Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë
Uncategorized

Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Pentagoni tha se në pamjet e publikuara të enjten shihet avioni rus “Su-27” teksa i afrohet dronit amerikan “MQ-9 Reaper”, duke hedhur karburant për të verbuar kamerën e tij.

Zyrtarët amerikanë thanë se ai ose një tjetër avion luftarak rus u arfrua sërish, duke dëmtuar helikën e dronit, një veprim që detyroi Uashingtonin ta rrëzonta dronin në ujërat ndërkombëtare.

“Nuk është e pazakontë që ne të publikojmë pamje të incidenteve dhe veprimeve të rrezikshme dhe joprofesionale. Kemi bërë kështu edhe në të kaluarën. Veçanërisht në këtë rast, duke pasur parasysh sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme, për të demonstruar publikisht se si vepruan rusët, vlerësuam se ishte e rëndësishme të publikonim pamjet”, tha Gjenerali Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

- Publicitet -

Shtetet e Bashkuara thanë se një dron si ky po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, pranë brigjeve të Ukrainës, një pretendim që Moska e kundërshton.

“Ata injoruan tërësisht faktin se pas fillimit të operacionit special ushtarak, ushtria jonë ka shpallur zona të caktuara të Detit të Zi pranë bregut, si zona me qasje të kufizuar për çdo mjet ajror”, tha Sergey Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Moska gjithashtu mohoi akuzat se avioni i saj dëmtoi helikën e dronit. Kremlini tha se do të përpiqet të gjejë mbetjet e tij dhe se do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo provokimi të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë thotë se ka për qëllim uljen e tensioneve.

“Ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë. Prandaj ruajmë linja të drejtpëdrejta komunikimi, për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit. Pra, ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë”, tha Karine Jean-Pieirre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Ngatërresat midis avionëve rusë dhe atyre të NATO-s pranë brigjeve të Ukrainës në Detin e Zi janë diçka e zakonshme, por rrëzimi i dronit amerikan ngriti shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm midis dy superfuqive bërthamore, që kanë mospajtime të thella mbi Ukrainën.

“Fakti që ne po operonim një dron që mbase po siguronte informacione për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës në luftë, a na bën kjo një pjesëmarrës indirekt, apo të drejtpëdrejtë në luftë? Kjo është e paqartë. Mendoj se të dyja palët janë në një zonë gri dhe dhe ne po negociojnë përmes këtyre incidenteve, për të kuptuar kufijtë e asaj që rusët e konsiderojnë të pranueshme dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të shprehur mospajtimin e tyre”, thotë Kelly Grieco nga qendra Stimson.

Ajo shton se forcat ruse kanë reaguar ashpër në disa zona konflikti, duke përfshirë Ukrainën dhe Sirinë.

Megjithatë, Kremlini duket se heziton të sfidojë me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Bdien vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të kërkojë përfshirjen e forcave amerikane në një konflikt të drejtpëdrejtë me Rusinë./VOA

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Colpo grosso on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  3. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  4. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?