Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët thonë se 2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Shkencëtarët thonë se 2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
KurioziteteLajmi i fundit

Shkencëtarët thonë se 2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Published: November 7, 2024
Shpërndaje

Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, tha të enjten Shërbimi për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian, Copernicus

Contents
  • Shkon në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë
  • Agjencia e OKB-së për Motin paralajmëron “alarm të kuq” pas nxehtësisë rekorde

Të dhënat u publikuan para samitit të OKB-së për klimën, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Azerbajxhan, ku vendet do të përpiqen të pajtohen për një rritje të madhe të financimit për luftimin e ndryshimit klimatik.

C3S-ja tha se nga janari deri në tetor, temperatura globale mesatare ka qenë aq e lartë saqë viti 2024 do të jetë i nxehtë në botë – nëse anomalia e temperaturës në muajt e mbetur të vitit nuk bie nën zero.

- Publicitet -

“Shkaktari thelbësor, kryesor i rekordit të këtij viti është pikërisht ndryshimi klimatik”, tha për Reuters drejtori i C3S, Carlo Buontempo.

Shkon në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë

“Klima po ngrohet në përgjithësi. Po ngrohet në të gjitha kontinentet, në të gjitha pellgjet e oqeanit. Prandaj pritet që këto rekorde të vazhdojnë të thyhen”, tha ai.

Shkencëtarët thanë se 2024-ta do të jetë gjithashtu viti i parë në të cilin planeti është më i ngrohet për 1.5 gradë, krahasuar me kohën paraindustriale, 1850-1900, kur njerëzit filluan të djegin lëndë fosile në shkallë industriale.

Emetimet e dyoksidit të karbonit nga djegia e thëngjillit, karburanteve dhe gazit, janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale.

Çdo rritje temperature nxit mot ekstrem. Në tetor, qindra njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve katastrofike në Spanjë. Zjarret rekorde goditën Perunë, ndërsa përmbytjet në Bangladesh shkatërruan më shumë se 1 milion tonë oriz, duke bërë që të rriten tej mase çmimet.

Agjencia e OKB-së për Motin paralajmëron “alarm të kuq” pas nxehtësisë rekorde

Në SHBA, ndërkohë, uragani Milton u bë më i vrazhdë si pasojë e ndryshimit klimatik të shkaktuar nga dora e njeriut.

C3S filloi regjistrimin e rekordeve në vitet ’40, të cilat verifikohen me rekordet e temperaturave të regjistruara qysh nga vitet 1850.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Phoenix says:
    November 7, 2024 at 11:00 am

    Harruan te shtojne dhe pordhet e Lopeve si shkaktare te pervelimit Global. Lopet kane filluar pjerdhin ca si shume keto vitet e fundit, dhe pulat po kakarisin pa pushim Dioksid karboni, duke ja shqyer veren Ozonit. Por c’fare nuk na thone keta “ekspertet” shkenceror, eshte se Dioksidi i Karbonit perben vetem 0.05% te atmosferes dhe quhet dhe gazi i jetes, pa te cilin nuk ka jete te Flora. Dhe pa Floren nuk ka Oksigjen dhe ushqim qe te jetoj dhe Fauna. Une e kam thene shpesh, qe keta jane kult i vdekjes. keta duan ta kthejne Token ne Mars dhe ta transformojne Planetin nga qenie me Biologjike me baze karboni, ne qenie robotike Silikoni.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 7, 2024 at 11:08 am

    Se keta jane si puna e atij arsonistit, qe naten u ve flaken shtepive dhe diten ben zjarrfiksen.

