Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njihet si biznesmeni i salçiçeve, shpallet në kërkim Sokol Meqemeja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Njihet si biznesmeni i salçiçeve, shpallet në kërkim Sokol Meqemeja
KronikeLajmi i fundit

Njihet si biznesmeni i salçiçeve, shpallet në kërkim Sokol Meqemeja

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi po ndërtonte pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike.

Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, Sarandës dhe IKMT Tiranë me Inspektoriatin e Mjedisit.

Hetimet nisën menjëherë pas informacioneve se po ndërtohej në tokën shtet dhe pa leje investimi i ri, një një impiant gazi (TEC). Policia njoftoi sot se janë arrestuar në flagrancë 2 inxhinierët e kompanisë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi.

- Publicitet -

Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.

Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve dhe importues i salçiçeve “Wudy”.

Përveç ‘Delvina Gas’ ai njihet edhe si pronari i “Frigo Food Albania” (kompani mishi), ku evidentohet në dosjen e SPAK ndaj Arben Ahmetaj, si pjesëmarrës në transaksionet me të cilat ish-zv.kryeministri në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka fshehur origjinën e disa prej pasurive të tij. Sipas prokurorisë, biznesmeni i ka dhënë 140 mijë euro Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mirësia says:
    July 29, 2025 at 12:47 pm

    Zjarri në fillim ka prekur mëndjet e shqipëtarëve, në se ajo mendja e tyre do të ishte në rregull toka shqiptare nuk do të digjej.
    Një njeri i mënçur dhe i përulur e zbukuron dhe lulëzon vendin e tij.
    Kujdes mëndjen se janë kohë të vështira!
    Ne shqiptarët kemi disa kohë që kemi shkelur në dërrasë të kalbët, familja dhe njërëzlliku në krizë të jashtëzakonshme.

    Reply
  • Toki says:
    July 29, 2025 at 2:04 pm

    I njohur, fame madh, i famshem……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?