Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtetet e Bashkuara i dhurojnë shtatë dronë policisë së Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtetet e Bashkuara i dhurojnë shtatë dronë policisë së Kosovës
AktualitetKosovë

Shtetet e Bashkuara i dhurojnë shtatë dronë policisë së Kosovës

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan policisë së Kosovës të mërkurën shtatë dronë, përdorimi i të cilëve synon rritjen e shkallës së sigurisë publike në vend. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha gjatë një ceremonie se shpejtësia me të cilën mund të dërgohen dronët kudo që është e nevojshme, i bënë ato pajisje të dobishme për të shpëtuar jetë.

Dronët iu dhuruan policisë së Kosovës rreth tri javë pas sulmit nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer policie. Tre sulmues u vranë po ashtu gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

“Duke marrë parasysh shkallën e veprimtarive kriminale të grupeve të krimit të organizuar në rajon, këto sisteme të fluturakëve pa pilot do të jenë një burim thelbësor i organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtaritë kriminale në tokë dhe ajër”, tha ambasadori Hovenier.

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se dronët janë përzgjedhur nga ekspertët e policisë së Kosovës në bashkëpunim me ekspertët e qeverisë amerikane. Ai tha se dhurimet e sotme “do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të policisë për të menaxhuar situata në terren si në menaxhimin e ngjarjeve të mëdha sikur protestat, koncertet, manifestimet publike e gjithashtu edhe në monitorimin e kufijve të Kosovës dhe në operacione të tjera të hetimit që policia e Kosovës do t’i kryejë në të ardhmen”.

- Publicitet -

Ambasadori amerikan Hovenier theksoi se donacioni i sotëm pasqyron përkushtimin amerikan për zhvillimin e policisë së Kosovës.

“Si dhe është manifestim shtesë i besimit që ne e kemi në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura në luftë kundër narkotikëve dhe për zbatimin e ligjit”, tha ambasadori amerikan, duke nënvizuar se në pesë vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë për modernizimin dhe përmirësimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?