    Reply
  • ¿? says:
    November 7, 2024 at 5:11 pm

    Klima eshte nje funksion me jashtezakonisht shume variabla, shumica dermuese e te cileve jane te pakontrollueshem dhe te paparashikueshem. Si e tille pra vete klima me te gjitha parametrat e saj ka ecurine e vet qe percaktohet jo vetem nga faktore te perhershem dhe te qendrueshem, por edhe nga shume faktore te rastit qe mund te mos kene lidhje te drejtperdrejte me vete ate. Ne te gjithe historine e planetit, pra edhe kur planeti ishte i papopulluar me njerez klima ka pasur luhatje te jashtezakonshme, aq sa edhe i kane vene emrin epokave te caktuara, keshtu p.sh njihet epoka e akullnajave kur planeti ne pjesen me te madhe te siperfaqes ishte i mbuluar me akull. Mbetjet e ketyre akullnajave jane akoma ne vende te ndryshme ne bote edhe sot. Sikurse ka pasur periudha te gjata me thatesi te jashtezakonshme dhe temperatura te larta, mbeturinat e te cilave sot jane shkretetirat, si psh Saharaja. Qe tashti planeti eshte duke kaluar nje periudhe me rritje temperaturash kjo edhe mund te jete e vertete. Problemi qendron ne spekullimin qe bejne sot te ashtuquajturit shkencetare se shkaktar i kesaj ngrohje eshte veprimtaria njerezore. Kjo sigurisht u vjen per mbare edhe politikaneve qe me kete rast kane me se te merren, kane perse te flasin dhe kane me se t’ua pjerdhin mendjen miletit injorant qe eshte mesuar ta haje sapunin per djathe. Ne boten e sotme ku diferencat ideologjike sa vjen e behen me te ngushta, pra kur “armiqte” jane zhdukur e po zhduken gradualisht (sigurisht me pejashtim te “terroristeve”, qe kane edhe ata pjesen e vet ne diskursin politik te kohes, eshte e zorshme per politikanet t’i gjejne vetes subjekte per te cilat te mbajne fjalime e te duken shpetimtare.

    Reply
  • demo says:
    November 7, 2024 at 7:08 pm

    Ketu tek klima jam i nje mendje me Phoenixin. Toka ka duruar vullkane te tmerrshem si ai i Krrakatoas ne 1815 mos gaboj qe mbuoi djellin ne Atmosferen e Rruzullimit per dy vjet.Uli temperaturat,qe ngriu 500 mije ushtare te Napolonit ne Rusi,.Erdhi zavalli pa ushtrii ne Paris.Keta qe nxisin alarme te kota jane njerezit me te poshter te Planetit,qe kushedi cfare lufte berthamore kane ne Mendjen e prape.Kur u celen Xhamite,per kuriozitet vajta te degjoj kryeHoxhen Hafzi Sabri Kocin,.Hoxhe Sabriu truante hajdutet,kur ky fenomen ishte ende tek xhepistet e trenave,,Mallkonte Kriminelat,kur ata pak Diktatura e proletariatit i kishte futur 7 pash nen dhe,-pushkatim.Kush vriste,vritej.
    Vinte Allarmin per Gjakmarrjen,kur gjakmarrja nuk egzistonte ne 1991.I kishte rrafshuar parti-enveri ato fenomene te prapambetura te Kanunit Leke Dukagjinit,.Po oratori deklamonte me Terbim,,te thuash se krimi organizuar kishte mbytur Shqiprine..
    Ja ku a mbrritem asaj dite qe Lektorri i terbuar,Nastradamusi i Djallezise,,E SOLLI.E KRIJOI NGA HICI.
    Krimi ne Shkoder ku llomotisti qeni terbumm,eshte sot perditshmeri.Shkodra eshte bere Palermo.Gjakmarrja ka ngujuarr dhjetra qindra femije..Ne 1991 Shqiperia kishte gjithe e gjithe,.tre qen te terbuum.Sali Berisha,,Azem Hajdari,,Hafyz Sabri Koci. Kane kaluar 34 vjet Morbi Terbimit u injektua ne mase si kovidi kinez,qe s`ka vaksine,qe i ben derman.
    C`pune kishim ne te nxirrnim nga gropa kadavrat Fetare?Shyejtani ne gropet,,ne do ti nxirrnim.
    Keta jane nana,baba gjyshi kriminalitetit dhe gjakmarrjes,.Ata 4 vete qe u vrane dje,,po kaloi java dhe nuk kane marre
    hak,,hoxha nuk i qas ne xhami.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?