Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u kap personi që ishte prej tre dekadash shqiptari më i kërkuar në gjithë botën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si u kap personi që ishte prej tre dekadash shqiptari më i kërkuar në gjithë botën
AktualitetKronike

Si u kap personi që ishte prej tre dekadash shqiptari më i kërkuar në gjithë botën

Published: May 25, 2026
Shpërndaje

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili po përballet me një proces ekstradimi në SHBA si kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika për tre vrasje.

Kjo foto e siguruar ekskluzivisht nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, tregon Sokol Hoxhën, 51 vjeç, pak momente pas ndalimit prej US Marshall, më 5 maj në shtetin e Ohio-s.

Por si mori fund arratia 30 vjeçare e Sokol Hoxhës?

- Publicitet -

Top Channel, nga një burim pranë operacionit të koduar “Globe”, tregoi se dy vite më parë Interpol Tirana u vu në lëvizje pas një informacioni se Sokol Hoxha po vuante një dënim në një burg amerikan për vepra penale të kryera atje.

Në kushtet kur policia shqiptare dhe ajo belge kishin vetëm këtë foto për Sokol Hoxhën dhe jo shenja gishtas identifikimi ishte tejet i vështirë.

Në këtë operacion hynë në lojë britanikët të cilat kishin të dhënat për Sokol Hoxhën pasi ai kishte kërkuar azil në Angli dhe marrë pasaportë britanike siç edhe raportoi “Daily Telegraph” i Londrës.

Kur ka ndodhur identifikimi pozitiv është pritur dita mbarimit të dënimit dhe në momentin kur Sokol Hoxha po linte burgun e Ohios dhe mendonte se kishte fituar lirinë u përballë me një surprizë.

US Marshals i komunikuan arrestimin si person i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika.

Sokol Hoxha prej tre dekadash ishte shqiptari më i kërkuar në të gjithë botën prej Interpol Tiranës pasi në 1997 në Patos ekzekutoi dy vëllezër dhe ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000.

Në të njëjtin vit ai në Belgjikë ekzekutoi një të re shqiptare 19 vjeçare të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion, krim për të cilin drejtësia belge tre vite më vonë e dënoi me burg përjetë.

E ndërsa Shqipëria përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Belgjika, vihen në garë se kush do ta marrë Sokol Hoxhën duket se rrethanat juridike janë në favor të Belgjikës.

Nëse do ti referohemi Kodit të Procedurës Penale dënimi i dhënë me 25 vite burg për Sokol Hoxhën nga gjykata e Fierit në vitin 2000, por i pa ekzekutuar asnjëherë, tashmë është e parashkruar.

Teksa Sokol Hoxha po përballet në një gjykatë amerikane me procesin e ekstradimit ai fillimisht, pritet të akuzohet për hyrje të paligjshme në SHBA përmes një pasaporte të marrë përmes mashtrimit me gjeneralitete të rreme.

Top Channel mëson se hetimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar prej një prokurori në Distriktin Jugor në Ohio-s.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. demo on “65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. rapsodi popullor on VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard
  4. Dashi on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt
  5. 1thundrak on U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?