Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si do të zhvillohet praktika e detyruar për farmacistët e rinj? Afatet dhe kushtet e pranimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si do të zhvillohet praktika e detyruar për farmacistët e rinj? Afatet dhe kushtet e pranimit
AktualitetShoqëri

Si do të zhvillohet praktika e detyruar për farmacistët e rinj? Afatet dhe kushtet e pranimit

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

 

Ndjekja e praktikës së detyrueshme profesionale 3 mujore është vendimtare në vijimin e procedurave për licencimin e farmacistëve të rinj. Autoritetet e Urdhrit të Farmacistit bëjnë me dije se sezoni i radhës do të zhvillohet gjatë muajve korrik-tetor, teksa kanë detajuar edhe hapat që duhet të ndjekin farmacistët e rinj për t’u regjistruar në praktikën profesionale.

Vetëm kandidatët që do të vlerësohen pozitivisht në përfundim të praktikës profesionale do të mund të vijojnë konkurrimin për lejen e ushtrimit të profesionit në këtë profil nëpërmjet provimit të shtetit që do të zhvillohet në mbyllje të vitit. Në këto kushte, të gjithë kandidatët e diplomuar së fundmi, apo edhe më herët në këtë profil mjekësor si në institucionet publike të arsimit të lartë, ashtu edhe në ato private, duhet të paraqiten për të bërë regjistrimin për vijimin e praktikës sipas afateve të përcaktuara nga Urdhri i Farmacistit.

- Publicitet -

Sipas afateve të përcaktuara “Regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale për sezonin korrik-tetor 2023 do kryhen gjatë periudhës 20-21 korrik. Praktikantët për t’u regjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht, në Zyrën e UFSH-së dosjen e dokumenteve të përcaktuara”. Kandidatët që nuk do të bëjnë dot regjistrimin përkatës në këto data, do të duhet të presin sezonet e radhës për të shlyer këtë detyrim, çka do të thotë se nuk do të mund të vijojnë më tej procedurat për hyrjen në provimin e shteti, rezultatet pozitive të të cilit bëjnë të mundur marrjen e licencës profesionale për të ushtruar këtë profesion.

Konkretisht, në dosjen e regjistrimit duhet të përfshini këto dokumente: “Kërkesë për vijimin e praktikës sipas formatit të përcaktuar, vetëdeklarim, kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale, fotokopje e certifikatës anëtarësimit në Urdhrin e Farmacistëve të drejtuesit të praktikës, fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave, raport mjeko-ligjor, tre fotografi, si dhe mandat pagesën në shumën 10,000 lekë të dredhur në numrin e llogarisë së përcaktuar, si dhe fotokopjen e kartës së identitetit”.

Referuar kushteve të përcaktuara, praktika profesionale mund të kryhet vetëm në farmacitë e rrjetit të hapur ose ato spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 vjet përvojë pune. Ndërkohë që është kusht që një farmacist të mbikëqyre vetëm një praktikant. Orari i kryerjes së praktikës është 8:00-14:00. Sikundër ka ndodhur edhe në sezonet e mëparshme, gjatë zhvillimit të praktikës profesionale 2021, praktikantit do i paguhen sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore nga subjekti pranë të cilit ai kryen praktikën.

Praktikanti duhet të qëndrojë në farmacinë ku kryen praktikën gjatë gjithë periudhës së praktikës, të respektojë orarin e caktuar dhe të pranojë në fund të praktikës vlerësimin e bërë nga drejtuesi i praktikës. Praktika është program i detyrueshëm mësimor. Në përfundim të praktikës, secili kandidat do t’i nënshtrohet testit të aftësimit praktik, ku do të dëshmojnë edhe njohuritë e fituara gjatë praktikës. Vetëm kandidatët që do të kalojnë me sukses provimin e praktikës do mund të hyjnë në sezonin e provimeve të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit. Kandidatët që nuk marrin rezultatet kaluese në testin e aftësimit praktik, duhet ta rijapin atë sërish gjatë sezoneve të vitit të ardhshëm.

“Vlerësimi i praktikës cilësohet pozitiv në rastet kur kandidati siguron nga komisioni 50-100 pikë. Kur vlerësohet me më pak se sa 50 pikë duhet të ripërsërisë provimin, por vetëm vetëm në prillin e vitit të ardhëshëm, kohë në të cilën zhvillohet edhe sezoni i rradhës i testimeve të praktikës”, përcaktohet në rregulloren e provimit. Në garë për licencën profesionale do të përfshihen vetëm farmacistët e rinj që do të kalojnë me sukses testin e praktikës profesionale.

Në rregulloren e zhvillimit të praktikës, përcaktohet se përjashtohen plotësisht, apo pjesërisht nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale, të gjithë kandidatët që provojnë se për një periudhë të caktuar kohore, kanë ushtruar profesionin përkatës, apo kanë kryer praktikën profesionale jashtë vendit, që i ka dhënë mundësi të përvetësojë dije profesionale të mjaftueshme në fushën e farmaceutikës. Për t’u bindur nëse përvoja e kandidatit është e mjaftueshme aq sa për ta përjashtuar nga ndjekja e praktikës, autoritetet drejtuese të këtij urdhri, do të kërkojnë edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga institucioni ku kandidati ka ndjekur këtë formim.

Në rregullore përcaktohet se drejtuesi i praktikës duhet të jetë profesionist me përvojë jo më pak se 3 vjetësh, ndërkohë që duhet të plotësojë edhe këto kushte: T’i sigurojë praktikantit kushtet e nevojshme për realizimin e një praktike efektive, t’i bëjë një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm njohurive të praktikantit dhe të pajisë praktikantin me Formularin e Vlerësimit të Praktikës, të drejtojë praktikën profesionale në përputhje të plotë me standardet, parimet dhe normat e Kodit Deontologjik Farmaceutik, si dhe me legjislacionin farmaceutik në fuqi, t’i kërkojë praktikantit respektimin e orarit dhe ta dokumentojë atë në librezën e praktikës profesionale të anulojë kontratën në rast shkeljeje të detyrimeve të saj nga ana e praktikantit dhe të njoftojë strukturat më të afërta të UFSH-së.

 

Në dosjen e regjistrimit duhet të përfshini:

  • Kërkesë sipas formatit të përcaktuar.
  • Vetëdeklarim sipas formatit të përcaktuar.
  • Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale sipas formatit të përcaktuar.
  • Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës.
  • Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Tre fotografi (3×3.5 cm).
  • Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë së përcaktuar.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmet 7.8 i shkallës Rihter në Filipine, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  2. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  3. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?