Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkarkimi i ekipit për Asociacionin, BE del kundër vendimit të Kosovës: Po shkelni marrëveshjen…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Shkarkimi i ekipit për Asociacionin, BE del kundër vendimit të Kosovës: Po shkelni marrëveshjen…
KosovëKryesore

Shkarkimi i ekipit për Asociacionin, BE del kundër vendimit të Kosovës: Po shkelni marrëveshjen…

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

BE e ka cilësuar vendimin e qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit si shkelje të frymës së marrëveshjeve të dialogut.

Bashkimi Evropian nuk e ka parë me sy pozitiv vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila e shkarkoi nga detyra Ekipin Menaxhues që prezantoi në Bruksel draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Bashkimit Evropian, roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet. Prandaj, sipas Bashkimit Evropian, “vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen”.

- Publicitet -

Stano: Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues

Kjo u tha gjatë një deklarate në një konferencë për media në Bruksel nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano. “Prandaj, vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi Stano. Sipas tij, “palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova”, tha zëdhënësi Stano duke shtuar se “marrëveshjet e dialogut qartë thonë se ekipet menaxhuese duhet të ekzistojnë derisa të miratohet statuti i Asociacionit”.

“Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin, e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues, shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi Peter Stano. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano përsëriti qëndrimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell se “arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është e domosdoshme dhe palët të ecin përpara në procesin e integrimit evropian”, dhe se, “në rast të dështimit, do të ketë pasoja për të dyja vendet, përfshirë edhe ato financiare”. Vetëm një ditë pasi e prezantoi draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, më 2 maj në Bruksel, qeveria e Kosovës e shkarkoi nga detyra Ekipin menaxhues që ishte themeluar nga qeveritë e kaluara të Kosovës në vitin 2016. Ekipi menaxhues përbëhej nga katër persona, pjesëtarë të komunitetit serb, Danijella Vujiçiç, Jellena Bolloviç, Igor Kallamar dhe Dejan Radojkoviç. Kordinatore e ekipit menaxhues ishte Danijella Vujiçiç, në atë kohë përfaqësuese e listës Srpska, tash deputete në Kuvendin e Serbisë, nga partia e Presidentit Aleksandar Vuçiç. Për Kordinatoren e Ekipit Menaxhues, Danijella Vujiçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se “ajo është në konflikt interesi, sepse, ka dhënë betimin si deputete në Kuvendin e Republikës së Serbisë”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila e cilësoi atë si vendim “të njëanshëm” dhe “të kundërligjshëm”. “Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit. Ekipi menaxhues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit, deri në krijimin e tij”, tha drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq. Sipas draft-statutit të prezantuar nga Ekipi Menaxhes të cilin e shkarkoi Kurti, Asociacioni do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”. Këtë draft, menjëherë e hodhi poshtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi siç tha “nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës”. Ndërkohë nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar mbi Prishtinën zyrtare qe ta themelojë Asociacionin e  komunave me shumicë serbe. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha pas takimit të Brukselit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, që u arrit në Ohër, fillon me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Zbatimi fillon me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha  Escobar duke shtuar se “Ky proces është shumë i rëndësishëm dhe të dyja palët, veçanërisht Kosova, duhet ta marrë seriozisht dhe të ecë përpara në mënyrë të përshpejtuar”. Sipas tij, “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet dhe ky realitet bëhet me Asociacionin”.

Kritika edhe nga Gjermania

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të Ekipit menaxhues për statutin e Asociacionit, duke thënë se vendimi nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit. Megjithatë sipas tij, çfarëdo lloj statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit, megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështesë implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel, po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Ambasadori Rohde, në një intervistë për mediumin publik. / DW

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?