Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u vranë dy vëllezërit nga Berati në mes të kryeqytetit, për një borxh të dyshuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si u vranë dy vëllezërit nga Berati në mes të kryeqytetit, për një borxh të dyshuar
AktualitetKronike

Si u vranë dy vëllezërit nga Berati në mes të kryeqytetit, për një borxh të dyshuar

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Skuadra Operacionale ka arritur të arrestojë pas 11 vitesh Eduart Kurtin, 48 vjeçarin nga Tirana, të dënuar me burgim të përjetshëm. Ky shtetas është lokalizuar dhe prangosur në zonën e njohur si ish-Fusha e Aviacionit në kryeqytet.

Borxhi që dyshohet se u mori jetën dy vëllezërve

Mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë dy vëllezërit Iglent Haxhialiu, 44 vjeç dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç, që njihej edhe me emrin Nikola u vranë me plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini”. Autor i ngjarjes ishte shtetasi Eduard Kurti, i cili mundi t’i shpëtonte Policisë.

Në atë kohë 37 vjeç, ai është larguar nga vendngjarja duke u ndihmuar nga një person tjetër dhe që nga ai moment, Policia nuk kishte mundur të binte në gjurmët e tij.

- Publicitet -

Dy vëllezërit Haxhialiu ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë, me origjinë nga Berati dhe jetonin në zonën e ish-Bllokut.  Iglenti ishte i martuar dhe në atë kohë dy djemtë e tij ishin njëri 17 dhe tjetri vetëm 1 vjeç. Ndërsa Sokoli, i cili ishte duke drejtuar makinën kur ndodhi vrasja, ishte beqar.

Viktimat kishin në pronësi një biznes bojërash dhe këtë aktivitet e ushtronin kryesisht në rikonstruksionin e pallateve në zonën e ish-Bllokut. Ata merreshin edhe me shitblerje të pasurive të patundshme dhe kishin në pronësi 3 apartamente në katin e gjashtë të një pallati në ish-Bllok, shkruan newsbomb.al.

Të dy vëllezërit biznesmenë nga Berati kishin edhe një hotel luksoz në zonën e Dhërmiut, paratë për ndërtimin e të cilit dyshohet se ia kishin marrë borxh Eduart Kurtit. Disa muaj para vrasjes, Kurti kishte nisur t’ua kujtonte borxhin 200 mijë dollarë dhe interesin prej 5 për qind. Për këtë arsye dyshohet të ketë ndodhur edhe krimi i dyfishtë.

Si u vranë Iglent dhe Sokol Haxhialiu

Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin nisur drejt Beratit mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Gjatë rrugës atyre u ka prerë rrugën Eduart Kurti, i cili ka hipur në makinë bashkë me ta. Makina tip “Mazda”, me targë TR 9205 S, drejtohej nga vëllai i vogël, Sokoli. Ndërsa vëllai i madh, Iglenti, i liroi sediljen e parë Eduart Kurtit, duke kaluar vetë në pjesën e pasme të makinës.

Sipas Policisë, përgjatë gjithë rrugës, nga zona e ish-Bllokut, kur në makinë ka hipur Kurti e deri në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re ku ndodhi ngjarja, vëllezërit kanë debatuar me Kurtin në lidhje me borxhin që i detyroheshin.

Në debat e sipër, i dyshuari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë “Miniblow”, me të cilën fillimisht ka qëlluar një herë në kokë Iglentin, që ndodhej në sediljen e pasme. Më pas ka qëlluar dy herë të tjera, në kokë dhe në qafë, Sokolin që ishte duke drejtuar makinën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale
  • Ish-deputeti i PD thotë se Rama e Berisha u takuan në aeroport dhe pas bisedës Rama anuloi dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Nuk ka me sekret on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Agjenturat komandojnë Shqipërinë on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. Trimi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Pensionisti i rruges se elbasanit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?