Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Duhet të kemi turizëm të nivelit të lartë, të mos profilizohemi vetëm si ‘low cost’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rama: Duhet të kemi turizëm të nivelit të lartë, të mos profilizohemi vetëm si ‘low cost’
EkonomiKryesore

Rama: Duhet të kemi turizëm të nivelit të lartë, të mos profilizohemi vetëm si ‘low cost’

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama theksoi se vendi ynë nuk duhet të mbetet në turizmin low cost. Gjatë fjalës së tij në konferencën për bilancin e sezonit turistik, kreu i qeverisë theksoi se duhet punuar për të tërhequr turizmin e lartë, që rrjedhimisht do të sjellë edhe më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare.

“Hoteleria, e cila ka nevojë të zhvillohet më shumë sepse kjo kërkesë e rritur ka nevojë për më shumë hotele por shqetësimi është që Shqipëria të mos karakterizohet dhe të përmbyllet në perceptimin e ri që ka krijuar si një vend i turizmit low cost. Nuk mund të jemi një vend i turizmit low cost, duhet të jemi një vend edhe me turizëm të lartë sepse ata sjellin shumë më tepër para për ekonominë tonë. Prandaj duhet të krijohen portet turistike dhe që Shqipëria të bëhet një vend që të sjellë sa më shumë jahte dhe anije të vogla turistike, dhe sa më shumë turistë, të cilët kur prekin tokën, konsumojnë 50 herë më shumë sesa njëri që vjen përmes tokës. Këtu shtoj nevojën që ne të kemi parasysh se historia e fshatrave turistike, ku duhet të kalosh mes dy viteve për të gjetur rrugën mes detit është një histori e mbyllur, sidomos në zonat strategjike.”, u shpreh Rama.

Në fund, ai theksoi se duhet shtrirë koha e Shqipërisë turistike në 12 muajt e vitit si edhe gjithashtu të zhvillojnë më shumë turizmin malor duke ndërtuar pista skish apo resorte.

- Publicitet -

“Për ta mbyllur me një notë të lartë optimizmi kam bindjen se vitin e ardhshëm do ta çojmë në një shkallë tjetër turizmin, kam bindjen që do të shtrijmë kohën e Shqipërisë turistike në 12 muajt brenda kësaj dekade, që siç po bëjmë me bregdetin, ku e vërteta është që historia ka filluar më përpara, do të bëjmë dhe me pjesën malore por për turizmin e konsumatorit të lartë për pistat e skive, për resortet që do t’i japin një impuls më të fortë turizmit dhe ekonomisë vendore në ato zona. Sepse nëse bukuria e Shqipërisë është kaq e larmishme, atëherë dhe turizmi duhet të jetë njësoj dhe i larmishëm dhe cdo pjesë larmie të natyrës duhet t’i përgjigjet një pjesë larmie e ofertës turistike të vendit tonë.”, përfundoi Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?