Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sherri në KLP, zbardhet arsyeja e përplasjes mes Bogdanit dhe Stojanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sherri në KLP, zbardhet arsyeja e përplasjes mes Bogdanit dhe Stojanit
AktualitetKronike

Sherri në KLP, zbardhet arsyeja e përplasjes mes Bogdanit dhe Stojanit

Published: May 13, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka ende një vendim nëse di t’i plotësojë apo jo vakancat e Prokurorisë së Apelit, të cilës i mungojnë nëntë prokurorë.

Mbledhja e fundit ka degraduar me tone ofenduese mes anëtarit të KLP, Sokol Stojani, dhe kryetares Mirela Bogdani. Katër anëtarë, ku bën pjesë Sokol Stojani, votuan moshapjen e vakancave, sepse, siç mëson TCH nga kjo palë e votuesve, ata synojnë t’i mbajnë bosh vendet për prokurorë që janë emëruar inspektorë në ILD dhe për prokurorët e SPAK që ju përfundon mandati së shpejti.

ILD u shpreh jo zyrtarisht për TCH se pesë prokurorët që janë inspektorë pranë këtij institucioni kanë marrë zgjatje mandati në muajin shkurt.

- Publicitet -

Ndërkohë, në këtë votim rezulton se pesë anëtarë të tjerë të KLP janë ndarë në dy grupe, duke votuar hapjen e vakancave me kuota të caktuara, votim që ka shkaktuar përplasje.

Edhe në një mbledhje të mëparshme, anëtarët u përplasën nëse duhej zgjatur apo jo transferimi me pëlqim i katër prokurorëve që ju ka mbaruar afati. Pesë anëtarë votuan për vazhdimin në detyrë të prokurorëve të caktuar përkohësisht, ndërsa shumica prej gjashtë anëtarësh nuk gjeti vota për një qëndrim të unifikuar. Të kontaktuar nga TCH, shumica pretendon se nuk ka vendim, ndërsa pala tjetër pretendon të kundërtën. Ndërsa në faqen zyrtare të internetit të KLP është publikuar ky vendim, në të cilin, në mënyrë të paprecedentë, rezulton se njëri nga anëtarët që ka qenë prezent nuk ka firmosur.

Pavarësisht përçarjes për Tiranën, KLP ka shpallur më herët qëndrim për mbarimin e transferimit të disa prokurorëve në Elbasan. Qëndrimi i katër prokurorëve nga rrethet pa vendim këshilli në Tiranë pritet të sjellë reagim të avokatëve që do të kundërshtojnë si të pavlefshme veprimet hetimore.

Kriza e KLP ka një vit që ka ndarë në mënyrë të paprecedentë anëtarët e KLP, të cilët sakaq gjenden në prag të çeljes së garës për Prokurorin e Përgjithshëm, pasi aktualit i mbaron mandati në dhjetor 2026. Gara, sipas ligjit, duhet hapur në shtator, por përderisa ligji i jep mundësinë edhe personave jashtë sistemit që të konkurrojnë, procedurat nga KLP duhen hapur brenda majit, në mënyrë që institucionet të kenë kohë të mjaftueshme për verifikimet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?