Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuhet piktori Vangjel Gjikondi, postimet e ndjera të miqve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shuhet piktori Vangjel Gjikondi, postimet e ndjera të miqve
AktualitetEnciklopediKulture

Shuhet piktori Vangjel Gjikondi, postimet e ndjera të miqve

Published: July 24, 2023
Shpërndaje

Zemra e piktorit qeparotas Vangjel Gjikondi ka pushuar së rrahuri, pas një sulmi kardiak. Miq dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të artistit, në moshën 65-vjeçare.

“I pabesueshëm lajmi për ty miku im Vangjel Gjikondi. Piktori ndryshe ka herë, jo vetëm në telajo dhe art por edhe në koncepte e karakter. Artist mirfilli , njeri idealist e shpirt-pastër , konseguent  e qelibar , paqësor e i pathyeshëm në vështiresitë e jetës. Qofsh përherë i pranishëm me artin tënd miku im i mirë …Gjikondi!”, shkruan skenografi Bashkim Zahaj.

Sa po me dhemb ikja jote, Gjikond, nuk do mundem ta pranoj që nuk do jesh më! Ishe GJIGAND në pikturë ani pse imcak e i brishtë në fizik, i ndjeshëm dhe në shpirt artist i madh.Qofsh i Parajsës Vangjel Gjikondi, ike por shumë ke lënë pas, një perandori me tablo, me emocione qe do transmetojnë se jeta, Vangjelin që njohëm!” shkruan piktori Zaim Elezi.
Agron Bejte shkruan se ndarja fizike nga jeta e Gjikondit shënon një humbje të madhe për të gjithë ata që e njohën. “Të qoftë dheu i lehtë…u largove shpejtë.  Do më mungoj komunikimi që kishim ndërtuar. Lamtumirë !”, shkruan ai. Po ashtu arkitekti dhe artisti Arben Biccoku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut. “Pushofsh ne paqe Vangjel Gjikondi”, shkruan ai.
Vangjel Gjikondi studioi në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1975-1983, dhe që në këtë periudhë punët e tij nisën të spikasin. Vepra të tij janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve( si Pejzazh nga Tirana, 1983). Ka punuar në ish-Kinostudio në mbi dhjetë filma si piktor derisa në fillimvitet ’90 u largua në Greqi. Ka qenë aktiv me portrete, peizazhe, ilustrime etj., dhe ekspozita personale e kolektive edhe përgjatë viteve të fundit, brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut nga lindja në vdekje mbajtur afro 5 vjet më parë në Muzeun Historik Kombëtar. Një punë 10-vjeccare që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës. Gjikondi ishte një nga zërat kritik më aktiv veçmas sa i përket mënyrës së menaxhimit të artit pamor dhe hapësirave të ekspozimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?