Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë këmbëngul në bisedimet, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtëpia e Bardhë këmbëngul në bisedimet, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen
AktualitetBote

Shtëpia e Bardhë këmbëngul në bisedimet, Hamasi paralajmëron mospjesëmarrjen

Published: August 15, 2024
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë Egjipti dhe Katari po shtojnë përpjekjet për të nxitur Izraelin dhe Hamasin të arrijnë një marrëveshje armëpushimi. Raundi i ri i bisedimeve është parashikuar të mbahet sot në Doha.

Banorët e Gazës u dhanë lamtumirën e fundit familjarëve të tyre të vrarë nga sulmet izraelite, që kanë vazhduar që nga sulmi terrorist i 7 tetorit, i kryer nga Hamasi, mes përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve rajonale për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Bisedimet pritet të mbahen të enjten në kryeqytetin e Katarit, Doha. Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, ka dhënë sinjale se nuk do të marrë pjesë në bisedime.

- Publicitet -

“Presim nga ndërmjetësuesit të na njoftojnë se Izraeli e ka pranuar ofertën. Çdo takim i radhës duhet të ketë në qendër mekanizmat zbatues dhe përcaktimin e afateve dhe jo zhvillimin e negociata për aspekte të reja,” thotë zyrtari politik i Hamasit, Osama Hamdan.

Të mërkurën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre këmbënguli se Shtetet e Bashkuara kanë besim se do të ketë bisedime.

“Gjithmonë para bisedimeve ka pozicionim të palëve. E kemi parë këtë gjë më parë, nuk është gjë e re,”tha ajo.

Por për Presidentin Joe Biden paqja mbetet e pakapshme.

“Po bëhet gjithnjë e më vështirë. Duhet të shohim se çfarë do të bëjë Irani dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nëse sulmojnë. Por unë nuk dorëzohem,”deklaroi ai.

Ekzistojnë shqetësime që Irani do të sulmojë Izraelin pas vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Ismail Hanije në tokën iraniane. Izraeli nuk ka marr përgjegjësi për vrasjen, por besohet gjerësisht se ai e kreu sulmin. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre ushtarake në rajon si masë parandaluese ndaj Iranit dhe grupeve të tjera të lidhura me të, siç është organizata Hezbollah. Hezbollahu ka intensifikuar sulmet nga Libani përgjatë kufirit në Izrael. I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein qëndroi në Bejrut të mërkurën.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe asnjëra palë nuk ka më justifikime për vonesa,” deklaroi ai.

Palët fajësojnë njëra tjetrën për ngërçin.

“Hamasi po vazhdon të vendosë kushte të reja dhe po refuzon arritjen e një marrëveshjeje,” tha zëdhënësi i Qeverisë izraelite, David Mencer.

Ndërkohë, analistët thonë se Presidenti Biden duhet t’i bëjë më shumë trysni Izraelit.

“Nëse ai i thotë Netanyahut që mbaron me kaq, se kushdo që vjen pas tij, qoftë Presidentja Harris, apo Presidenti Trump, nuk do t’i bëjnë më lëshime si deri tani. Andaj ka ardhur koha t’i japë fund dhe të fillojë një epokë e re,” thotë analistja nga Universiteti ‘Johns Hopkins’, Laura Blumenfeld.

Kjo epokë e re parasheh integrimin rajonal të Izraelit në këmbim të krijimit të shtetit palestinez.

Por arritja e këtij qëllim duket ende e largët. Armëpushimi në Gazë mbetet hapi i parë, tani për tani i paarritshëm.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?