Shqipëria po rrit rolin e saj si një aleat aktiv i NATO-s, duke u angazhuar jo vetëm në modernizimin e kapaciteteve të brendshme mbrojtëse, por edhe në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.
Sipas të dhënave të publikuara nga instituti holandez Oryx, vendi ynë ka dërguar drejt Ukrainës një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe municionesh. Konkretisht, Shqipëria ka dorëzuar 22 mjete të blinduara amerikane M1224 MaxxPro, dy ambulanca ushtarake dhe një sasi të papërcaktuar predhash mortajash të kalibrave 7.62 mm, 60 mm dhe 82 mm. Dërgesat janë kryer gjatë vitit të kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti. Zyrtarisht, qeveria shqiptare nuk e ka pranuar e as mohuar transferimin e armëve, duke u mbështetur te ligji për sekretin ushtarak, i cili lejon shmangien e disa procedurave kur bëhet fjalë për ndihmë emergjente ushtarake ndaj shteteve të huaja.
Në paralel, Shqipëria po forcon edhe vetë kapacitetet e saj mbrojtëse. Gjatë një vizite në Bazën Ajrore të Kuçovës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se investimet e fundit po e shndërrojnë këtë bazë në një pikë kyçe për sigurinë rajonale. Ai bëri të ditur se brenda pak javësh do të përfundojë infrastruktura për mirëmbajtjen e dronëve, ndërsa rikonstruksioni i hapësirave stërvitore tashmë ka përfunduar, duke ofruar kushte optimale për personelin ushtarak.
Baza është pajisur me logjistikë dhe armatim sipas standardeve moderne, duke e bërë atë të gatshme për operacione të përbashkëta me aleatët e NATO-s. Sipas Vengut, ky është vetëm hapi i parë i një procesi më të gjerë modernizimi, që synon të rrisë aftësitë e Forcës Ajrore dhe sigurinë kombëtare.
Në këtë mënyrë, Shqipëria po tregon se është jo vetëm një vend pritës i investimeve strategjike të NATO-s, por edhe një kontribues i drejtpërdrejtë me armë dhe pajisje ushtarake për aleatët e saj në kohë krize.
j.l./ dita

Amerika zhvendos 22 mjete te blinduara amerikane e 2 ambulanca ushtarake te dislokuara ne Shqiperi ne kuader te NATO e i nis per Ukraine.
Kjo eshte ajo qe mund te quhet “ndihma” e Shqiperise atje ne luften ne Ukraine (!)
E beri mrekulline shen Thomai.Amerika i fal Shqiprise 22 kamione.Shen Thomai me frymen e shenjte i prodhoi vete 22 kamionet mjete te blinduara dhe i dergoi ne Ukraine,Te ishte NISH goma Durres ne pune,do thoshim,i ka ndrruar kopertona,komardare,por edhe Ajo ka 34 vjet qe eshte rrafshuar.Predhat e mortajave i ka proodhuar Policani ne 80-90,Sot eshte ne ndryshkut. O rrenacak,shteti jot nuk prodhion dot nje kokerr gozhde.
Po te kesh kesoj kamionash,predha,Blinda,tanke,aviona,,dergoja Kosoves,o te hengerte mortja,se Atje i duhen Kombit shqiptar.Ukrainen ka kush e furnizon.
Ja na plasi hajdari pët Kosovën . Rama shkoi në Kosovë herën e fundit Kurti që mos e takonte shkoi në Greqi . Po pse borxhin ja kemi Kosovës
nje lutje per moderatoret e Dites dhe te shtypit shqipfoles
Ne te tilla sebepe ndryshoni titullin sepse po talleni me lexuesit
Me e drejte do ishte interpretimi qe Amerika i dhuroi Shqiperise para ca kohesh
x- mjete te blinduara .
y- ambulanca dhe
z- predha
dhe tani keto dhurata po ja jep Ukraines
pra ketu nuk ka merite Shqiperia
Amerika ne 1999 humbi nje shans te arte qe ne ate kohe kur “hekuri ishte i nxehte” te kishte shpallur Kosoven territor te Natos dhe atehere komentuesit “demo” do ti plotesohej deshira e tij e drejte atdhetare.
Kosova e sotme nuk i duhet as shqiptareve as Nato-isteve dhe as dreqit..
Ksaj i thone
“nga kali huj zbret n’uj”
Ishin 23 mrap qe amerika i dhuroi shqiperise pastaj nga ukraina na del qe ata 23 mrap na ishin 22 kurse 23-ta paskash qene ambulance
Kam nje pyetje idjote po sikur ata mjete te ishin blere me buxhetin e shqiptareve do i kishte çuar km ne ukraine?
Jo or chp na duhet,Kosova e sotme na duhet me shume se shqipria NATOS.