Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Në mënyrë të përsëritur dhe me interval kohor relativisht të shkurtër, bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve të dhimbshme, nga ato që të ngrijnë gjakun.
Viktimat zakonisht janë gra të mjera a të mashtruara, ndërsa viktimizuesit, të shumtën e rasteve, persona me çrregullime serioze psikologjike.
Kur edhe specialistët evidentojnë shkaqet e shumë krimeve në vend si problematika të kësaj natyre, kuptohet se paqendrueshmëritë psikologjike prej një mori arsyesh nuk janë vetëm alibi të prodhuara për të shpëtuar individë të caktuar nga burgu.
Duket se bëhet fjalë për një të vërtetë të madhe të cilën shoqëria shqiptare po e paguan shtrenjtë në çdo aspekt: kujdesi i munguar për çrregullimet emocionale, mendore dhe varësitë.
Dihet gjerësisht se shoqëria jonë vijon të shohë me përçmim e skepticizëm çdo sëmundje apo çrregullim të gjendjes mendore apo emocionale. Njerëzit etiketohen rëndom si “të çmendur” dhe margjinalizimi i tyre kap nivele mesjetare.
Prandaj kushdo përballet me të tilla probleme përpiqet t’I mohojë e fshehë, zakonisht në bashkëpunim të ngushtë me të afërmit të cilët nuk e marrin parasysh “turpin” e kësaj njolle në biografinë e familjes që gëzon shëndet të plotë. (Sigurisht, deri në momentin kur i pakuruari bën ndonjë të pabërë dhe nuk kanë më tjetër rrugë për të mbrojtur të pambrojtshmen).
Po kështu, bëjmë sikur harrojmë se përhapja e konsiderueshme në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike i ka bërë këto lëndë të lehtë-gjindshme si për të përfshirët në biznesin e lulëzuar, si për të tjerët. E ndonëse statistikat e sakta mund të mungojnë, shqiptarët e dëshmojnë përditë sekretin e gjithëditur të përhapjes së fenomenit të varësisë prej drogës, paçka se mund të cilësohet veçse si sëmundje profesionale e disave.
Por këmbëngulja marroke me të cilën fshihen të tilla situata është edhe pasojë e pamjaftueshmërisë së punës të pak institucioneve përkatëse që, me siguri, diku ekzistojnë.
Mjekët e eksportuar, dukshëm, i kemi mjaft të zotët. Mburremi se në spitalet shqiptare mund të bëhen trajtime të gjithëfarëllojshme dhe me cilësi. Madje as paria e vendit nuk e ndjen më nevojën të shkojë, si dikur, në vendet fqinje për ndërhyrje minimale, fjala bie si heqja e apendisitit apo tëmthit me laparoskopi. Por kur vjen puna te shëndeti mendor apo varësia, duket se arritjet janë të pakrahasueshme.
Përtej mungesës së sensibilizimit adekuat të popullatës, të paktën në lidhje me çështjen se sëmundja nuk është turp, edhe asistenca mjekësore diku ngec.
Ndryshe nuk ka se si të shpjegohen rastet e shtuara të vandalizimeve nga ana e individëve me të tilla problematika. Kjo është evidente edhe në rrugët e qyteteve. Përditë e më shumë në to enden të përhumbur fatkeqë. Ikanakë, të dëbuar a kushedi pre e çfarë sekreti familjar apo pamjaftushmërie institucionale, emëruesi i përbashkët i tyre është probabiliteti për të rrezikuar veten e të tjerët.
Pa dashur të lëndoj askënd që po përjeton ose ka përjetuar një gjendje të rënduar psikologjike apo emocionale në një moment të jetës së vet, kujdesi që institucionet apo shoqëria civile i kushton kafshëve është më i lartë se ai dedikuar njerëzve me çekuilibrime mendore. Ata lihen barbarisht në mëshirë të fatit e të tjerët në mëshirën e momenteve të tyre.
E për sa kohë vijohet kështu, kufomat bri Lanës, të dhunuarat barbarisht e krimet monstruoze nuk ka se si të pakësohen. Do vijojnë të na hidherojnë e frikësojnë në raport të drejtë me pakujdesin e treguar.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Ediona.Nuk e kuptoj shkrimin tuaj.A ka fuqi te ndryshoje realitetin ne shqiperi? Shkrimi juaj eshte origjinal ,apo nje modifikim I problemit amerikan.Edhe une jam kritizer ndaj qeverise Rama ,por e kam theksuar qe zgjidhje e te gjithe problemeve eshte bashkim shqiperi-kosove.Nuk dua te zgjatem me shume sepse brezi yt I “bllokut”jeni jashte familjes se prinderive te tu.Per ju dhe seren tuaj ,bej nje shkrim dhe fut para ne xhep. Sidoqfte me keto para kenaqu ne Dardhen e korces.Mos e humb kete rast.
