Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ta sulmojë Kina, Tajvanin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A do ta sulmojë Kina, Tajvanin?
BoteKryesore

A do ta sulmojë Kina, Tajvanin?

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

Sa të gatshëm janë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze me planet e tyre për të sulmuar Tajvanin?

Javën e kaluar lojërat e luftës rreth ishullit zgjatën “vetëm” tre ditë. Gushtin e kaluar, Xi Jinping kishte urdhëruar shtatë ditë stërvitje nga forcat ajrore, detare dhe raketore të Pekinit, të cilat kishin simuluar sulme nga të gjitha anët e “provincës rebele”.

Arsyeja e dhënë nga Xi Jinping për këto mobilizime ushtarake është e njohur: shfaqja e zemërimit ndaj kontakteve politike midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Publicitet -

Gushtin e kaluar, kryetarja e Dhomës Amerikane Nancy Pelosi zbarkoi në Taipei; Këtë herë ishte presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen, në tranzit në Los Anxhelos, ajo që takoi spikerin e ri të Dhomës, Kevin McCarthy.

Shtatë ditë zjarr në verën e vitit 2022, tre në këtë pranverë përvëluese (e thënë gjeopolitikisht) të 2023-it. Bazuar vetëm në kohëzgjatjen, disa politologë vërejtën se gjatë gjithë kësaj kohe, Xi ishte “më i butë” në revansh.

Edhe francezi Emmanuel Macron mori frymë i lehtësuar, duke qenë se “lojërat e luftës” më 8 prill nisën kur avioni i tij presidencial sapo kishte dalë nga hapësira ajrore kineze, në fund të vizitës gjatë së cilës ai i tha Xi-së se “kriza tajvaneze nuk ka të bëjë me Evropën”.

Duke analizuar aktivitetin e forcave të përfshira, ekspertët e strategjisë ushtarake thonë tani se në realitet, kinezët e kanë përqendruar përgatitjen e tyre në pas-zbarkimin në Tajvan, duke eksperimentuar me metodat për të ndërprerë linjat e furnizimit në ishull dhe lehtësimin që mund të mbërrinte nga amerikanët nga bazat e tyre në Paqësor.

Manovrat e mëdha të vitit 2022, kishin bërë provën gjenerale të zbarkimit në bregun e Tajvanit, me zjarr përgatitor nga artileria detare dhe bateritë e raketave në bregdetin e Fujian, zbarkimi dhe marrja e pikave të plazhit, fushata për pushtim të plotë.

Ato të javës së kaluar, të quajtura “Shpata e Përbashkët”, u fokusuan në fazën pas zbarkimit. Me një goditje të dyfishtë:

  1. simulim “bombardimin e saktë” në objektivat brenda ishullit: bazat ajrore, pistat “rezerva” të vendosura në rrugët e provincave tajvaneze, depot dhe linja furnizimi për mbrojtësit e angazhuar përgjatë brigjeve.
  2. “Rrethimi” i Tajvanit për të parandaluar që kolonat e ngritura nga flota amerikane (ndoshta edhe nga ato japoneze dhe australiane), të sjellin furnizime dhe përforcime.

“Në thelb, këtë herë kinezët kanë praktikuar shterimin e aftësive tona luftarake, duke marrë kontrollin e hapësirës ajrore dhe të rrugëve detare rreth Tajvanit”, i tha Chieh Chung, një analist ushtarak në grupin e ekspertëve, krahut të “Financial Times”, National Policy Foundation në Taipei.

“Manovrat e javës së kaluar nuk ndoqën tre fazat e strategjisë: zjarri përgatitor, bllokada, fushata pushtuese, ato u përqendruan dhe rafinuan për të zgjidhur situatën pas zbarkimit”.

Si përfundim: Pekini në tre ditët e “Shpatës së Përbashkët” ka arritur të gjitha objektivat strategjike të planifikuara.

Sipas inteligjencës tajvaneze, duke reduktuar dislokimin e forcave dhe kohëzgjatjen e këtyre “lojërave të luftës”, Pekini ka kufizuar menjëherë ndikimin në imazhin e tij politik.

Dhe nga pikëpamja tregtare, ai ka shmangur dëmtimin e zinxhirëve të furnizimit në rajonin e Paqësorit: ekonomia kineze gjithashtu duhet të marrë frymë.

Përkthyer nga Financial Times

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Absurditeti i një Gjykate
  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Kush fitoi në Londër?
  2. K R on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. Patriot on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Konfuzion si popull on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. demo on Reformim, jo Revokim i OKB-së!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?