Shqipëria po i hap zyrtarisht dritën jeshile fondeve të mëdha të investimeve evropiane, ndërkohë që prej kohësh së paku dy prej tyre kanë shprehur interes për të qenë prezentë në vend. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dokumentin që rregullon mënyrën si ata do regjistrohen dhe si do operojnë në Shqipëri.
Më specifikisht, Projektrregullorja ka qëllim përcaktimin e procedurës, rregullave dhe dokumentacionit për njohjen e administruesit të fondeve të investimeve alternative të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe miratimin e regjistrimit të këtyre fondeve që do t’u marketohen dhe shiten investitorëve profesionist dhe të kualifikuar në Republikën e Shqipërisë.
Rregullorja përcakton kritere strikte sa i përket transparencës së këtyre fondeve dhe mënyrës si operojnë. Prospekti që do i vihet në dispozicion investitorëve në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbajë një Shtojcë me informacionin lidhur me mënyrën e marketimit dhe shitjes së aksioneve ose kuotave të fondit të investimeve alternative të miratuar në një vend të BE-së në Republikën e Shqipërisë.
Prospekti që u vihet në dispozicion investitorëve, hartohet në gjuhën shqipe dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të agjentit të regjistruar, nëpërmjet të cilit administruesi i njohur mund të marketojë dhe të shesë kuotat e fondit të investimeve alternative.
Autoriteti, gjatë procesit të njohjes së administruesit të fondeve të investimeve do shqyrtojë informacionin e nevojshëm lidhur me to, si dhe nëse ekzistencën e një marrëveshjeje me objekt bashkëpunimin e duhur mbikëqyrës midis autoritetit rregullator të vendit të BE-së të administruesit të fondeve të investimeve alternative të miratuar në një vend anëtar të BE-së, dhe Autoritetit.
Po ashtu, AMF do marrë në shqyrtim, masat e nevojshme për pagesën në Republikën e Shqipërisë të investitorëve për shlyerjen e aksioneve ose kuotave të fondeve të investimeve alternative dhe vënien në dispozicion të informacionit për investitorët që shoqëria harton dhe përgatit, sipas rregullave të vendit të saj të origjinës të ndërmarra nga Administruesi i fondeve të investimeve alternative të miratuar në një vend anëtar të BE-së.
j.l./ dita
AMAN O GAZETA DITA ME KETO LLOGJE BUDALLI QE PUBLIKONI PAPUSHIM SI PROPAGANDE E QEVERISE INJORANTE TE EDI RAMES QE DI VETEM TE VJEDHE FONDE NGA BE DHE TE KORRUPTOJE FBI!
sepse:
Klishete e propagandes ne kete shkrim nuk mund te anashkalojne realitetin qe pa projekte te sakta te perqendruara ne fusha konkrete te mire-studiuara te rritjes me shifra konkrete te Prodhimit Kombetar GDP BE nuk te leshon asnje KACIDHE per t’u vjedhur nga Rilindja Enveriste e Edi Rames qe mban ne burg kunder ligjit Belerin per te grabitur edhe Himaren si fondet per bujqesine dhe te thote: “Naten e mire o shqyptare” sic po ju uron intelektuali tani.
Per sa lexojme neper gazetat e paguara nga qeveria se si do jete e ardhmja, themi – Lum si ne!
Per sa shikojme anembane sot kete vend te pergjysmuar ne banore nga varferia, themi – Mjere ne!
Në vitin 2013 Shipëria ishte e falimentuar – 78% buxhet dhe rezerva shteti +-1% në këtë derexhe e la PD vendin dhe nuk pranoi dorzim zyrtar të institucioneve se s’kishte ça të dorzonte sot buxheti është mirë nën 60% borxhi andaj edhe vjen interesimi i investitorve të EU
Dmth skemi pas investime europiane sepse qeveria nuk i pranonte?
Ne 2013 Borxhi Publik ishte 62% dhe ishte Erion Brace ne opozite asokohe qe ulerinte se “..me te ardhur ne pushtet do ta bejme me Ligj ate Borxh Publik te mos kaloje 60%…”
Por keta vite te qeverisjes Rama ai Borxh Publik kapi rekordin e 33 viteve me afro 90% (fshehur pas atyre PPP)….por Erion Brace ka memecllekun mos e kujtoje me ate premtimin e tij solemn te 2013…
Le te sqarojme pragmatisht nje gje:
Kur borxhi publik (i brendshem dhe i jashtem) matet me % duhet menjehere te shtohet se % e kujt madhesie ekonomike i perket dhe meqe ne shumicat e rasteve borxhi publik i referohet Prodhimit Brutto Kombetar qe shenohet nga Bota si GDP dhe qe per vitin 2022-2023 ka kaluar masen 90 % sipas statistikave te BB ne internet, atehere duhet te kuptojme se sa eshte rritur borxhi publik ne vlefte absolute ne LEKA (te rinj apo te vjeter) ose ne € apo $ duke patur parasysh rritjen e papare te GDP ne ndertim qe vjen nga pastrimi i parave te pista te krimit dhe droges me kullat e Rilindjes, por edhe me PPP e tjera ne infrastrukture qe ne vetvete nuk ka asgje te keqe, por qe eshte nje rritje ugurzeze ne nje plan afategjate, sepse Krimin dhe Drogen e ndjek Bota Demokratike papushim me levat e sistemit te ndeshkimit dhe Drejtesise dhe nje dite ketij biznesi fitimprures i vjen fundi dhe Rilindjes Edviniste do t’i mbeten kullat prej betoni si permendore e injorances ne drejtimin e shtetit dhe kurgje nga prodhimi i ndershem kombetar qe eshte biznesi i vetem qe u ka sjelle begati popujve te Botes.