Ku je Enver Hoxha ?
Ti o Enver Hoxha do duheshe qe t’i varje ne litar keta vrasesit !
Keta vrasesit jane demokrate edhe viktima ishte demokrat te TV Klani. Kjo eshte Rinia e Partise Demokratike.
E kuptuat ju maskarenjte demo, intelektuali, ?, Rita etj. qe hani mut kot duke share Enver Hoxhen edhe Njeriun Socialist ?
Aq maskarenj jane keta dy vrasesit zagare demokrate sa qe te dy bashke sulmuan vetem nje.
Kjo eshte burreria e juve demokrateve or plehra !
Sali Berisha ka suksese te medhaja ne idiotizimin e militantuceve demokrate.
Ppppppptttttttuuuuuuuuuuu or plehra !
Tironci!Nuk ke faj ti lidhur me Enver Hoxhen.E ke idene apo perfyterimin qe nje femije I klases se 5-6 me nje torbe prej lecke alla ushtarake me 8 shoke te bejne 2.5 ore rruge nga fshati ne qytet per te blere 3 pllaka buke dhe fitorja e madhe ishte 1kg djathe ?Shitset e bukes dhe bulmetit ishin kryesisht nga fshati dhe jepnin maximum per ndihme. Duhet nje Roman me disa pjese te shkruar per jeten e 60%te popullsise fshatare.
margjinalizimi i Edones
“Sociologu” Fatos Tarifa.Me beri preshtypje(sepse e lexova shkarazi nje fraze:ju jeni e re dhe nuk ……..)Nje njeri me kulture nuk perbuz bashkebiseduesin .Per mendimin tim shoh qe ke disa tituj por qe futi ne bythe se nuk I vlejne kombit shqiptar. Me Ramen ti jo vetem ha por edhe pi dhe tall bythen me popullin tend.Haram buka dhe t’u befte farmaq.Ky eshte nje mallkim I fukarajt qe perendia e degjon.
LERENI TARIFEN
NJE COPE MJERAN
DIHET SE ZAGARI
LEH ATJE KU HAN
KJO ESHTE NEMA JONE
SECILI PER VETE
SHQIPERI. MOJ .KUCKE
NA SHKRIVE NA TRETE
DRITE E KOMBIT TRURI
KUR FE KA VATANIN
FERR EDHE HUMNERRE
KUR NJEH VEC SAHANIN
@ Tironci
Krimet makeber, qe perjetojne sot shqiptaret, nuk kane te krahasuar me krimet ne diktaturen e shkuar, qe edhe ajo mos u kthefte kurre!
Tironci ka te drejten e tij dhe te Zotit te shprehet ne menyre te sinqerte dhe te drejte ne lidhje me nivelin, ku shoqeria jone shqiptare ”demokratike” ka arritur. Une e pergezoj per komentin real.
Sot shqiptaret bombardohen nga kronikat sterre te zeza dhe ky eshte nje bombardim real, qe po ia merzit jeten njeriut.
Krahasoni ditet e kesaj lirie te shfrenuar me ne krye banditet e ”demokracise”, ku edukimi eshte zero, propaganda eshte antishqipatre dhe antikombetare permes nxirjes se jetes nga vrasjet pa asnje limit moshe e seksi, duke sjelle ne mendje kohen e shkuar, kur nxenesit shkonin ne shkolle pa roja nga pas dhe siguria e tyre ishte 100%. Ata ktheheshin vet ne shtepi, duke e mbajtur çelesin e shtepise varur ne qafë dhe nuk guxonte kush, t’i prekte apo t’i grabiste dhe kjo ndodhte ne te gjithe territorin e vendit, si ne qytete dhe fshatra. Rruges, nese perballe kishte te rritur apo te moshuar, pershendeteshin perzemersisht nga nxenesit me fjalet: Miremengjes! Miredita! Diten e mire! Nxenesit e sotem as duan t’ia dine per miresjelljen, kulturen, pershendetjen, pavaresisht se shoqerohen nga prinder, gjysher, te rritur per t’i çuar ne shkolle dhe per t’i marre prej saj…
Ka rene siguria dhe kujdesi per jeten! Vrasjet, dhuna, grabitjet, droga jane temat, qe po shkaterrojne çdo dite jete njerezish.
Vendi ka kushte te jashtezakonshme per te jetuar, por krimi e ka mberthyer shoqerine, politika eshte hipokrite, sidomos opozita e degjeneruar, qe mbjell fryme terrori dhe drejtesia punon ”per qejfin e vet” me nje javashllek shembullor ne favor te krimineleve, hajduteve, kurvareve dhe shpresa per nje drejtesi autoritare-profesionale mbetet nje enderr e parealizuar.