Nga Nazim Rashidi
35 vjet më parë, nuk kam njohur asnjë shqiptar të Maqedonisë — dhe as kam takuar dikë deri më sot, qoftë në kapacitet profesional apo privat, që të dëshironte të ishte pjesë e Jugosllavisë, e aq më pak të hynte “në aleancë me shtetet e tjera sovrane të Jugosllavisë”, që do të nënkuptonte, ndër të tjera, edhe me Serbinë.
Shqiptarët e deshën pavarësinë e Maqedonisë më fort se vetë maqedonasit.
Jugosllavizmin, jo e jo. Por as lidhje e as aleancë me Serbinë — shtetin që shtypte shqiptarët dhe që, bashkë me politikën e tij, ishte përgjegjës për shkatërrime e viktima të shumta në hapësirën e ish-Jugosllavisë, të cilën një pjesë e madhe e maqedonasve edhe sot e idealizojnë dhe e ëndërrojnë.
Pyetja e referendumit për pavarësinë ishte, në thelb, përjashtuese për shqiptarët:
“A jeni për një shtet sovran dhe të pavarur të Maqedonisë, me të drejtën për të hyrë në një aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”
Si ta votonin shqiptarët këtë referendum, kur të gjithë e mbajmë mend se sa i lidhur ishte establishmenti maqedonas i asaj kohe me atë serb?
Të gjithë shpresonim se Maqedonia e pavarur do të ishte më e mirë se Jugosllavia dhe Serbia e asaj kohe. Prandaj dëshirohej më shumë pavarësia!
Por a ishte?
Deri në vitin 2001, mendësia antishqiptare dominoi: në Kushtetutë, në ligje, në majorizimin parlamentar, në privatizime, në përjashtimin e shqiptarëve nga jeta shoqërore dhe publike, por mbi të gjitha në kopjimin e narrativave të diktuara nga Serbia.
Sot, edhe eksponentë të caktuar maqedonas e pranojnë këtë.
2001-shi — i evitueshëm apo i pashmangshëm, varësisht se si e shohin sot — solli një Maqedoni të re: Maqedoninë e Marrëveshjes së Ohrit.
Mund të pranohet gjerësisht se Marrëveshja e Ohrit solli një mundësi të madhe për përfshirjen e shqiptarëve në institucione dhe në jetën publike, si dhe një korrigjim të mënyrës se si ishte ngjizur dhe ndërtuar ky shtet i ri.
(Sa u shfrytëzua ky moment dhe sa më shumë mund të bëhej, debatet i dimë)
Një shans që shteti i ri të reflektonte barazinë, mundësitë e njëjta për të gjithë dhe të sjellë shpresën. Shpresën se, me kalimin e kohës, do të vinte përparimi dhe se vizioni për këtë shtet do të ishte modern, zhvillimor dhe i përbashkët.
Por në çdo shënim të 35-vjetorit të pavarësisë, pikërisht ky vizion mungon.
Jo vetëm kaq. Ka një sens të rikthimit të narrativave të vjetra. Dhe kjo është dëshpëruese. Sepse historia duket se nuk na ka mësuar asgjë.
Politika e sotme përdor sentimentet irracionale të së kaluarës për përfitime politike të ditës.
Dhe këtu, fatkeqësisht, askush nuk del mirë.
Klasa politike thënë më butë është e humbur.
Ajo shqiptare në pushtet sillet sikur nuk e kupton çfarë po ndodh. Ajo në opozitë është zhytur në akuza ndaj pushtetit. Ndërsa ajo maqedonase në pushtet duket e mbyllur në një gjendje “delulu”, kurse opozita pa zë fare!
Dhe të gjitha bashkë, dështojnë plot sukses në mosdhënien e rrugës të qartë se ku duhet të shkojë ky vend.
Pas 35 vjetësh, ajo që do të donim është diçka shumë më e thjeshtë dhe shumë më e madhe: një vizion i ri.
Të dëgjonim për një shtet progresiv, modern dhe funksional.
Një shtet ku njerëzit të mos mendojnë vazhdimisht si të largohen.
Një shtet ku askush të mos ndihet qytetar i dorës së dytë.
Një shtet që u përket të gjithëve njësoj.
