Policia e Korçës ka ekzekutuar fazën e dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”. Si rezultat janë arrestuar 23 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim.
Grupi kriminal drejtohet nga personi i njohur si “Rreli Nazifi”, emri i vërtetë i të cilit është Aurel Telhai.
Më konkretisht, janë arrestuar shtetasit: R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.
“Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.” thuhet në njoftimin e Policisë.
Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;
– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
– një sasi metadoni dhe prekusori;
– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
– 38 automjete;
– 30 aparate celular;
– 5 peshore elektronike;
– 1 radio policie;
– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.
Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.
Policia njofton se në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime në ditët në vijim.
Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
“Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark.” thuhet në njoftimin e bluve të qytetit juglindor.
o.j/dita

54 te arrestuar dhe 16 ne kerkim!
“Kaq pak”?
Ku e çojnë drgën që sekuestrojnë
Policia paska arestuar gjysmen e qytetit te Korces.
G. J. C. B. 35.g.l.k.s.all.
Cfare kuptimi ka ??!! Perse nuk jepni emrat?! Merrni shembull edhe shtypi perparuar europian. Apo rendesi ka te marresh rrogen ne fund muaji dhe na mbushin ne me shifra e shkronja.
LUMJA TI MOJ KORCE O LULE
QE I SFIDON SHOQET E TUA
KU VAJTI KULTURA JOTE
HE MOJ KORBE A SME THUA
Epo turqi nuk thame zoti Sos.
Per Ate nuk luftuan “Rilindasit” Osmanllinj si Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj?
Po te ishte ndryshe do bashkoheshin qe ne 1821-in me Heronjte e Kombit Greko-Ilyre Arvanitasit.
Ketu paguhen te gjitha.