuk ekziston.
O shqiptare te dhjere! Mos e beni vrasjen politike! Sa njeres te tille “trima” ka Shqiperia? E filloni me trimin Sali, vrasës dhe spiun! Hajdut dhe përçarësi me i madh Veri-Jug! Qenija me e poshter qe ka bere ndonjehere Shqiperia! Like Floriri eshte njelloj me Salen! Sala dergoi canten me para tek familja qe u vra ne 21 Janar. Nuk pyetet ne rast vdekje po nuk qe krimineli qe i ke vrare dhe kerkon “falje Gjaku”!
MINISTRJA E TURIZMIT DUHET TE DOREHIQET….asgje te mire nuk ka bere ne favor te njerezve te thjeshte….ATA nuk bejne dot asnje dite plazh ….TREN nuk ka ….CADRA e plazhit e pakta ben 5000 lek te vjetra……PLAZHET publike as dihen se ku jane……JA tani dhe kto ngjarje te renda…..nga rremuja..pa kontroll nga shteti….KU ESHTE PUNA JUAJ KETU MOJ ZONJE? RREGULLI QE E KE TRUMBETUAR AQ SHUME??? KONTROLLET E CDO GJEJE NEPER PLAZHE????
DUHET TE DINI QE NE ZONEN E BREGDETIT JANE EDHE INSPEKTORET E DREJTORISE PERGJITHESHME DETARE SEKTORI I FLAMURIT TE NDARE NE ZONA TE CILET JANE TE SPECIALIZUAR NE KETE FUSHE DHE NE RASTET KUR KA ANOMALI NE SEKTORIN LUNDRIMOR ATO NJOFTOJNE ORGANET KOPMETENTE SIC ESHTE POLICIA KUFITARE OSE POLICIA E SHTETIT.
KETO INSPEKTORE A DUHET TE MBAJNE PERGJEGJESI???
O ti Ceti, qorr je ti? Lexon cfare shkruhet apo jp?
Thote ka bere Ligje dhe nuk ka ndermarre asnje hap per zbatim. Kush e ka fajin qe qeveria nuk do tja dije per zbatimin e Ligjit, Inspektori?
Drejtor i Drejtorise pergjitheshme Detare eshte vellai i PAULIN NDREUT
Quhet PAVLIN NDREU nje nga njerezit me te paafte qe ka pare sektori i detarise.
Ku i ka inspektoret e kontrollit te bregdetit qe paguhen nga taksa paguesit shqiptare
Urgjentisht Ministria e infrastruktures dhe energjise B.Balluku duhet te beje analize te pergjgjeshme dhe te marre masa kundrejt ketij personi i cili mban pergjegjesine kryesore ne incidentin e Himares sepse eshte i vetmi person pergjgjes qe duhet te kete pergjegjesi per levizjet e lundrimit te pa kontrolluara dhe te njoftoje organet kompetente kufirin apo policine.
Persa nuk ka dale PAVLIN NDREU te beje nje koment per kete ngjarje sepse eshte pikerisht pergjegjesia e inspektoreve te tij qe nga vendi ngjarjes jane vetem 1 km larg.
Qeveria ve me urgjence ne jete ligjet qe i japin Butrintin grekeve, Ligjet qe miratojne PPPte, Prishjen e Teatrit, grabitjen e Bregdetit..e te gjithe formulimet e hatashme te Koncesioneve dhe Investitoreve Strategjike.
Ndersa ligjet per mbrojtjen e Sigurise Publike dhe Vijes detare, e ka lene per ne boten tjeter.
Me shume u nxitua te shpallte Lahuten Malesore si instrument serb, sesa te merret me Sigurine e qytetareve.
Kriminele, ne rastin me te paket, krim i organizuar shteteror dhe i duartrokitur nga votuesit e bindur
Po keni te drejte
Do te bej nje njoftim Drejtoria e Pergjitheshme Detare per ngjarjen e Himares.
A Ndjen pergjegjesi Kjo Drejtori ?????
Apo do te japi kohen qe mjetet lundruese te mos dalin ne dete se eshte kohe e keqe !!!!!!!!
Eldo Kush te bej njoftim Pavli je ne vete
Ore!Qe nje gje do behet me keto skafe silure,,motorra uji predha,qe vrasin njerez ,femije ne breg.Nuk do kaloje keshtu kollaj ARGETIMI VRASES i gangsterrave kokeqerosa dhe shefat arroganta.;
Neqoftese shteti nuk e disiplinon kete pune,do ta disiplinoje vetegjyqesia.
Ndonje nga te sakatuarit e shumte te skafeve,,do marre nje peshkarexhe me qera,,do instaloje nje mitroloz nga ata te 97,dhe do ti hyje skave e mottorra uji,sa te haje karikatori..
Nuk do vriten vetem te pafajshem,,do vriten dhe ca gjysem te fajshem,,pastaj le ti beje turinjte si don Bosco,edvin Rama.
Poli malakas, o pastoras.