Sepse narrativa, sado festa monoetnike të organizohen, sado yje globale të sillen, me ose pa para, se ky shtet është “së pari maqedonas” dhe pastaj u përket të tjerëve, i dëmton më shumë vetë maqedonasit. Kjo sepse krijon një realitet të rremë.
Dhe të jetosh në një rrenë është shumë më shkatërruese sesa në realitet virtual ku fshihet realiteti. E realiteti është se shqiptarët e deshin pavarësinë në mos më shumë, sa maqedinasit, se Maqedonia është e të gjithëve.
Është dinjitoze dhe kjo vlen për krejt, përpjekja, sado e vështirë, për të ndërtuar një shtet të barabartë për të gjithë.
Por ja një lajm për të gjithë iluzorët:
Shqiptarët dhe të tjerët, sado që të ketë përpjekje për t’i fshihur, nuk do të ikin nga ky vend.
Nëse një ditë ndodh që të ikin, do të ikin të gjithë — jo për shkak të përkatësisë etnike, por për shkak të dështimit të shtetit. Ndërkohë këtë se do askush, apo jo?
Maqedoninë sot e kanë ndërtuar dhe shqiptarët. Kështu si është, kontributorë janë të gjithë. Historia është kjo!
Në kontekst personal, 35 vjet më pas, shënimet e përvjetorit të pavarësisë më gjejnë të përjashtuar. Por për dallim nga zemërimi që më shkaktonte pyetja e referendumit, që po aq më përjashtonte, sot jam i qetë.
Është e kotë kjo narrativë!
Shqiptarët e duan këtë vend po aq sa maqedonasit dhe të gjithë të tjerët.
Prandaj, zgjedhja është e thjeshtë: Shteti ose do të ndërtohet bashkë, ose do të dështohet bashkë.
35 vjet pas pavarësisë, koha është të shohim përpara.
Gëzuar 35-vjetorin e pavarësisë!

Aty , aq sa punojne maqedonasit per kunder shqiptareve ,
po aq punojne edhe shqiptaret kunder vetes e njeri tjetrit .
Aty ka shume mjegull vetedija kombetare e shqiptareve ,
aq sa , nje pjese e mire e tyre nuk jane ne gjendje te dallojne
fene nga kombi ! Pushtimi shekullor orman dhe vitet e
sundimit sllav kane lene gjurme te thella ne formimin e
vetedijes se shqiptareve . Me kujtohet nje rast qe shqiptaret
atje kishin dale per te protestuar per te drejtat e tyre dhe
mbanin ne duar pankarta e banderola te shkruara ne
gjuhen arabe ! Kjo tregon me se miri nivelin e ndjenjes
kombetare ! As e kane idene e rilindasve tane te
pavdekshem , qe gati dy shekuj me pare u drejtoheshin
me fjalet :. . . dhe , mos shikoni kisha e xhamija , feja e
shqiptarit eshte SHQIPTARIA . Kesaj i duhet shtuar edhe
perpjekjet e pa nderprera strategjike e teper te sofistikuara
serbo-sllave , sherbimet e tyre sekrete dhe percarjet
mes tyre nga vete elementi shqiptar brenda dhe ai kosovar !
