Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria thellon avantazhin në shtesë dhe merr fitore fantastike në Faroe! (Moldavia e përmbysje e çmendur ndaj Polonisë)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria thellon avantazhin në shtesë dhe merr fitore fantastike në Faroe! (Moldavia e përmbysje e çmendur ndaj Polonisë)
AktualitetKryesoreSport

Shqipëria thellon avantazhin në shtesë dhe merr fitore fantastike në Faroe! (Moldavia e përmbysje e çmendur ndaj Polonisë)

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Shqipëria po luan ndaj Ishujve Faroe në transfertë. Sfida e tretë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Kombëtarja e nisi mirë takimin, me vrull dhe sulm, teksa në nisje të minutës së dytë (65 sekonda) ka shënuar Cikalleshi, por goli fatkeqësisht është anuluar në mënyrë paksa të dyshimtë. Vendimi i anësorit ishte se ndodhej në pozicion jashtë loje.

Në minutën e 13-të një tjetër rast i frikshëm për kuqezinjtë, por Kristjan Asllani provon nga larg me një goditje potente, teksa topi kaloi pak mbi tra. Dhe teksa ka ardhur minuta e 20-të e takimit, pas presionit të pafund dhe në thellësi të kombëtares me taktikë sulmuese, ka ardhur avantazhi.

- Publicitet -

Një perlë e Nedim Bajramit dhe 0-1 për Shqipërinë. Ka qenë një pas inteligjent, asist nga Asani dhe Bajrami i vetëm në diagonal nuk gabon, duke ngritur peshë ata 70 tifozë kuqezinj në stadiumin e Torshavn.

Minuta e 30-të, kombëtarja arrin të fitojë një penallti, por duket se nuk është dita e Sokol Cikalleshit.

Vertikalizim super i Taulant Seferit për Sokol Cikalleshin. Ky i fundit pengohet në zonë. Penallti për kuqezinjtë, por portieri kundërshtar grushton goditjen e sulmuesit kavajas. Megjithëse vetëm me portierin kundërshtar, e shpërdoron rastin e dyfishimit dhe sigurimit të rezultatit, duke u dhënë jetë dhe shpresë vendasve.

Dhe jo vetëm kaq, sepse dështimet e pafundmve të Cikalleshit me dy raste të tjera në minutat 42 dhe 44, dukshëm treguan se vendasit do përfitonin.

Dhe gjëma erdhi si gjithnjë në fund. Minuta e 45+1 dhe vendasit arrijnë të surprizojnë kuqezinjtë. Kush nuk shënon e pëson…ligji i pashkruar i futbollit. Pak para se gjyqtari të fërshëllente, Odmar Faero vuri barazpeshën duke shënuar me kokë pas një godije dënimi, duke shtangur djemtë e Sylvinho. Mbyllet në barazim pjesa e parë.

E dyta nisi përsëri me nerv dhe vrull nga tanët, teksa përpjekjet u finalizuan në minutën e 50-të, këtë herë me një gol nga mbrojtja, prej Kristjan Asllanit, që nuk gaboi sikurse Cikalleshi, duke kaluar në avantazh përsëri kuqezinjtë. Madje ka qenë një eurogol, gjuajtje nga jashtë zone në gjysmë parabole, ndoshta edhe për t’u votuar si më i miri i javës EURO 2024.

Minutat e tjera ishin më shumë dominim i kuqezinjve dhe me raste të shpërdoruara. Por do vinte shtesa e lojës, minuta e 91, kur Ernest Muçi, ish-i i Tiranës të shënonte dhe golin e tretë për kombëtaren dhe vuloste fitoren.

Rivali ynë i grupit, Polonia, ka kaluar në avantazh në Moldavi, 0-1, me gol të Milik dhe më pas me Levandovskin duke e dyfishuar 0-2. Por pjesa e dytë nisi ndryshe, teksa moldavët shkurtuan rezultatin në 1-2 me Nicolaescu në minutën e 48-të dhe e përmbysën duke barazuar në minutën e 62-të, po me të njëjtin autor goli, por që u anulua për parregullsi. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe në të 79-ën ishte përsëri Nicolaescu që vuri barazpeshën për moldavët, duke i dhënë shanse Shqipërisë për kreun e tabelës dhe jo vetëm kaq. Sepse në minutën e 85 polakët panë t’u shembet bota kur vendasit shënuan përsëri përmbysne historike në 3-2, me gol të Baboglo.

Trajneri Sylvinho ka bërë dy ndryshime krahasuar me takimin e fituar 2-0 ndaj Moldavisë. Me Kristjan Asllanin dhe Taulant Seferin në vend të Keidi Bares dhe Myrto Uzunit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  2. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?