Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shtëpia e barit” në Pobrat, Gjykata lë në burg 3 kultivuesit, lirohen dy elektricistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shtëpia e barit” në Pobrat, Gjykata lë në burg 3 kultivuesit, lirohen dy elektricistët
AktualitetKronikeShoqëri

“Shtëpia e barit” në Pobrat, Gjykata lë në burg 3 kultivuesit, lirohen dy elektricistët

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Beratit ka lënë në burg dy vëllezërit nga Fierit që kishin ngritur një shtëpi bari në Dimal. Gjithashtu në burg do qëndrojë dhe pronari I shtëpisë që kishte lejuar kultivimin e kabanisit. Ndërsa dy elektricistët u lanë të lirë.

Gjykata e Beratit ka lënë në burg dy vëllezërit nga Fieri të cilën kishin ngritur një shtëpi bari në fshatin Pobrat të Dimalit.  Po kështu në burg do të qëndrojë dhe pronari i banesës Bejdo Rrapo që kishte lejuar kultivimin e kanabisit kundrejt pagesës. Ndërsa 2 punonjësit e OSHEE-së Eriglen Bejdo dhe Renato Mingo që akuzohen për shpërdorim detyre u lanë të lirë me masën detyrim paraqitje.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku prokurorja Albiona Papajani kërkoi për 3 të arrestuarit masat e sigurisë “arrest me burg” me akuzën “kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe për 2 të tjerët “detyrim paraqitje”.  Pasi ka dëgjuar prokuroren dhe pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Entela Gjoni caktoi “arrest me burg” për Igli Borova, 29-vjec nga Fieri dhe “arrest me burg” me afat 30-ditë për vëllanë e tij, Frederik Borova, 21-vjeç pasi vuan nga disa probleme shëndetësore.

- Publicitet -

“Arrest me burg” caktoi gjykata e Beratit dhe për 21-vjeçarin Bejdo Rrapo, pronarin e banesës së kthyer në shtëpi bari. “Detyrim paraqitje” u caktua për 2 punonjësit e OSHEE-së Eriglen Bejdo,32-vjeç, me detyrë faturist dhe Renato Mingo, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së.

Ata dyshohet se kanë lidhur energjinë elektrike për pajisjet. Shtëpia e barit u zbulua mbrëmjen e 19 Gushtit ku u sekuestruan 80 bimë kanabisi, 315 kubik, 25 llamba 1 aspirator 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike që shërbenin kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura. Njëri prej vëllezërve, Igli Borova, ishte me precedentë, i shpallur në kërkim që në 2021 për kultivim droge tek “Pushimi i shoferit” në Lushnje.

Të pestë personat u arrestuan më datë 20 gusht në operacionin policor “Pobrati”, ku u gjeten dhe asgjësuan 85 bimë kanabisi, 315 fidanë. Shtëpia e barit në fshatin Probat të Dimalit ishte pajisur me  25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe pajisje të tjera elektrike.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?