Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, e dyta në Europë për normat më të larta të vdekshmërisë foshnjore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria, e dyta në Europë për normat më të larta të vdekshmërisë foshnjore
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria, e dyta në Europë për normat më të larta të vdekshmërisë foshnjore

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, por treguesi i vdekshmërisë foshnjore mbetet i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, në 1000 lindje të gjalla humbën jetën 6.1 foshnja, nga 6.5 në vitin 2022. Me këto rezultate, Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore dy herë më të lartë se mesatarja europiane më 2022, me 3 vdekje në 1000 lindje të gjalla.

Shqipëria, me të dhënat e vitit 2023, renditet e dyta për vdekshmërinë foshnjore më të lartë në Europë, pas Turqisë (9.2). INSTAT raportoi se në vitin 2023, janë regjistruar 144 vdekje foshnjore, 52,1% janë neonatal i hershëm (0-6 ditësh), 18,0% neonatal i vonshëm (7 -27 ditësh) dhe 29,9% janë postneonatal (28-365 ditësh).

Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 49,3%, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 20,1% dhe “Anomali të bashkëlindura” me 9,7% të vdekjeve të regjistruara. Mjekët pohojnë se Shqipëria ka vdekshmëri të lartë foshnjore për shkak të mungesës së mjekëve neonatalë.

- Publicitet -

Neonatologjia është një degë e pediatrisë që trajton shëndetin e foshnjave në 28 ditët e para të jetës. Duke pasur fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e bebes, mjekët pediatër nuk preferojnë të specializohen në këtë drejtim. Ata e shohin më të udhës të punojnë si pediatër i përgjithshëm, pasi do të mbulojnë problemet shëndetësore për fëmijë deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatologët të cilët duhet të specifikohen për bebet njëmuajshe.

Gjithnjë e më pak mjekë të rinj zgjedhin këtë profesion, ndërkohë që kërkesat për shëndetin e bebeve në ditët e para të jetës janë në rritje. Pothuajse të gjitha spitalet rajonale nuk kanë mjek neonalatë po vetëm obstetër. Para 6-7 vitesh, në dy maternitetet publike të Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” ishin 20 mjekë neonatalë, ndërsa tani nuk janë as gjysma e tyre. Si në të gjitha grupet e sëmundjeve, stili i jetesës ndikon te shtatzënitë dhe sëmundjet pas lindjes. Mosha e martesës te gratë po rritet, gjithashtu pirja e duhanit, alkoolit, obeziteti janë gjithnjë e më të përhapura te gratë.

Për shkak të këtyre ndryshimeve, tani gjithnjë e më pak nëna lindin në mënyrë natyrale dhe gjithnjë e më pak zgjedhin t’i ushqejnë foshnjat me gji. Entet publike përgjegjëse për të shqyrtuar këta faktorë dhe ndikimin e tyre në vdekshmërinë foshnjore ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë studim, por të dhëna të tërthorta tregojnë se, paralelisht me rritjen e kontrolleve mjekësore, modeli i jetës te nënat e reja po ndryshon me shpejtësi.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?