Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates
KronikeLajmi i fundit

Shtyhet gjyqi në themel për dosjen “Partizani”: Mungon Berisha, kërkesa e avokates

Published: June 30, 2025
Shpërndaje

Që prej orës 10:00 të kësaj të hëne ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si “Dosja Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa mungoi prokurorja tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai, për arsye shëndetësore.

Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Avokatja Gjyzari deklaroi në seancë se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Jamarbër Malltezi. Sipas saj, koha për njoftim ka qenë e pamjaftueshme dhe ata nuk kanë pasur kontakte me klientin gjatë kësaj periudhe.

- Publicitet -

Në seancë ishte i pranishëm Jamarbër Malltezi, si dhe i pandehuri Xhimi Begeja. Ndërkohë munguan të pandehurit e tjerë, Andia Pustina dhe Fatmir Bektashi, të cilët gjithashtu u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Pasi dëgjoi palët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për në datën 21 korrik seancën e parë në themel për “Dosjen Patizani”.

Shkak për shtyrjen e seancës u bënë mungesat e të pandehurve Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi. Sipas gjykatës, Berisha nuk është njoftuar sipas parashikimeve ligjore, ndërsa Bektashi ka paraqitur arsye shëndetësore për mospraninë në seancë.

“U bë vetëm verifikimi i palëve dhe për shkak të mungesës së palëve nuk mund të vijohej vazhdimi i gjykimit. Seanca u shty më datë 21 korrik në orën 10:00”, tha avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • TemO says:
    June 30, 2025 at 9:48 am

    LOJA 35 VJEÇARE E HAJDUTIT,VRASËSIT,SPIUNIT TË SHUMFISHT BOTROR 1967-2025 VAZHDON.!
    AI TALL PRAPANICËN ME MAGJISTRATËT E PLEPAVE 6 MUJOR 1992,të TREDHUR PREJ TIJ EDHE SOT NËN DREJTIMINE E SHEFES SË PERSONELIT NË DREJTËSI ARGITA S.BERISHA(MALLTEZI) ME MBI 70 PRONA NË EUROPË DHE KUR GJYQTARJA I.OLLDASHI E LA NË SHTËPI ABIN NË REHATLLËK ME GITËN.!
    Dhe Abi e kishte shumë larg vjerrin për ta njoftuar për gjyqin në fjalë..TURP.!
    Ndonse për Sb rëndojnë mbi 101 KRIME,SPAK hapi më par dosjen e KL.Partizani që është më e lehta për Sb për tu shfajësuar,Ndërsa dosjen e 21 janarit 2011 edhe pse SPAK ËSHTË DETYRUAR NGA GJ.NDËRKOBËTARE NUK E ZË ME DORË,PASI.”.BABA SALIU KA BIÇAK..” ! Pa folur këtu për shtyrjen prej 17 vitesh të dosjen së Gërdecit me 27 të vrarë(Përfshi edhe Kosta Trebickën),ku FATE MEDIU JA BËN ME SY SPAK-ut nga Amerika për çdo muaj duke bashkëpunuar me LaCivitat Amerikan për të mbrojtur babin Sali.!!
    Dhe 90 % e popullit i mban SYT PËRPJET ME MARRZIT E SB,SPAK,GJKKO..TË OFRUAR NGA AMERIKANËT DHE EUROPIANËT.!
    Me këtë metodë zvarritje gjyqsore vetëm për Kl.Partizani mbi 8 muaj do të thot se Sb do të jetë humë gjat nëpërkëmbet e populli..edhe mbi 35 vite të tjera SHKËRDHATOKRACI..!
    Dhe bota mban sehir me MARRZIT E POLITIQËNVE SHQIPËTAR NGA 1992.

    Reply
  • Toni says:
    June 30, 2025 at 9:49 am

    Ç’dejtësi leshi i thuan kësaj.Klienti duhet të njoftohet më se paku 3 Javë përpara.Gjithë allashqiptarqe i thonë ana jonë.Millo nau e sëmurë?Sali Berisha sorrollatet i lirë shane,akuzon shantazhon kush i delë përpara,kurse Veliaj në burgë dhe nuk guxon të flasë…..maskarallëk….

    Reply
  • Jimi says:
    June 30, 2025 at 10:10 am

    Ju plehera c’drejtesise kurre nuk keni per ti bere gjyqin ketyre xhahileve. Ju thjeshte po beni nje farse, me mendimin se njerezit jane budallen dhe nuk e marrin veshe qe ju jo vetem keni frike por edhe nuk doni ti gykoni e ti denoni keta barbare.

    Reply
  • Kadiu says:
    June 30, 2025 at 10:35 am

    Maskarrallek i drejtesise! Turp tu vije! Edepseze!

    Reply
  • demo says:
    June 30, 2025 at 11:02 am

    Presin nje urdher arresti nga Gjykata Federale USA per financim te paligjshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Na mbytët me emigrantë, taksa e burokraci
  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?