Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti nuk e “detyroi” dot biznesin, pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shteti nuk e “detyroi” dot biznesin, pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën
EkonomiLajmi i fundit

Shteti nuk e “detyroi” dot biznesin, pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Paga mesatare në ekonomi ka arritur në 71.486 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas INSTAT, duke shënuar një rekord historik. Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar paga është rritur me 16%. Ndërsa në raport me tremujorin e mëparshëm rritja e pagave është vetëm 0.8%.

Rritja me bazë tremujore është shumë më e ulët sesa në tremujorin e dytë, kur pagat u zgjeruan ndjeshëm me 9.5% në raport me janar-mars 2023, e ndikuar nga pagat e sektorit shtetëror. Qeveria nisi një reformë pagash në sektorin shtetëror, me synimin për ti barazuar ato me rajonin, teksa qëllimi tjetër ishte që përmes përmirësimit të niveleve në sektorin shtetëror, të ndikonte indirekt dhe që bizneset të bënin të njëjtin veprim për punonjësit e tyre.

Por, bizneset nuk duket se kanë rënë pre e “presionit”, në një sinjal se është produktiviteti faktori kryesor që ndikon në këtë tendencë, të paktën për sipërmarrjet private.

- Publicitet -

Të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit, kur ekonomia u gjallërua ndjeshëm për shkak të turizmit, pagat e sektorit privat nuk janë rritur fare në raport me tremujorin e mëparshëm, duke mbërrut në 65.9 mijë lekë në muaj. Në të kundërt, pagat në sektorin shtetëror vijuan rritjen, duke arritur në 84.3 mijë lekë, me rritje 2.6% në raport me tremujorin e mëparshëm.

Rritja e shpejtë e pagave në sektorin shtetëror ka bërë që të thellohet ndjeshëm diferenca me privatin, për të arritur në tremujorin e tretë në 18.3 mijë lekë, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga tremujori i tretë 2020, kur raportohen të dhënat. Në këtë mënyrë, paga në sektorin privat është mesatarisht 22% më e ulët se ajo në shtet.

Sektorët

INSTAT raportoi se gjatë tremujorit të tretë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4%.

Gjatë tremujorit të tretë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)” ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?