Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria renditet e teta në Eurovision, fitoren e merr Austria, ja si votuan për vendin tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Shqipëria renditet e teta në Eurovision, fitoren e merr Austria, ja si votuan për vendin tonë
KultureLajmi i fundit

Shqipëria renditet e teta në Eurovision, fitoren e merr Austria, ja si votuan për vendin tonë

Published: May 18, 2025
Shpërndaje

Shqipëria u rendit në vendin e 8-të në Eurovision Song Contest 2025 përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” teksa kompeticioni u mbajt në Basel të Zvicrës.

Performanca u karakterizua nga energji dhe një vizualitet që solli në skenë simbole kombëtare në një formë bashkëkohore. “Zjerm” u dallua për stilin e tij të veçantë dhe përpjekjen për të përfaqësuar një identitet muzikor modern që nuk harron rrënjët.

Përmes një skenografie të kuruar, kënga përcolli një mesazh për bashkëjetesë kulturore duke lënë gjurmë me origjinalitetin e saj. Kënga përfaqësuese e vendit tonë mori në total 218 pikë. Juritë profesioniste të vendeve që merrnin pjesë e vlerësuan Shqipërinë me 45 pikë në total teksa Franca ishte i vetmi vend që vlerësoi këngën “Zjerm” me 12 pikë, maksimalet.

- Publicitet -

Mali i Zi ishte gjithashtu një tjetër vend që vlerësoi Shqipërinë me pikë të larta duke dhënë në total 10 të tilla. Italia nga ana tjetë e vlerësoi performancën e Shqipërisë me vetëm 3 pikë. Ndryshimi i rezultatit erdhi nga votat e publikut nga ku Shqipëria mori 173 pikë.

Austria u shpall fituese e Eurovision Song Contest 2025 mbajtur në Bazel të Zvicrës me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngën “Wasted Love”. Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.

Kështu, Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 178 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, në një edicion të shënuar nga përplasjet në qendër të qytetit të Bazelit mes policisë dhe protestuesve pro-palestinezë, disa prej të cilëve tentuan të hynin edhe në skenë gjatë performancës së këngëtares izraelite, Yuval Raphael.

Vendi i tretë në kompeticion u mor nga Estonia me një total prej 356 pikësh e përfaqësuar nga Tommy Cash me këngën Espresso Macchiato.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Besim Mustafaj says:
    May 18, 2025 at 10:12 pm

    A mund ta shpjegoj njeri kush k ka votu per izraelin??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës
  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?