Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqetësim për situatën e sigurisë në veri”, PE kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shqetësim për situatën e sigurisë në veri”, PE kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
AktualitetKosovë

“Shqetësim për situatën e sigurisë në veri”, PE kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Published: February 20, 2025
Shpërndaje

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten (20.02) prezantohet draft-raporti për Kosovën nga i cili kërkohet heqja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Raporti është përgatitur nga Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe dhe për shkak të veprimeve të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Masat ndaj Kosovës përfshinë ngrirjen e disa fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë. “Bëjmë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”, thuhet në dokument.

Shqetësim për situatën e sigurisë në Kosovë

- Publicitet -

Edhe më herët Parlamenti Evropian ka kërkuar dhe e mbështet kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe vendi t’i bashkohet edhe programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Shqetësim shprehet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, sidomos pas sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe sulmit me mjet shpërthyes në kanalin e ujit Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024.  Draft-raporti thekson se “autorët e këtyre veprave të dhunshme, të nxirren para drejtësisë”. Aty shprehet keqardhje “përse Serbia nuk i ka nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmit terrorist në Banjskë, përfshirë ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq”.

Kritika për dobësitë në sistemin e drejtësisë, vlerësim edhe për progresin

Në draft-raportin për Kosovën të raportuesit Riho Terras, shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë, sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve, duke u theksuar qartë edhe gjendja jo të kënaqshme sa i përket korrupsionit dhe rezultate jo të kënaqshme në hetime dhe dënime të rasteve. “Përsërisim shqetësimin për vonesat në rastet gjyqësore dhe kritikat nga ana e zyrtarëve të Qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale”, thuhet në draft-raport.

Pas konsultimeve me partnerët, Terras shkroi se duke marrë parasysh gjetjet e Komisionit Evropian, nënvizohet megjithatë, se ka “progres domethënës në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe lirive, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të funksionimit të ekonomisë së tregut”, por shprehet keqardhje në “përparimin e limituar në sundimin e ligjit”.

Si do të veprohet më tej me draft-raportin?

Në draft-raport shprehet gjithashtu mbështetja për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të njëjtën kohë përshëndetet emërimi i Peter Sorensen,  në postin e të ngarkuarit të BE-së për këtë dialog. “Vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe se përpjekjet për ta nxjerrë vendin nga një zonë gri, janë në interes edhe të Kosovës, edhe të BE-së”, thuhet në raport, ku mbështetet po ashtu aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe ftohen vendet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesa të tjera.

Pas paraqitjes së këtij draft-raporti në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, deputetët e PE-së do të kenë mundësi të paraqesin edhe amendamente shtesë. Draft-raporti pritet të votohet së pari në Komisionin Parlamentar, e më pas raporti duhet të miratohet si një rezolutë e Parlamentit Evropian.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?