Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshon vlerësimi i nxënësve në shkollat artistike dhe sportive 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ndryshon vlerësimi i nxënësve në shkollat artistike dhe sportive 
AktualitetKulture

Ndryshon vlerësimi i nxënësve në shkollat artistike dhe sportive 

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

 

Përcaktohet formula se si do të veprojnë mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që ndjekin shkollat e arsimit parauniversitar me drejtime artistike dhe sportive. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar ndryshimet në udhëzimin për vlerësimin e nxënësve të arsimit parauniversitar me notë, duke përcaktuar edhe rastet se si do të veprohet për vendosjen e notave për lëndët që i përkasin kurrikulës artistike.

Sipas shtesave të bëra në udhëzim, MAS bën me dije se vlerësimi për nxënësit e këtyre shkollave artistike dhe sportive, për të gjitha lëndët e kulturës së përgjithshme do të bëhet njësoj sikundër ndodh me shkollat e tjera normale, ndërsa për lëndët e kurrikulës artistike, vlerësimi do të bëhet në dy periudha.

- Publicitet -

Vlerësimi për lëndët e kurrikulës së përgjithshme

Vlerësimi i nxënësit do të bëhet nëpërmjet vlerësimit periodik dhe atij përfundimtar. Vlerësimi periodik përmban dy nota, që janë nota e vlerësimit të vazhduar, si dhe nota e vlerësimit me test dhe detyrë përmbledhëse.

Vlerësimi final bëhet në përfundim të çdo viti shkollor sipas këtyre treguesve. Kështu, nota përfundimtare vjetore për nxënësit nga klasa e katërt, e deri tek e 12 do të bëhet nga nota vjetore e vlerësimit të vazhduar për të gjitha periudhat mësimore, nota vjetore e testit dhe detyrës përmbledhëse, si dhe nota e vlerësimit të projektit kurrikular.

Vlerësimi për lëndët e kurrikulës artistike:

Për lëndët e kurrikulës artistike, vlerësimit do të bëhet në dy periudha kohore. Sipas konfirmimit të bërë në udhëzimin e MAS, në përiudhën e parë vlerësimi do të bëhet për muajt shtator deri në janar, ndërsa periudha e dytë do të jetë për muajt shkurt deri në qershor.

Vlerësimi përfundimtar për lëndët e kurrikulës artistike do të kryhet në përfundim të vitit shkollor me notë.

Procedura për llogaritjen e notës përfundimtare:

Nota vjetore e vlerësimit të vazhduar teknik përcaktohet bazuar në dy notat e vlerësimit të vazhduar teknik të periudhave, duke e vlerësuar në mënyrë progresive.

Ndërsa nota vjetore e detyrës përmbledhëse përcaktohet bazuar në dy notat e detyrës përmbledhëse të periudhave, ku edhe në këtë rast bëhet duke vlerësuar në mënyrë progresive. Kështu nota përfundimtare do të përcaktohet bazuar në notën vjetore të vlerësimit të vazhduar teknik dhe notën vjetore të detyrës përmbledhëse (saxho).

Praktika profesionale për shkollat e orientuara të drejtimit artistik dhe sportiv do të vlerësohet në përfundim të zhvillimit të saj me një notë përfundimtare.

p.k. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?