Nga Fatma Diko
Hapësirat më të mira, më të rehatshme dhe të bukura në fakt, përziejnë stile të ndryshme të arredimit. Për shkak se t’i përmbahesh një stili specifik është i mërzitshëm, jo frymëzues dhe sfidues për t’u nisur, tërheqja e elementeve të dizajnit nga periudha dhe stile të ndryshme ju lejon të dilni jashtë zonës suaj të rehatisë, ndërsa stili juaj evoluon.
Nga minimalizmi modern i kombinuar me tradicionalen, deri tek një ndërthurje e stileve, që përzien pothuajse çdo stil dizajni. Nëse dëshironi të jeni kreativ, shijoni mjedisin tuaj të jetesës. Sa më shumë të eksperimentoni me stile të ndryshme, aq më shumë do të zbuloni se një lloj dekori mund të përzihet me një tjetër.
Ka disa këshilla për përzierjen e stileve të dekorimit, që do t’ju ndihmojnë të përzieni gjërat në shtëpinë tuaj dhe ta bëni atë shkëlqyeshëm! Sot le të flasim për përzierjen e stilit të arredimit dhe për ta bërë atë siç duhet!
KRIJONI NJË BAZË
Një pamje e mirë ka nevojë për një bazë solide për të qëndruar, kështu që kur filloni të dekoroni, filloni nga fundi. Dyshemeja e thjeshtë neutrale do të ndihmojë në lidhjen e gjithçkaje së bashku, duke mbajtur syrin të lëvizë drejt shtëpisë, në elementët e ndryshëm të vendosur në një dhomë.
Zgjidhni një qilim të trashë me ngjyrë të bardhë për t’ju ndihmuar të ndërtoni një urë, kur kërkoni të kombinoni stilet e dizajnit të brendshëm me besim.

SHTONI SHTRESA
Pasi të krijoni bazën, filloni të ndërtoni. Si fillim merrni parasysh qëllimin e dhomës.
Filloni me mobiljet, ku mbizotërojnë formaliteti dhe jo pamja apo stili.
Duke përzier materialet, një gamë koncize ngjyrash dhe jo më shumë se tre stile dizajni për dhomë, ju do të jeni në gjendje të përzieni me lehtësi stilet e dizajnit të brendshëm.

KINI PARASYSH DETAJET
Kur bëhet fjalë për përzierjen e stileve te dizajnit, gjërat e vogla kanë vërtet rëndësi. Merrni parasysh detajet në teksturë, ngjyrë ose model dhe përdorni ato në avantazhin tuaj.
Kombinimet si druri, thurje, kadife, pëlhurë dhe hekur, mund të funksionojnë të gjitha në harmoni. Përdoreni atë në avantazhin tuaj, kur përpiqeni të lidhni dhomën së bashku.

PALETA E NGJYRAVE
Një gamë monokromatike mund të bëjë ndryshimi, kur bëhet fjalë për përzierjen e stileve të ndryshme. Nga super moderne, tek country chic. Përsëri, mbani një rregull dhe krijoni një dhomë me shtresa që është e lidhur së bashku me një gamë ngjyrash me tre nuanca. Megjithëse një ballafaqim i tre nuancave krejtësisht të ndryshme tingëllon intriguese.
Punoni me nuancat pranë njëra-tjetrës për ta mbajtur procesin më të lehtë, por po aq të dobishëm.

KRIJONI BALANCË
Përdorni shkallën 80/20 për një kujtesë të lehtë, se si të përzieni stilin. 80% e dhomës duhet të ndjekë një pamje, ndërsa 20% mund të tërhiqet nga një burim tjetër. Kjo do të sigurojë që estetika të mbetet e ekuilibruar, por interesante.
Balanca është gjithçka.

Kur bëhet fjalë për përzierjen e stileve, ka vetëm një pamje që ka vërtet rëndësi -E JUAJA! Në shtëpinë tuaj gjeni atë që ju flet dhe ndërtojeni atë. Merrni parasysh shkallën, madhësinë dhe detajet dhe jeni në rrugën tuaj drejt një hapësire të kuruar mire.
