Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi
AktualitetKronike

Siguroi automjetin për vrasjen e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari nga Kukësi

Published: January 25, 2025
Shpërndaje

Policia ka arrestuar një 36-vjeçar nga Kukësi, i cili dyshohet se ka siguruar automjetin që u përdor nga vrasësit e Kristian Marku alias Kristian Bardhi, krim i ndodhur më 13 janar 2025 në autostradën Fier-Vlorë.

Në pranga ka rënë i riu Erald Cenaj, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Sipas bluve, është arritur që të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është 36-vjeçari.

- Publicitet -

Gjithashtu informohet se janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve.

Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa fallso
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë
  • Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije
  • Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjerin serb e shpëtoi një shqiptar
  • Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP

Komentet e Fundit

  1. K R on Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa fallso
  2. Vlora 97 on Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa fallso
  3. K R on “Edhe policët qanë…”: Nëna e tre fëmijëve, e dënuar me dy muaj burg për dhunë, u arrestua në Rinas! U lut të merrte në qeli foshnjën 7-muajshe
  4. TR on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë
  5. Detari on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?