Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkolla “Ibrahim Hima” do rindërtohet nga e para, tre herë më e madhe, Veliaj: “Më intereson shumica e heshtur, jo pakica zhurmuese, që lë jahtin me pushime dhe vjen të protestojë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkolla “Ibrahim Hima” do rindërtohet nga e para, tre herë më e madhe, Veliaj: “Më intereson shumica e heshtur, jo pakica zhurmuese, që lë jahtin me pushime dhe vjen të protestojë”
Aktualitet

Shkolla “Ibrahim Hima” do rindërtohet nga e para, tre herë më e madhe, Veliaj: “Më intereson shumica e heshtur, jo pakica zhurmuese, që lë jahtin me pushime dhe vjen të protestojë”

Published: August 15, 2024
Shpërndaje

Qytetarët e Prushit, si një nga zonat më industriale të Tiranës, përveç investimeve dhe zhvillimit rezidencial të saj, do të kenë shkollën e tyre të re, me kushte moderne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla “Ibrahim Hima” do të jetë një “pikë graviteti” për gjithë komunitetin. Ajo do ndërtohet tre herë më e madhe se ajo ekzistuese, duke njehsuar kështu standardin e shkollave në qendër me ato të periferisë.

“Nëse do kishte medalje olimpike për shkollat e reja, Bashkia e Tiranës do ishte patjetër fituese. Kemi ndërtuar mbi 44 shkolla të reja. Sot shkojmë në një shkollë totalisht moderne, siç janë edhe gjithë shkollat e tjera. Siç kemi bërë “Bedri Llagamin”, ashtu do bëjmë edhe shkollën “Ibrahim Hima”. Do të shkojmë nga një shkollë e ndërtuar në vitet ’60, pra 64 vite më parë, në një shkollë me standardet e vitit 2024”, tha Veliaj.

Për kreun e Bashkisë, mbështetja nga shumica e heshtur është gjithmonë ajo që i çon përpara projektet për qytetin. Veliaj tha se nuk i intereson aspak pakica që bën zhurmë.

- Publicitet -

“Mua më intereson shumica e heshtur, jo ajo pakicë që bën zhurmë dhe lë jahtin në pushime, për të ardhur e protestuar e për të thënë atë refrenin banal: ‘E duam aty ku ishte ,siç ishte’. Aty ku ishte patjetër, por shumë herë më të madh dhe shumë herë më të bukur. Si me parimin e teatrit, aty ku ishte, por diçka ultra moderne, kështu edhe për shkollën. Do ndërtohet këtu ku është, por shumë më moderne, me një sipërfaqe më të madhe, me ambiente dinjitoze, jo me furrikun që shërben për nevojat personale, jo me ferrat që rrethojnë shkollën, pa hapësira sportive. Aty ku ishte, por shumë herë më të madhe, shumë herë më të bukur dhe shumë herë më të fortë”, theksoi ai.

Teksa falenderoi banorët e zonës, kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin e tyre, sa i përket nevojës për shpronësim, për t’i hapur rrugë një projekti me standarde cilësore, që sipas tij, do të rrisë vlerën e pronës dhe do të jetë “qershia mbi tortë” për komunitetin e zonës së Prushit.

“Kemi një nevojë për shpronësim. Do kërkojmë mirëkuptim dhe do i paguajmë qytetarët, sipas ligjit dhe çmimeve të referencës. Siç e patë, toka është djerrë, pra nuk do i prishim terezinë askujt. Nuk është se ajo tokë po banohej, kultivohej apo punohej. Kjo do të thotë që sa e kemi këtë mundësi, që na vjen një herë në shekull, ta bëjmë siç duhet shkollën. Ne do të ndërtojmë një shkollë me tre kate, shkojmë nga 450 në mbi 2500 metra katrorë sipërfaqe. Do të kemi një palestër, e cila do jetë buzë rrugës kryesore të Prushit, që lidh Prushin me Brokajn. Thelbi është: Do ta bëjmë këtë sakrificë duke pasur parasysh që ëndrra që po realizohet këtu dhe projekti do jetë diçka që ia vlen, ia vlen sakrifica, mundi dhe gjithë durimi i qytetarëve të mrekullueshëm të Prushit, që dua t’i falënderoj me gjithë zemër”, u shpreh Veliaj.

Veliaj e konsideroi ndërtimin e shkollës së re si një mundësi fantastike për të gjithë prindërit, të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në kurse sportive dhe inkurajuar jetesën e shëndetshme.

“Do të jetë aksesi i palestrës, mu buzë rrugës, që pavarësisht orareve të mësimit apo të shtunë e të dielë, e ditëve të pushimit apo ditëve të verës, të ketës akses tek palestra dhe fusha e sportit që do bëjmë mbrapa, që të inkurajojmë një jetë të shëndetshme. Një lojë në skuadër dhe fëmijë që rrinë në një ambient, nuk dalin në xhade, nuk rrinë nëpër kafe e nëpër bare, por rrinë në ambientet e shkollës, jo vetëm për të bërë mësim, por edhe për t’u zhdërvjelltësuar fizikisht e për të qenë pjesë e një skuadre, e ku i dihet, ndoshta nga Vaqarri na vijnë medaljet e ardhshme”,  tha kryebashkiaku.

Shkolla ekzistuese “Ibrahim Hima” do rikonstruktohet totalisht dhe vendin e saj do e zërë një shkollë me sipërfaqe gati 5-fish më e madhe, me ambiente të shtuara, të trefishuara, me një palestër të re, me salla rekreative, sallë multifunksionale dhe ambiente të tjera sportive të jashtme, në funksion të fëmijëve të kësaj zone.

 

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  • Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?
  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarët e KLP kërkojnë sërish përjashtimin e njëri-tjetrit
  • Rama: Çdo deputet që do fusë dikë në punë me telefon do jetë vepër penale

Komentet e Fundit

  1. O klluf on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  2. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  3. Lala i Lushnjes on EMRI: Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve
  4. Dashi on Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  5. Mjeku on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?