Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po ndikon mbipesha në dëmtimin e veshkave, çfarë duhet të bëni!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si po ndikon mbipesha në dëmtimin e veshkave, çfarë duhet të bëni!
AktualitetShendetesi

Si po ndikon mbipesha në dëmtimin e veshkave, çfarë duhet të bëni!

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

Obeziteti në rritje (mbipesha), është kthyer në një ndër shqetësimet më të mëdha, me të cilat po haset shëndeti publik në mbarë botën. Kjo pasi të qënurit mbipeshë, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një sërë problemeve shëndetësore, duke përfshirë këtu diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, sëmundjet e veshkave dhe shumë ndërlikime të tjera.

Sipas parashikimeve të bëra nga strukturat ndërkombëtare të shëndetit parashikohet se deri në vitin 2025, obeziteti do të prekë 18 për qind të meshkujve dhe 21 për qind të femrave në mbarë botën. Në disa vende, obeziteti është tashmë i pranishëm në më shumë se një të tretën e popullsisë së rritur dhe kontribuon ndjeshëm në shëndetin e përgjithshëm të dobët dhe në kostot e larta mjekësore vjetore. Krahas shumë sëmundjeve, obeziteti gjatë viteve të fundit është bërë një faktor kërcënues edhe për shëndetin e veshkave. Kundrejt kësaj rrezikshmërie në rritje, autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për më shumë kujdes, si dhe marrjen e masave të shpejta për të parandaluar dhe luftuar në kohë ndërlikimet që vijnë si shkak i mbipeshës.

Çfarë duhet të kuptojmë me obezitet?

- Publicitet -

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizon mbipeshën dhe obezitetin si “akumulim jonormal ose i tepruar i yndyrës që mund të dëmtojë shëndetin”. Përkufizimet e obezitetit bazohen më shpesh në Indeksin e Masës Trupore ose BMI (BMI = pesha në kg pjesëtuar me lartësinë në katror në m 2 ). Tek të rriturit, BMI midis 18.5 dhe 25 kg/m 2 konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetit si peshë normale, ndërsa një BMI midis 25 dhe 29.9 kg/ m2 shihet si mbipeshë dhe në një BMI më shumë se 30 kg/ m2 kemi të bëjmë me obezitet.

Si i dëmton veshkat obeziteti?

Sëmundja e veshkave ka më shumë gjasa të zhvillohet te njerëzit obezë, përfshirë ata me diabet dhe hipertension. Për më tepër, si një shkak indirekt, obeziteti rrit rrezikun e faktorëve kryesorë të rrezikut për CKD, diabetin e tipit 2 dhe presionin e lartë të gjakut.

Një shkak i drejtpërdrejtë do të ishte kur veshkat duhet të punojnë më shumë, duke filtruar mbi nivelin normal, të quajtur hiperfiltrim, për të përmbushur kërkesat metabolike të rritjes së indeksit të masës trupore (BMI) tek individët e prekur nga obeziteti. Kjo rritje e funksionit normal të veshkave shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të lartë të zhvillimit të CKD në periudhë afat gjatë.

Njerëzit që janë mbipeshë ose obezë kanë 2 deri në 7 shanse më shumë për të zhvilluar sëmundjen e veshkave të fazën përfundimtare në krahasim me ata me peshë normale. Obeziteti mund të çojë në sëmundje kronike të veshkave, si në mënyrë indirekte duke rritur diabetin e tipit 2, hipertensionin dhe sëmundjet e zemrës, dhe gjithashtu duke shkaktuar dëmtim të drejtpërdrejtë të veshkave, duke rritur ngarkesën e veshkave dhe të mekanizmave të tjerë.

Njerëzit që vuajnë nga pesha shtesë janë gjithashtu në një rrezik më të lartë të dëmtimit akut të veshkave, një gjendje e rëndë që zhvillohet papritur, shpesh zgjat një kohë të shkurtër dhe mund të zhduket plotësisht pasi të jetë trajtuar shkaku themelor, por gjithashtu mund të ketë pasoja të qëndrueshme me probleme gjatë gjithë jetës.

A mund të parandalohet dhe/ose trajtohet obeziteti?

Në shumë raste, obeziteti është i parandalueshëm, por ai është gjithashtu i trajtueshëm. Zakonisht, problemi mund të zgjidhet me ndryshime në stilin e jetës, por ndonjëherë pacienti mund të kërkojë ndihmë mjekësore për të humbur peshë. Nëse jeni mbipeshë, humbja e 5 për qind të peshës trupore mund të ulë rrezikun për disa sëmundje. Humbja e ngadaltë dhe e qëndrueshme e peshës prej 0,5 deri në një kilogram në javë, dhe jo më shumë se 1.4 kg në javë, është mënyra më e sigurt për të humbur peshë.

Këtu janë disa shembuj të mënyrave për të humbur peshë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme (kur është e mundur):Të paktën 300 min në javë aktivitet fizik, të bëhen ushtrime për forcimin e muskujve të paktën dy herë në javë. Një rol shumë të rëndësishëm luan edhe kujdesi për regjimin ushqimor. Mjekët gjihnjë e më shumë po i mëshojnë idesë për konsumin e ushqimeve sa më të shëndetshme dhe kontrolli i porcionit. Në disa raste, kirurgjia bariatrike (humbje peshe) mund të jetë një opsion

Për të parandaluar mbipeshën dhe obezitetin duhet të ndërmerrni tre hapa të thjeshtë: Kufizoni marrjen e energjisë nga yndyrnat dhe sheqernat totale, shtoni konsumin e frutave dhe perimeve të freskët, si dhe angazhohuni në aktivitet fizik të rregullt (60 minuta në ditë për fëmijët dhe 150 minuta në javë për të rriturit).

Konsumoni një dietë të shëndetshme

Kjo mund të ndihmojë për të mbajtur një peshë ideale trupore, për të ulur presionin e gjakut, për të parandaluar diabetin, sëmundjet e zemrës dhe gjendjet e tjera që lidhen me sëmundjen kronike të veshkave. Pakësoni marrjen e kripës. Marrja e rekomanduar e natriumit është 5-6 gram kripë në ditë. Kjo përfshin kripën që ndodhet në ushqimet tuaja (rreth një lugë çaji). Për të reduktuar marrjen e kripës, përpiquni të kufizoni sasinë e ushqimit të përpunuar dhe atij të restorantit dhe mos shtoni kripë në ushqim. Do të jetë më e lehtë të kontrolloni marrjen e kripës nëse e përgatisni vetë ushqimin me përbërës të freskët.

Edhe të qënurit aktiv, ndihmon për të mbajtur një peshë trupore ideale, për të reduktuar presionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjes kronike të veshkave. Koncepti “Në lëvizje për shëndetin e veshkave” është një marshim kolektiv mbarëbotëror që përfshin publikun, të famshëm dhe profesionistë që lëvizin nëpër një zonë publike duke ecur, vrapuar dhe çiklizëm.

 

Nuk duhet të lini pas dorë kontrollin për veshkat nëse:

  • Keni diabet
  • Vuani nga hipertensioni
  • Kur jeni obez (mbipeshë)
  • Ju ose një nga anëtarët e familjes suaj vuan nga sëmundjet e veshkave.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?