Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat
EkonomiLajmi i fundit

SHIFRAT: Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat

Published: March 5, 2024
Shpërndaje

Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt po pakësohen me ritme më të larta se femrat referojnë të dhënat e krahasueshme të viteve të fundit nga INSTAT. Me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%. Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt. Mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave po i pakëson burrat referojnë të dhënat.

Sipas qarqeve, rënien më të madhe të popullsisë së meshkujve nga 2018 më 2022 e kishte Qarku i Gjirokastrës me 18% nga 5% që është mesatarja kombëtare, ndërsa i dyti renditet Berati me rënie 15%. Rënie dyshifrore të popullatës së meshkujve kishte edhe Dibra me -12%, Elbasani me -11, Fieri me -10%, Korça me -12%, teksa vetëm Tirana shënoi rritje të numrit te meshkujve me 4% gjatë 2018-2023. Në anën tjetër, popullata e femrave shënoi rënie të fortë në qarqet e Gjirokastrës Beratit dhe Dibrës përkatësisht -12, -10% dhe -11%.

Në qarqe popullata e meshkujve është në rënie më të fortë për shkak të emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe jetëgjatësisë më të ulët se në Tiranë. Ende ka një tendencë për zhvendosje nga qarqet drejt Tiranës, ndërkohë që largimi jashtë vendit ka vijuar me ritme të larta vitet e fundit. Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe tkurrjes së lindjeve. INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

- Publicitet -

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar). Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022. Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta. Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%. Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • halo efect says:
    March 5, 2024 at 9:54 am

    Fale perpjekjeve te masonit Rama ,Shqiperia po kalon ne paranivelin e popullsise se kohes se Ahmet Zogut. makina propogandistike e Masonit te pashpirt Rama qe kidnapoi PS-ne po pregatit alibine aspakt te besusheme se ky eshte nje trend normal ,se keshtu ka ndodhur ne vendet e tjera te Ballkanit se ,kerkesa e Europes per emigrante dhe herqja e kerkesave per emigracion bene te mundur kete fakt. Mirepo asnje nuk eshte i besueshem. Asnje vend i Bllkanit nuk ka kete eksod impresionues . As ne kushtet me te veshtira te historise nuk ak ndodhur kjo as para luftes se Dyte Boterore ,as ne mbarim te saj, as ne 1991 me renien e sistemit dhe as ne 1997 ne kohene trazirave ,as ne kohen e heqjes se vizave ne 2014. Shifrat e pabesueshme vjetore te ikjes prej 30.000 qytetaresh ne vit e barabarte me nje qytet sa Pogardeci qe po zbrza Atdheun tone te dashur eshte qartesisht per shkak te Politikave te dukshme te lexueshme represive ,mungeses se sherbimeve jetesore bazike adminsitrative,nbushje plot e peplote te burgjeve per vepra te vogla kundravjatje qe tregon mungesen e qellimshme e reformave social-ekonomike (ndertimet energjia elktrike,perkrahja sociale e cila u hqo ne mase me marrjen e pushtetit ) gjobitjeve te pashembullta, qe nga ato rrugore deri ne gjobitjen e kundravjatjeve , hapjen e 25 burgjeve me ilarti ne Ballkan , mungesa e sherbimit prej adminsitrates ,heqja e sporteleve per publikun dhe veshtriresimi me dixhitalizimine panevojshem te sherbimeve qe nuk terhqinin korrupsionin (psh Gjendja Civile), mungesa e rritjes se zpensioneve , grabitja e pasurive kombetare me koncesione (njesoj si satrapi Ahmet Zogu),madje shume here me keq se ai pare ne kontekstin historik dhe rrethanave aktuale. Enturazhi i tij i ngushte okult dhe vete nuk kane ndjenje dhe vetedije kombetare . Sinalin e pare e dha me armet kimike. Ju mbeshtetsit e tij jeni te iluzionuar prej tij dhe nje pjese madhe jane perfitues te favoreve . Nuk do tju falet figurave si Fatos Tarifa etj qe vazhdojne te mbeshtesin publikisht kete mason te pashpirt. Tarfa dhe te tjere si ai jane ne gjendje te kuptojne cfare eshte masoneria dhe dora e fshehte.

    Reply
  • Phoenix says:
    March 5, 2024 at 11:02 am

    Dhe Fatos Tarifa eshte Mason. Korbi-Korbit nuk ja nxjerr syte. Keshtu funksionojne keta plehrat, dhe kane nje hierarki specifike gradesh, mbi te cilen operojne, ne shoqerite sekrete ku vegjetojne. Ata e quajne ” The Brothethood “. Ne kete katogori futen pothuajse te gjithe politikanet, gjyqtaret, avokate, prokurore, analiste, artiste, pronare mediash, pronare kompanish, Bankiere e tj etj. Prandaj dhe une shpesh them per ata qe jane mosbesues se si koordinohen keta, qe kjo eshte menyra se si eshte indiltruar pothuajse c’do gje, pa u ekspozuar ne syte e publikut qe manipulohet dhe i jepet shfaqje teatri.

    Reply
  • Skenderbeu says:
    March 5, 2024 at 12:00 pm

    Lum ata qe kane mikun ne vend se do punojne me shume per te vulosur vrimat.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    March 5, 2024 at 6:12 pm

    Ja dhe Dita ne sherbim si pa dashje te Kllounit te Karnevaleve.
    Hyri marsi Dita. Ku jane rezultatet e Censusit?!
    Sipas shifrave qe ju ka ofruan Klloni dhe qe ju po ia jepni miletit per llokum nga 2011 Shqiperia qenka pakesuar me 69 956 banore
    (2.831.741 më 2011 dhe 2.761.785 nga kjo tabella e meshkujve dhe femrave).
    E hengret edhe juve ket llokum apo ashtu jane ca muhabete partie?
    Po ju sheh Enveri qe nga lart! Kujdes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?