Ky fare shteti artificial,eshte krijuar me tokat tona shqiptare.Shqiptaret pamvaresisht qe jane autokton,ata qe nga 1912 jane vrare ,vendbanimet ua kane djegur,gati nje milione shqiptar jane debuar ,syrgjynosur rrugeve te botes (vecanerisht ne Turqi,milione e miloe) jane denuar jane persekutuar …Nuk ka shqiptar qe shtepia nuk i eshte bastisur,nuk ka shtepi pa u denuar nje person.Qeveria sllavomaqedonase kurr nuk i ka trajtuar shqiptaret si te barabarte,ketu edhe pas 35 vjeteve ,”shteti” nuk u permbahet atyre qe i ka nenshkruar ne Oher ne prani edhe te shume perfaqesuesve boteror.Me veprimet e veta ,me arrogancen e vet,shqiptaret nuk e llogarisin shtetin e tyre kete krijese artificiale,arsye eshte vet trajtimi prej roberuesi qe e zbatojne qarqet e erreta buklgareserbe.Kurrrrren e kurress shqiptaret (pos behxhet behxhetet,sherif trenat)nuk e llogarisin si shtetin e tyre por si Burgu i tyre roberues…
Kjo krijese artificiale,kurr nuk ka qen shteti i tyre.Pamvaresisht qe toka jone e perben kete shtet kukell,kurr nuk eshte trajtuar si banor te barabarte me serbobullgaret- maqedonc?Tek shqiptaret e Ilirides eshte ber gjenocid ,jane vrare jane debuar ,syrgjynosur ,nuk ka shtepi qe nuk e ka nje ose meshume te burgosur.Ky shtet leter ka bere gjenocid ,ka zhdukur fshatra te tera (1912-1981)qe nuk eshte serioz,e verteton edhe marreveshja e Ohrit ku qyqet serbobullgare,edhe ne prani te faktoreve nderkombetar,nuk e realizuan asedhe 1%.Ketu shqiptaret autokton jane diskriminuar ua kane ndaluar pagezimin e femive me emra qe personifikojne ndjenjen kombetare(Flamur,Flamure,Arber Arbereshe…)friken ua kane futur ne palce,por urrejtja e tyre (shqiptareve)ka mbetur si nje veti karakter i forte egzistues..Kurr shqiptaret nuk e llogarisin si shtetin e tyre(pos behxhet behxhete,sherif trenat,ajrush toskeve..)ketu ne jemi ne armiqesi te plote.Ketu urrejtja i ka rrenjet tek torturat,vrasjet fjegiet e fshatrave e tjera,aneksimin e tokave te shqiptareve per sllavoserbetbullgaret ..ku aty kane ndertuar shtepiat e tyre….Kjo krijese eshte nje kancer ,ketu shqiptaret jane armiq te perbetuar,jo per fajin e tyre,por per ate qe ashtu llogariten nga keta pushtues ,armiq te perbetuar..
Z. Struga!
Ndalesa e pagezimeve te femijeve qe personifikojne ndjenjen kombetare ishte e theksuar sidomos gjate vitete te tetedhjeta. Pavaresisht atyre ndalesave, prinderit shqiptare prapeseprape femijet e tyre i pagezonin me emra te bukur shqiptarë. Rrezikoheshin edhe me burgim por nuk kishte force qe i ndalonte. Tani, fatkeqesisht punet kane nderruar per te keq. Femijet me emra Flamur, Aferdite, Dritë Dardan, Ilir etj. etj. me vetedeshire po i nderojne emrat. Pra emrat shqiptarë me deshire po i nderrojne me emra turko-arab. Pra tani nuk ka nevoje shteti maqedon t’i luftoje keta emra sepse emrat shqiptarë po luftohen nga vet shqiptaret. Sipas Agjenncionit te Lajmeve “Zhurnal” konfirmohet se gjate vitit 2014 ishin 3439 qytetare shqiptarë te Shkupit, Tetoves dhe Kumanoves qe i kane nderruar emrat shqip ne ata turko-arab.
Ku ka ma keq!
Vetedija Kombetare me synim shtetformues lindi ne Kosove dhe Maqedonine shqiptare.Feja muslimane nuk sherbeu si qellim ne vetvete,por per te bere dallim te qarte nga Assimilimi sllaveorthodhoks.
Tamam,demo.Feja muslimane bëri që të ruhet identiteti shqiptarë. Ortodoksët shqiptarë në maqedoni shkuan u bëne sllavoortodoks dhe tash kundërshtojnë shqipen si të çmendur.
Me keq ,nuk ka.Armiku i kombit shqiptar mbetet te po te njejtit perimeter pa levizur as nje presje,vetem metodat i kene sofistikuar.Brenda kombit tone,fatkeqesisht ka edhe raste te atilla,armiqet shpenzojne derdhin plote para,shtresa e ulet ,dembelet qe punen uk e duan ,nga ana tjeter aq eshte vetedija,atehere vijn ndryshimet e emrave.Por ka edhe raste akoma me te dhimshme .kur shqiptaret te cilet jetojne vecanerisht ne Greqi ,detyrohen te nderrojne emrat e trungut shqiptar.Kjo eshte tragjike,pamvaresisht qe tragjedite vazhdojne ,partit politike jane shenderruar ne leva te roberuesve(per ne qe jemi nen roberine slvobullgare)ndersa ne Atdheun tone patronazhistet sala ,rama..kryejn mision prej te terbuari.Fakeqesia po na ndjek po na pervjell,si rasti i asaj pjese te kombit qe eshte eroberuar ,po rezistojne por nuk duhet te villet vrere….