Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë
AktualitetKronike

Shtyhet seanca për Metën, avokati: SPAK pranoi se akuza për lobimin në SHBA ka rënë

Published: June 20, 2025
Shpërndaje

Seanca ndaj kreut të Partisë së Lirisë është shtyrë për më datë 26 qershor, pasi pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e reja të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Duke folur para mediave avokati i zotit Meta, Kujtim Cakrani,  tha se ka rënë akuza për lobimin në SHBA pasi sipas tij ishte vetë prokurori që e tha këtë në seancë.

“Prokuroria paraqiti 5 fashikuj, ku tre prej tyre ishin përkthime për lobimin në SHBA. Prokurori e pranoi se lobimi ka rënë, pasi nga emailet që kanë ardhur vërtetohet që zoti Meta nuk ka kryer pagesën 100 mijë euro, siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro që është paguar dhe më pas është ndërprerë”.

- Publicitet -

“Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, e ka sjellë prokurori. Sot u shty sepse unë kërkova të njihem me aktet e prokurorit dhe disa dëshmi. Prokurori thotë se po verifikon pasuritë e vjehrrës së zotit Meta dhe nuk foli asgjë mbi zotin Meta. Dhe unë i thashë që s’kam lidhje me zonjën Kryemadhi, me nënën e saj, ia thashë këtë prokurorit”.

“Zoti Meta nuk ka përdorur asnjë kartë, kartë ka përdorur ish-bashkëshortja e tij.

U fol për çdo gjë, por vetëm për zotin Meta nuk u fol. Ne kërkuam kohën tonë të shqyrtojmë pretendimet e akuzës dhe kush është arsyeja që ai të qëndrojë në paraburgim”.

“Meta s’ka pasuri, janë zero pasuritë e zotit Meta. Të marrin Elon Musk, t’i gjejnë pasuritë në Mars, e ka zero pasurinë. Zoti Meta s’ka çfarë garancie të japë, ai s’ka, s’i kërkon lirimin për të lënë pasuri sepse e ka zero pasurinë. Ka vetëm 1 të 4-tën e pasurisë së babait. Zoti Meta po mbahet aty për aludime”.

“Nga kërkimet që ka bërë SPAK, ka kërkuar në Shqipëri, në Kanada, Qipro e kudo. Ka bërë letër-porosi dhe zoti Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme. Unë këtu bazohem. Ai po mbahet në paraburgim pa asnjë provë dhe fakt. Ky është thelbi. Sot bëjnë tetë muaj që i bëhet një inkuizicion presidentit të Partisë së Lirisë”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?