Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në 7 faktorë risku.
Rregullorja u prezantua në Komisionin e Ekonomisë nga drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi.
Gjithashtu u tha se drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Po ashtu bëhet me dije se rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025.
“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve.
1-Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.
2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.
3- Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.
4-Eksperienca në drejtimin e mjetit.
5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues
6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.
7- Vjetërsia e mjetit.
Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve. Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do ti ndikojë në çmimin e policës në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do të jetë publike”, tha Kaçi.
j.l./ dita

Qysh të na rrjepin mirë e më mirë
Shpikje do te beni?
Modelet e siguracioneve I keni te gateshme.
Mer te grekut dhe perktheje ne shqip.
Lerini keto shpikje shqiptare ” problematike “.
C’do drejtues mjeti firmos insurance.
Aty ka brenda c’do gje ,edhe kushtet e insurance dhe ligjet.
“Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit”
Ne perendi sa me teper fuqi motorike te kesh aq me shume paguan taksa spe konsiderohet si ndotje me e larte e ambjentit.
Nuk po bëjnë shpikje! Kështu e ka amerika dhe të gjithë shikojnë se mos u rriten siguracionet. Për Shqipërinë është një veprim i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të vënë rregull. Është shumë e vështirë të ngasësh makinën në Shqipëri, veçanërisht në rrotaritë, ku pak po hezitove të futet tjetri si pa të keq. Në amerikë është rregull që kush mbrin i pari, apo është brënda rrotarisë, ai ka prioritet dhe tjetri duhet të presë. Pse zbatohet në Shqipëri ky rregull?! Askërkund, vetëm brutalitet se kush është më “garip”!
Mire NATO po sjell hekura, por problemi eshte se kush do t’i perdore.
Ata azgane qe jane per kete pune I kane bere mutin shqiperise e shkuan ne emigrim.
Mbetet te perdorim une dhe Sulua qe kryetarka e vuri roje ne pulat.
Sa per Kosoven mos I qani hallin.
Keto armatime qe po mbureni, Kosova ka 7 vjet qe I ka mare.Ajo eshte e armatosur gjer ne dhembe.Ka kush e armatos.Djemte e Kosoves jane kapedane dhe nuk iu dridhet qerpiku nga serbi.
Ligji i ri eshte nje vjedhje e shoqerive sigurative ne bashkepunim me qeverine. Pse duhej te miratohej ky plan kur edhe me planin aktual keto shoqeri nxirrnin fitime te niveleve te larta.
Pika dy pra “demi proporcional me kubikazhin” eshte nje idiotesi e pajustifikueshme dhe absolutisht e pavertetuar ne praktike. Pika shtate eshte nje tjeter idiotesi qe nuk duhej te pranohej nga ligjvenesit qe “nje makine e vjeter” ben me shume deme. Kjo pike eshte vene qe mos i shpetoje asnje i varfer rrjepjes se organizuar nga banditet e sigurimeve. Gjykata r larte duhet te mbroje interesat e qytetareve.