Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkëmbehen fjalë të rënda, pse u përkeqësuan marrëdhëniet mes BE dhe Izraelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Shkëmbehen fjalë të rënda, pse u përkeqësuan marrëdhëniet mes BE dhe Izraelit
BoteLajmi i fundit

Shkëmbehen fjalë të rënda, pse u përkeqësuan marrëdhëniet mes BE dhe Izraelit

Published: May 28, 2024
Shpërndaje

Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit u përkeqësuan të hënën, në prag të njohjes së shtetit palestinez nga vendet anëtare të BE-së, Irlanda dhe Spanja dhe këmbënguljes të Madridit që ndaj Izraelit të vendosen sanksione pas sulmit të përgjakshëm në Rafah.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij propozimi, ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz njoftoi autoritetet spanjolle se nuk do të lejojë më ofrimin e shërbimeve për palestinezët në konsullatën spanjolle në Jerusalem.

Ndërkohë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell përkrahu plotësisht Gjykatën Ndërkombëtare Penale, prokurori i së cilës kërkon lëshimin e një urdhër-arresti për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe persona të tjerë, përfshirë udhëheqësit e grupit militant Hamas.

- Publicitet -

“Prokurori i gjykatës është shantazhuar dhe akuzuar për anti-semitizëm – si gjithnjë kur dikush ndërmerr ndonjë veprim që nuk i pëlqen qeverisë së Netanyahut”, deklaroi zoti Borrell. “Fjala antisemitizëm është shumë e rëndë. Është shumë e rëndësishme”.

Fjalë të rënda u shkëmbyen të hënën. Ministri izraelit Katz akuzoi Spanjën se “po shpërblen terrorizmin” duke njohur shtetin palestinez dhe duke thënë se “ditët e Inkuizicionit kanë marrë fund”. Ai iu referua një politike famëkeqe spanjolle të shekullit 15 që i detyroi hebrenjtë dhe myslimanët të largoheshin nga Spanja, të konvertoheshin në katolicizëm, apo në disa raste të përballeshin me vdekjen.

“Askush nuk do të na detyrojë të konvertojmë fenë tonë apo të kërcënojë ekzistencën tonë – ata që na dëmtojmë, do t’i dëmtojmë”, tha zoti Katz.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares i kritikoi këto komente dhe tha se homologët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia, që nuk është anëtare e BE-së, “ishin pre e provokimeve plotësisht të pajustifikuara dhe të papranueshme nga kolegët izraelitë” për shkak të planeve të tyre për ta njohur shtetin palestinez.

“Uniteti i evropianëve është thelbësor për të dërguar një mesazh shumë të fuqishëm përballë atyre që duan të na përçajnë përmes propagandës shantazhuese”, tha ai.

Ndonëse BE-ja dhe shtetet anëtare të saj e kanë dënuar fuqishëm sulmin e Hamasit më 7 tetor kur u vranë 1,200 njerëz dhe u morën peng 250 persona, blloku po ashtu ka kritikuar njësoj edhe ofensivën e Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmit, që ka lënë mbi 35,000 palestinezë të vrarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, që nuk bën dallimin midis civilëve dhe personave të armatosur.

Ministri spanjoll Albares tha se Spanja dhe shtetet e tjera kanë kërkuar nga zoti Borrell “listën e masave që BE-ja mund t’i zbatojë” për ta shtyrë Izraelin që të respektojë vendimin e GJND-së dhe të shpjegojë se çfarë ka bërë në situata të ngjashme në të kaluarën “kur kishte shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia planifikojnë ta bëjnë zyrtar vendimin e tyre për ta njohur shtetin palestinez të martën. Vendimi i tyre i përbashkët për një hap të tillë nxiti një kundërpërgjigje të ashpër nga Izraeli, duke thirrur ambasadorët e këtyre vendeve në Ministrinë izraelite të Punëve të Jashtme në Tel Aviv, ku ata u filmuan ndërkohë që po shikonin pamjet e sulmit të Hamasit me 7 tetor dhe rrëmbimin e pengjeve.

Ndonëse dhjetëra vende e kanë njohur shtetin palestinez, asnjëra nga fuqitë perëndimore nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe mbetet e paqartë se sa do të ndikojë në praktikë vendimi i tre shteteve. Njohja, megjithatë, është një arritje e rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se ky veprim i jep legjitimitet ndërkombëtar betejës së tyre.

Ministri Albares kritikoi trajtimin e ambasadorëve evropianë nga ana e Izraelit. “Kundërshtojmë diçka që nuk është pjesë e kortezisë diplomatike dhe rregullave të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”, tha ai.

“Por njëkohësisht duhet të pajtohemi që nuk do të biem pre e provokimeve që na largojnë nga qëllimi ynë”, shtoi ai. “Qëllimi ynë është të njohim shtetin e Palestinës nesër, të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të përhershëm sa më shpejt që është e mundur dhe që gjithashtu, në fund, të arrijmë paqen e plotë”.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Igor says:
    May 28, 2024 at 2:44 pm

    Kush i beson fjaleve te BE dhe te Amerkaneve jane injorante ,sikure BE dhe Amerikaneve ju interesojne Palestinezet kur qe nga viti 1948 jan masakruar nga Izraelitet dhe askush serizisht nuk kane mare masa per nji denim dhe tani i lajne duart me flale boshe ,por qellimi i botes eshte qe Palestinezet te zhduken teresisht nga Gaza dhe dote vendoset nji baze ushtarake Amerikane per ta mbrojtu Izraelin kjo eshte e verteta.

    Reply
  • Karderr says:
    May 28, 2024 at 3:16 pm

    O gjerman të humbtë vula
    Që s’i bëre mut për pula.
    Zhulsat e Kananit
    Një ditë do të venë n’pidh të satanit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?