Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po ndikojnë tendencat moshore? Raporti i varësisë së të moshuarve “cënon” pensionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Si po ndikojnë tendencat moshore? Raporti i varësisë së të moshuarve “cënon” pensionet
EkonomiLajmi i fundit

Si po ndikojnë tendencat moshore? Raporti i varësisë së të moshuarve “cënon” pensionet

Published: May 7, 2024
Shpërndaje

Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha vendet dhe padyshim Shqipëria nuk ka mundur të jetë imune ndaj këtyre ndryshimeve. Nisur nga tregues të ndryshëm demografik shpesh herë kemi analizuar tendencat moshore, të cilat duket se vitete fundit jsnë në favor të të moshuarve. Nisuar nga të dhënat e INSTAT, në 1 janar të vitit 2023, në Shqipëri ishin 443,227 të rinj të moshës nën 15 vjeç dhe 454,496 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. “Scan Intel” këtë herë ka anlizuar treguesin e varësisë së të moshuarve në vendin tonë ndër vite, por edhe krahasuar me vendet e Europës.

Por çfarë kuptojmë me raportin e varësisë së të moshuarve? Varësia ndaj të moshuarve matet si raport i personave mbi moshën e punës, pra mbi 65 vjeç, me numrin e personave në moshë për të punuar, nga 15 deri në 64 vjeç, e shprehur si përqindje. Nisur nga të dhënat e “Eurostat” për vendin tonë shohim se varësia ndaj të moshuarve po rritet me një ritëm të shpejtë. Në vitin 2002 norma e varësisë ishte 12.3%, ndërkohë që në vitin 2023 ky tregues regjistrohet në 24.4%. Nëse shohim tendencën e grafikut, shohim se rritja paraqitet konstante vit pas viti, duke na lënë të kuptojmë përparësinë që kanë moshat e vjetra ndaj të rejave.

Por çfarë shkakton në nivel ekonomie raporti i varësisë? Një nga pasojat më të rëndësishme lidhet me pensionimin. Një raport varësie gjithmonë e në rritje sjell vështirësi në fondet e pensionit dhe prishjen e balancës kontribues-përfitues. Nga ana tjetër, do të rrisë presionet për rritjen e moshës së pensionit. Po ashtu, ulja e krahut të punës si pasojë e plakjes së popullsisë do të bëjë që shpenzimet të jenë më të larta dhe të ketë më pak të ardhura.

- Publicitet -

Megjithatë, pavarësisht tendencës në rritje, Shqipëria ruan akoma raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve në Europë. Nisur nga të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” për vitin 2023, mesatarja europiane e varësisë se të moshuarve regjistrohet në 33.4%. Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me një normë të barabartë me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por me raport më të ulët se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Referuar grafikut, Serbia me një raport të varësisë së të moshuarve në 34.9% renditet mes vendeve të para.

Nëse analizën e shtrijmë në një rreth më të ngushtë, pra mes qarqeve të vendit, të dhënat tregojnë se qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Gjirokastrës dhe Lezhës, respektivisht me 28.0 dhe 27.8 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Tiranës dhe Shkodrës, respektivisht me 22.8 dhe 23.4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

SCAN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Reshit Lala says:
    May 7, 2024 at 8:59 am

    Pensionistët kanë punuar gjithë jetën dhe jetojnë si skllevër në moshën e tretë. Kjo është padrejtësia më e madhe shoqërore, që ju jep mesazhin pensipnistëve:” VDISNI, SE NE NUK JU DUAM”! Qeveria ju ngre rrogën punonjësve deri në 30 herë më shumë se pensioni minimal. Qeveria duhet të kuptojë se me rrogën e një mjeku 1600 euro mund të hanë mbi 10 pensipnistë. Por duhet të vdesin 10 pensionistë, që një mjek të bëhet i pasur e të jetojë në lluks. Ose duhet të vdesin 100 pensionistë, që të majmet një debutat apo ministë? Por edhe debutetët apo ministrat duhet të kutojnë se edhe pensionistët kanë qenë debutetë apo ministra, por me një ndryshim: Debutetët dhe minsitrat e djeshëm nuk kanë vjedhur, se nuk mund të vidhnin!

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    May 7, 2024 at 10:39 am

    Filluan argumentet demagogjike. Perqindjet krahesuese te raporit te moshave me fqinjet levizin nga 6 deri 10%. Pse nuk qendron kjo diference edhe me pensionet. Perkundrazi, pensioni mesatar ne Shqiperi eshte 48% me I ulet se ne Serbi, 47% me i ulet se ne Maqedoni, 54% më i ulet se në Mal te Zi, madje dhe Bosnja qe doli e rrenuar nga lufta ka pensionimesatar 40% me te l’arte se ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?