Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë, pas shpërthimit në një restorant në qytetin Yinchuan, kryeqyteti i rajonit Ningxia, në Kinën veri-qendrore. Hipotezat e para tregojnë për një rrjedhje gazi si shkak të shpërthimit tragjik, duke shkaktuar kaos dhe shumë viktima, teksa numri ende nuk është zyrtar.
