Policia ka arrestuar sipërmarrësin 32-vjeçar, Leonard Gjini në Lushnjë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda, pas shpërthimit në kapanonin ku humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre dhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Leonard Gjini, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Por çfarë ka dëshmuar sipërmarrësi pas shpërthimit që i mori jetën baba e bir?
Leonard Gjini ka deklaruar se nuk kishte dërguar asnjë punonjës në kapanonin e deputetit Çela dhe se nuk e kishte idenë çfarë punimesh po kryheshin.
Sipërmarrësi ka deklaruar se nuk ka pasur lidhje me punonjësit që ndodheshin aty dhe po priste momentin kur objekti të ishte gati për fillimin e punimeve.
Ai ka dëshmuar se lidhi kontratën me deputetin socialist, i cili gjithashtu mbeti i plagosur nga shpërthimi, në datën 27 nëntor dhe është konfirmuar për fillimin e punimeve më 10 shkurt.
“Është pyetur shtetasi shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Cela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhje me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt.
Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Kujtojmë se shpërthimi ndodhi pasditen e së premtes (1 mars) teksa një vinç ku ndodheshin dy viktima Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime.
Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.
Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ishte pronar i kapanonit që po ndërtohej.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të ndodhur në një kapanon në ndërtim, më datë 01.03.2024.
Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:
L. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.
Si pasojë e shpëthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
j.l./ dita

E pare e Punes,duhen arrestuar Personat qe kane dhene Leje Ndertimi poshte Linjes Tensionit Larte.
Te verifikohet Leja Ndertimit dhe gjithe Dokumentacioni,,Si ka perfituar Deputeti plagosur Leje Ndertimi ne Ate truall,ne kundershtim Flagrant me Ligjet.Kush te lejon ty te saldosh poshte Tensionit te Larte?
Distancat jane te percaktuara nga rregullpre Strikte Nderkombetare,,jo te shqiptareve,se te jete per gomare shqiptare,deputete,kryeministra koqe gomari jane e kane mendjen per te grabitur troje ndertimi.
Po te shohesh gjithe tragtjedite e ketyre 33 viteve rrumpalle,,Llafollogjia,ketyre sikur jane profesoret e Botes,,puna qe bejne ne terren Jane Muterit e Botes,felliqsira anadollake,qe as ne Mesjete nuk punohej keshtu.
Te hipesh Bombolen e oksigjenit maje Havase me koven e Vincit,,Deputeti qendron poshte koves duke pare Saldimin,,7-8 sehirxhij i bejne shoqeri,.Shqiperi hesapi!Do gajasen majmunet kur ta marrin veswh.
Edhe un kam nje firme ndertimi ne shqiperi por jetoj prej vitesh ne kaliforni
Me lind pyetja nqs do ishte firma ime kjo, duhej te kthehem nga kalifornia dhe te shkoj ne burg?
Po sikur kjo te ishte nje aksident ne fabriken tesla ne durres elon musk duhej te vinte ne burgun e peqinit meqe eshte pronari i firmes?
Kjo menyra e ndjekjes penale sepse je thjesht pronari i dickaje behet per te shpetuar deputetin dhe krejt zinxhirin e
prokurimit te lejes se ndertimit, vendin e papershtatshem,
Inspektimin personal ne nje kantier
Jam i bindur qe ky kantier po qe se germohet si duhet na del edhe investim strategjik