prandaj:
MIRE SHQYPNIA E RILINDJES I KA HAPUR DRITEN JESHILE FONDEVE NGA BE (JO INVESTIMEVE NGA BE SIC MENDOJNE ENVERISTET QYLAXHI DRU ME PRE), POR A DO T’JA HAPE DRITEN JESHILE BE SHQYPNISE QE NUK DI TE BEJE ASNJE PROJEKT?
sepse:
BE nuk i leshon fonde ASKUJT pa paraqitur nje projekt serioz me efekt per rritjen e Prodhimit Kombetar.
Intelektual nuk Po flitet per fonde (euro) Po per fonde (funds) te perbashketa investimi. Me pak fjale qytetari shqiptar ne shqiperi kursimet e tij te mos i Investoj vetem ne bono thesari me rendiment te ulet Po po Deshi rendiment me te lart te investoi nepermjet fondit (fund) edhe ne titujt (aksione, obligazione etj) e ndermarjerjeve te huaja (Nokia, British petroleum, Fiat ecc)
Shqiperia duhet te krijoje Ajo Vete fonde me kapital mix shteteror dhe privat,keto fonde DUHET te orientohen NGA mbledhja e kursimeve te qytetareve,si fillim do te ishte mire qe nje pjese e vlogel ne aksione te ketyre fondeve DUHET TU shperndahen gratis ne menyre simbolike cdo familjeje,kjo te behet edhe si pjese e nje fushate publicitare per pjemarrje te gjere,pjesa tjeter te shitet ne treg dhe cdo familje ti garantohet mundesi investimi pa limit,te kete fonde sipas perparsive te zhvillimit te vendit,psh fondi I Energjise,Fondi I Turizmit,Fondi I infrastructures,Fondi imobiliar etje.Sa per ilustrim psh Fondi I Energjise mqs qeveria ka shprehur interes per instalimin e paneleve solare duke financuar projektet e individeve mund ti investoje Ajo Vete ne megaparqe ku cdo individ te investoje aksione/panele qe mund ti kthejne nje dividend Jo panele mbi cati por 2,3 pse Jo 10 15 panele mund te investoje cdo familje,Ose Fondi I Turizmit psh,mqs shqiperia do te hapet me turizmin elitar mund ta beje duke investuar direkt neper hotele te reja me 5 yje ne Vend mqs hotelet egzistuese e Kane kap nje limit sherbimi mund te ndertohen te reja NGA Fondi,ose psh Fondi imobiliar mund te nderoje grataciela/kulla ne lokalitetet te qyteteve te Medha apo te vogla dhe te operoje me shitjet dhe me qerateose te mare ne menaxhim qendra te banuara me shtepi bosh dhe ti menaxhoje,ose Fondi I infrastructures mund te investoje ne projektet te industries se transportit psh hekurudha si Ajo qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven,porte te reja,tunele si ai I palases ,apo aeroporte si ai I vlores. Keto Jane vec pak shembuj, por Ajo qe eshte e rendesishme eshte te rikthejme kohezionin e kesaj shoqerie te shkermoqur dhe te shperbere ne therime me njerez pa perspective ekonomike ,qe iu premtohet vec rritje rroge ,ne politika qe me shume se Sa politika sociable Jane perpjekje per tigenjyer njerezit me nje luge te zbrazet dhe pastaj ato rritjet ua vjedhin me cmimet qe I rrisin kot me kot Brenda nates me bekimin e Shtetit qe gjasme nuk nderhyn ne treg ,ku ne fakt duket sheshit qe cdo gje eshte monopol,ka ardh koha qe shqiptaret te jene pronaret e Shqiperise dhe te bashkohen Jo rreth nje ideje,Jo rreth nje partie ,Jo bashkim politik ,Jo bashkim ideologjik, por Bashkim Ekonomik ,ky vend qe kthen ne para edhe gurin edhe ajrin edhe ujin edhe dheun nuk ka pse te mo’s beje te pasur cdo banor te tijin,vetem alternative ekonomike e perbashket e te gjithe shqiptareve Jo vetem e 3 vetave qe Po kthehen gradualisht ne gjakpiresit e ketij vendi qe duke mbytur konkurencen e Kane kapur vendin prej grykeShqiptaret keshtu behen pronaret te vendit te tyre dhe ka shume mundesi qe njerezit te mo’s e braktusin me vendin