Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si shformohet trupi kur qëndroni 8 orë ulur para kompjuterit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Si shformohet trupi kur qëndroni 8 orë ulur para kompjuterit
EnciklopediLifestyle

Si shformohet trupi kur qëndroni 8 orë ulur para kompjuterit

Published: July 29, 2022
Shpërndaje

Nga të gjitha zakonet e përditshme, njeri në veçanti po shkatërron shëndetin tuaj.

Është ai, që në dukje është i padëmshëm, por që po bëhet një nga armiqtë tuaj më të rrezikshëm që ju “shtyp” në mënyrë të fshehtë për të paktën tetë ore në ditë.

Kalimi i ditës ulur para ekranit të kompjuterit dhe kthimi në shtëpi për të ndenjur sërish në divan është një nga ato skenarë që dihet si përfundojnë: Dhimbje në të gjithë trupin dhe faturë financiare shumë e lartë.

- Publicitet -

Alarm? Jo. Mjafton t’i hidhni një sy të dhënave të OBSH-së, sipas së cilës pasiviteti fizik ka një kosto miliona euro në kujdesin e drejtpërdrejtë shëndetësor.

Pasiviteti është “pasaportë” për sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti, kanceri i gjirit ose zorrës së trashë.

Vazhdoni të mendoni që po e ekzagjerojmë? Le të kalojmë në fazën tjetër të shpjegimit

Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë qëndrimit ulur?

“E para gjë që vëmë re është reduktimi i VO2 max, që është sasia maksimale e oksigjenit që ne jemi në gjendje të marrim dhe përdorim në një minutë. Gjatë qëndrimin ulur VO2 max pakësohet, por për të mos e lejuar këtë hyn në punë zemra, e cila rrit ritmin”, shpjegon Vullnet Manushi, specialist i Përgatitjes Fizike dhe Fitnessit.

“Pra, në një farë mënyre ne detyrojmë zemrën që të punojë më shumë për të ruajtur pompimin e të njëjtës sasie gjaku që arrin në muskul. Rezultati: Rrahjet e zemrës në gjendje pushimi rriten duke rritur edhe gjasat që të vuajmë nga një sëmundjeje kardiake”, vijon ai.

Përsa i përket aspektit muskulor, qëndrimi ulur në karrige për një periudhë të gjatë është shkatërrues.

“Mos kryerja e aktivitetit fizik, jeta sedentare ndikojnë në atë që njihet si humbje e masës muskulore ose atrofizim i muskujve me kalimin e kohës.

Vullnet Manushi, specialist i Përgatitjes Fizike dhe Fitnessit

Reduktimi i masës fillon pas të 30-ave, por merr vrull në moshën 50-vjeçare dhe përshpejtohet edhe më shumë në moshën 70-vjeçare”.

Duke humbur fuqinë, funksionet metabolike të muskujve bien, duke i hapur rrugën qelizave yndyrore. Bëhet akoma më keq nëse përveç kësaj, ne nuk lëvizim. E thënë më troç: Fillojmë të shtojmë peshë dhe bëhemi tokë pjellore për shfaqjen e kolesterolit, diabetit etj.

Nga ana tjetër rritja e peshës, mungesa e stërvitjes bëjnë që skeleti “të shtypet”.

Masa kockore dobësohet dhe rriten shanset për osteoporozë.

Një tjetër problem serioz është enjtja e disqeve të rruazave të kurrizit, gjë që çon në dhimbjet e mesit”, thotë Manushi.

Kështu lista e dëmtimeve nga koka deri tek këmbët si pasojë e qëndrimit të keq në kompjuter është aq e gjatë sa edhe dëshpëruese.

Zgjidhja për këtë katastrofë të vërtetë anatomike: Çohuni, lëvizni!

Sipas Manushit do të mjaftonte 150 minuta në javë. Të ngriheni nga karrigia çdo gjysmë ore dhe të bëni disa ushtrime të thjeshta për ç’tensionimin e muskujve gjatë qëndrimit.

Ushtrimet për qafën dhe krahët

Çliro tensionin e shpatullave me tërheqje të qafës dhe krahëve

Shtriji krahët në pozicione të ndryshme dhe mbaji në atë pozicion për 10-15 sekonda.

Rrotulloni qafën nga e majta në të djathë duke mbajtur shpatullat drejt, përsëriteni nga e djathta në të majtë.

Ushtrimet e duarve

 Tërhiqni kyçet e duarve për një minutë.

Hapni dhe mbyllni duart grusht duke mbajtur grushtin të mbyllur dhe të shtrënguar për 30 sekonda.

Kapni majat e gishtave me gishtin e madh dhe përsëri këtë veprim minimalisht 10 herë.

Ushtrime të këmbëve

Ngjisni shkallët sa herë që mundeni, shmangni ashensorin.

Qëndroni në majat e gishtave për 30 sekonda, përsëriteni disa herë.

Kontraktoni të pasmet për 5-10 minuta dhe përsëriteni këtë veprim 10 herë.

Ngrini këmbët ndërkohë që qëndroni ulur të paktën 5 sekonda.

Streching

Nga qëndrimi në këmbë, palosuni përpara për të kapur majat e gishtave të këmbës për 15-30 sekonda.

Ulur në karrige, drejtoni supet dhe ngrini gjoksin, mbështesni shputat e duarve mbrapa mesit dhe shtyni përpara duke hapur bërrylat.

Shtrini njërin krah horizontal anash në drejtimin e supit edhe me dorën tjetër tërheqim kokën anash, për relaksimin e muskujve të qafës.

Të dy duart i vendosim mbi majën e kokës dhe ushtroni një tërheqje të lehtë derisa të prekni me mjekër kraharorin. Pas 15 sekondash e ngremë lart kokën dhe pa i hequr duart hapni bërrylat me shikimin lart për relaksimin e qafës dhe shpatullës.

Dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?